Shqipëri-Kosovë: Menaxhimi i kufijve, sfidë për të dyja vendet

Bora Basholli

Në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u vu re mungesa e dy kryeministrave Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Këtë takimi e drejtuan dy zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Erion Braçe. Në fjalën e tij, Braçe theksoi se dy shtetet po punojnë për një treg të përbashkët, ndërsa e quajti sfidë të madhe menaxhimin e kufijve.

Ne po punojmë fort drejt krijimit të zone të përbashkët ekonomike në rajon. Pika doganore e Republikës së Kosovës në portin e Durrësit ka qenë një ambicie e hershme e dy qeverive tona. Menaxhimi i kufijve është një çështje komplekse, gati-gati një sfidë më vete, por nëse bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë punën nëpërmjet strukturave tona, sfida bëhet shumë herë më e menaxhueshme”.

Homologu kosovar, u ka lënë ministrave përgjegjës edhe një muaj kohë për të përfunduar punimet dhe të nisin zbatimin e objektivave të përbashkëta.

“Nga katër marrëveshje që kemi arritur në mbledhjen e dy qeverive në Pejë ka pasur një progres. Qershori duhet të jetë afati i fundit në implementimin dhe fillimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë”, tha Limaj

Pas komunikimit me mediat, Limaj dhe Braçe kanë vijuar diskutimet me grupet e punës me dyer të mbyllura.

Në mbledhjen e Pejës janë nënshkruar 9 marrëveshje, por më kryesoret janë heqja e çmimeve Roaming që nis nga 1 korriku, pika e përbashkët doganore, zonë e përbashkët ekonomike si dhe njohja e ndër-sjelltë e patentave.

MARRËVESHJET

1. Nënshkrimi i marrëveshjeve për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming.

2. Nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë.

3. Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Nga katër marrëveshje që kemi arritur në mbledhjen e dy qeverive në Pejë ka pasur një progres. Qershori duhet të jetë afati i fundit në implementimin dhe fillimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë”, u shpreh Limaj 

Pas komunikimit me mediat, Limaj dhe Braçe kanë vijuar diskutimet me grupet e punës me dyer të mbyllura.

Në mbledhjen e Pejës janë nënshkruar 9 marrëveshje, por më kryesoret janë heqja e çmimeve Roaming që nis nga 1 korriku, pika e përbashkët doganore, zonë e përbashkët ekonomike si dhe njohja e ndër-sjelltë e patentave.

MARRËVESHJET

1. Nënshkrimi i marrëveshjeve për heqjen e çmimeve për shërbimin Roaming.

2. Nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë.

3. Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ramush Haradinaj dhe Edi Rama po sillen me shqiptaret si dikur Karamahmut Pashe Bushatlliu dhe Ali Pashe Tepelena; kurre s’u bene bashke per Lirine, Pavaresine dhe Teresine Tokesore te Shqiperise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *