Shqipëri Kosovë, një biznes plot pengesa

anazapta

Incidentet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës vazhdojnë të pasurohen me detaje të reja. Duke filluar nga java tjetër kamionët që transportojnë produkte “made in Albania” për në Kosovë do të përballen me vendosjen e një tarife doganore  prej 400€ të shpenzimeve të transportit, për secilën maune, ngarkesë. Në këtë mënyrë këto mallra që importohen nga Shqipëria në drejtim të Kosovës goditen me taksa të rritura çka e bën të pamundur të tregtohen dhe shiten më tutje në tregun e Kosoves. Për importuesit kosovarë të mallrave të Shqipërisë, kjo tarifë shtesë prej 200+200€ shpenzim fiks i transportit është totalisht i pashpjeguar dhe i vendosur në mënyrë arbitrare dhe s’ka të bëjë fare me logjikën ekonomike. “Këto tarifa doganore janë imagjinare dhe janë pjellë e kokës jo profesionale dhe logjikës ku shteti,  në kete  rast Dogana e Kosovës nuk  bazohet në fakte dhe dokumente, po ende punon me shabllone, lista dhe tarifa, të cilen logjika e ka filluar nga paslufta në Kosovë, po vazhdon edhe sot e kësaj dite”, thonë ata nëpërmjet një deklarate për median.

Në fakt,  incidentet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë tashmë rutinë  vjetore ndoshta edhe më shpesh mujore. Duket sikur po vërtetohen zërat se Kosova dhe Shqipëria ende nuk mund të krijojnë mes tyre një klimë të favorshme për të zhvilluar një ekonomi me treg  dhe politikë të përbashkët. Jo më shumë se para dy javëve eksportuesit  farmaceutikë nga Kosova patën pengesa për të realizuar eksportet e  mallrave të tyre në drejtim të tregut të Shqipërisë, ku pas disa ditë bllokadë dhe debateve u desh ndërhyrja e politikës së Shqipërisë për të zhbllokuar këtë çështje.

Pa i harruar ende pengesat e tjera të viteve  2012 dhe 2013, ku mallrat shqiptare ishin penguar  për të shitur në tregun e Kosovës, ku Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, në mënyrë subjektive dhe  personale me në krye Ministren e atëhershme Mimoza Kusari, vuri taksë akcize  në import të mallrave shqiptare, ku për 60 ditë rrjesht ishin taksuar dhe pothuajse ishte ndaluar totalisht importi i mallrave shqiptare në drejtim të Kosovës, e të cilat ishin kryesisht mallra  të sektorit të ndërtimit. “Jo rrallë institucionet e Kosovës, në rastin konkret Dogana e Kosovës me menaxhmentin e saj, bëhen argat të interesave personale dhe klanore të njerëzve të caktuar të tubuar rreth disa biznesve. E krejt këtë argatllëk këto institucionte e bëjnë gjoja për të mbrojtur ekonominë e Kosovës, pra sikur i mbrojnë prodhuesit vendor apo ndoshta për të mbledhur taksa shtesë të premtuara pa asnjë bazë ekonomike. Prodhuesit vendorë ankohen, se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur tregun vendor nga mallrat e importit, e nuk duhet kursyer dhe duhet treguar realitetin se këta prodhues me produktet e tyre nuk janë fare luajalë dhe nuk janë të lira për tregun dhe konsumatorin vendor. Është evindente se shumë mallra dhe artikuj të prodhuar në Kosovë janë më të shtrenjtë se mallrat e importura nga BE, ta zemë nga rajoni. Prandaj Dogana e Kosovës nëse vazhdon të bëjë argatin e këtyre interesave të prodhuesve tanë, njëherazi i dëmton konsumatorët dhe po ashtu dëmton edhe konkurrencën e ndershme, që është parimi themelor, i mënyrës së jetës sonë, të bazuar në ekonominë e tregut”, thonë importuesit kosovarë të produkteve shqiptare në deklaratën e tyre. Historia e zhvillimit të tregtisë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është shumë e afërt, ajo fillon që nga viti 2000, por kjo tregti në mes dy vendeve shqiptare filloi të intensifikohet pas ndërtimit të autostradës së Kombit, ku shifrat dhe statistikat ekonomike tregojnë për një rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare dhe janë në trend të mirë për t’u zhvilluar dhe modernizuar në një treg të përbashkët ekonomik real dhe emocional. “Dogana e Kosovës ka hapësirë dhe mundësi për të mbledhur taksa në shumë mallra të luksit, të cilat krijojnë vërtet taksa dhe buxhet. Ne mendojme se me tarifa të shpenzimeve të transportit  prej 400€, dogana nuk i plotëson nevojat buxhetore  të Kosovës  dhe se këto janë shifra të papërfillshme për një buxhet vjetor të një vendi. Ne nuk mendojmë se këto veprime janë shumë punë të Doganës, por mendimi ynë është se këto më tepër i takojnë Administratës Tatimore të Kosovës“, përfundon deklarata e importuesve kosovarë të produkteve nga Shqipëria.

Share This Article
3 Comments
  • serbet i kan degjeneruar, prere, vrare , perdhunuar, sakatuar dhe prap mallrat serbe komandojne ne kolesh,, oh me falni kosove. te keni turp o kalbesira qe flisni per patriotizem dhe e quani veten shqipetar.zhdukuni o serbokosolesha u befsha tere fisin dhe cfar u shkel ne pragun e deres

  • Aty ne Kosove ,akoma dominon dora e zeze e UDB se ,qe komandon tregun dhe ekonomine kosovare.Nji nga njerezit qe kane dore te lire ne Kosove …eshte dhe miku i familjes Berishes
    Fazllic !Pra eshte Sali Berisha me banden e vet ,qe vazhdon e lufton akoma Kosoven ,qe nuk e ka ndimuar kurre dhe nuk e ka dash kurre ,perderisa la edhe linjen e elektrifikimit te Kosoves
    ne varesi te Serbise ,deri kur u desh kontrata e bere nga qeveria e Rames qe te lidhe kete marraveshje me Shqiperine !
    Pra ,vetem nji Sali Berisha ,eshte qe nuk i ka lene dhe nuk po i le shqiptaret te rrojne te pakten normalisht
    -uroj vdekjen e ketij njeriu dhe ketij klani antishqiptare !-

  • Dora serbe me mish shqiptari vazhdon te diktoje ne Kosove. Shqiptari e kosovari fatkeqesisht shitet shpejt per interesa vetjake, per perfitimet e veta te ngushta, duke shitur interesat e kombit.

    Mallrat serbe kane pushtuar Shqiperine dhe Carefour eshte treguesi me i mire i kesaj situate ku malli serb dominon. Rruga e kombit i ka favorizuar shume te mbysin tregun shqiptar, ashtu si edhe ate kosovar. Ndersa ne zihemi me njeri-tjetrin. Nuk eshte as hera e pare as e fundit qe zihemi ne dhe perfiton serbi dhe greku. Ne nisemi ngushtesiht nga ato qe kalojne tek xhepat tone; ata (serbe e greke) punojne me plane afatgjata dhe dine te na fusin ne sherre.

    Politika kosovare e shqiptare akoma nuk e kane gjetur gjuhen e bashkepunimit dhe ky eshte turp per ne si shqiptare. Me ne qeshin serbet e greket se sa lehte na sundojne ekonomikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *