Shqipëri-Kosovë, mundësi për treg të përbashkët energjetik

redaktor

Marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kosovë janë vendosur në qendër të qeverisë Rama. Pas marrëveshjeve të nënshkruara kohët e fundit mes dy qeverive, fokusi i djeshëm në intensifikimin e këtyre marrëdhënieve ka qenë fusha energjetike si dhe përcaktimi i sektorëve kyc ku mund të forcohet bashkëpunimi. Në forumin për industrinë dhe energjinë, zyrtarët e të dy vendeve mbështetën përpjekjet për krijimin e kushteve për më shumë bashkëpunim në sektorët kyç.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri theksoi në fjalën e tij rëndësinë e harmonizimit të kuadreve ligjore nga të dy shtetet për krijimin e një tregu të madh , çka do ta bënte më tërheqës për investitorët e huaj. “Projekti për një treg të përbashkët energjetik i bën kufijtë mes dy vendeve tona të padukshëm. Praktikisht nuk ekziston më kufiri, ai është vetëm në letër. Nëse ne veprojmë si një shtet sa i takon politikave ekonomike përfitimet do të jenë shumë më të mëdha, duke krijuar edhe siguri të investimet strategjike dhe afatgjata”, tha Gjiknuri. Fushat e bashkëpunimit, sipas tij, janë të shumta, por sektori energjetik mund të kthehet në një promotor i zhvillimit eknomik. Vendet tona, theksoi ministri Gjiknuri, janë të bekuara sa i përket pasurive natyrore, por ajo që vihet re është fakti që shumë industri që lidhen me pasuritë natyrore nuk janë në fazën e tyre të zhvillimit.

Duke harmonizuar potencialet që kemi mes dy vendeve tona, do të krijojmë edhe rrjetet e interkonjeksionit. Ka ardhur momenti, që Shqipëria dhe Kosova të kenë projekte të përbashkëta në gjenerim. Duhet një harmonizim i politikave tona, dhe për këtë po punojmë”, tha ministri i Energjisë. Ndërsa siguroi se qeveria shqiptare po punon për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, ministri Gjiknuri u shpreh se po fokusohemi tek eficenca e shtetit shqiptar sa i takon lehtësirave për investimet. Ai vuri në dukje se ka një interes të shtuar për hidrokarburet në Shqipëri, por theksoi ministri shpesh kontratat hidrokarbure ka rënë në duar të gabuara.

Ministri Gjiknuri u ndal edhe në një tjetër çështje që është që ka të bëjë me projektin e gazsjellësit TAP. Për këtë ai informoi se po punohet për studimin e gazifikimit të Shqipërisë. “Po intensifikojmë marrëdhëniet me Azerbajxhanin. Zhvillimi i infrastrukturës së gazit do të sjellë mundësi të reja në ekonominë shqiptare”, tha Gjiknuri. Nga ana tjetër ministri i Ekonomisë i Kosovës Fadil Ismajli tha se platforma e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike dhe ekonomisë do të sjellë përfitime për të dy vendet dhe rrit mirëqëninen e qytetarëve. “Shqipëria përbën një prioritet për Qeverinë e Kosovës sa i përket bashkëpunimit ekonomik, duke pas parasysh komplementaritetin e resurseve energjetike dhe ekonomike që kanë dy vendet’, tha Ismajli.

Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli i pranishëm në këtë forum u shpreh se “Dy qeveritë si në Kosovë dhe Shqipëri, kanë kuptuar mundësinë e një tregu të përbashkët dhe kontrata që hapi bashkëpunimin, ishte kontrata e bashkëpunimit energjitik mes dy vendeve, firmosur nga dy ministrave dhe uroj bashkëpunim më të gjerë”.

Në FOTO: Ministri i Zhvillimit Ekonomik te Kosoves, Fadil Ismajli, Zv/kryeministri i Kosoves Behgjet Pacolli dhe Ministri i Energjise dhe Tregtise, Damian Gjiknuri, gjate nje forumi ekonomik Shqiperi-Kosove, ne hotel Tirana.

Share This Article
1 Comment
  • NJE GJE, POLITIKANET TANE E BEJNE SHUME MIRE, NA PUNESOJNE SI KLIENTE TE PRODHUESEVE TE HUAJ.

    XHEPISTI AHMETAJ LIDHI NJE KONTRATE 1 MILIARD DOLLAR PER BLERJE ENERGJIE NGA RUMANIA PER DISA VITE.

    PO PERSE MORE BY……, NE PAGUAJME ENDE KREDINE PREJ 200 MILION EUROSH PER NDERTIMIN E TECIT TE VLORES, I CILI ESHTE I NJE CILESIE NGA ME TE LARTAT E KA 5 VITE QE NDRYSHKET, PERSE????!!!!!!!

    NUK E PRODHONTE DOT KY TEC KETE ENERGJI E TE PUNESOHESHIN 2,000 VLONJATE E TE MBANIN FAMILJET ME USHQIM E TE MOS SHKONIN ARGAT TEK GREKU QE I SHTYP ME KEMBE.

    PO TEC-I I FIERIT, CILI VIHET NE PUNE ME 20 MILION EURO INVESTIM E TE DJEGE NAFTEN BRUTO QE PRODHON ALBPETROLI SHTETEROR E TE PUNESOHEN RRETH 3,000 FAMILJE FIERAKE E TE MOS IKIN TE RINJTE NGA SYTE KEMBET, RRUGEVE TE BOTES SI SKLLEVER.

    HAJDUTA HAJDUTA HAJDUTA.

    COHUNI O NJEREZ, SE PO NA SHTYPIN ME KEMBE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *