Shqipëri-Kosovë, priten lehtësi në shkëmbimet tregtare

redaktor

Kur bizneset e dy shteteve që flasin të njëjtën gjuhë, Kosovë dhe Shqipëri patën gjatë gjithë këtij muaji ngërcin e mos funksionimit në pikën doganore, qeveria shqiptare dhe as ajo kosovare nuk pati një qëndrim zyrtar, duke i lënë gjërat në “mëshirë” të doganierëve. Vetëm dje mundi të vijë nga qeveria në ikje një marrëveshje – kuadër, për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë. Prej disa kohësh bizneset e të dy vendeve janë përballur me procedura burokratike nga doganat respektive, duke shkaktuar një luftë të ftohtë tregtare mes dy vendeve. Vetëm pak ditë më parë rreth 20 ton mish nga Kosova nuk u lejuar të kalojë kufirin shqiptar në doganën e Morinit në Kukës pasi zyrtarisht rezultoi jashtë çdo standardi higjieno-sanitar. Nga ana tjetër, autoritetet kosovare kanë përdorur një praktikë të re për të bllokuar eksportet shqiptare, duke goditur kryesisht sektorin e materialeve të ndërtimit. Që nga data 1 Gusht automjetet transportuese të mallrave nga Shqipëria duhet të ndryshojnë destinacionin e tyre nga distributorët apo konsumatorët, drejt terminaleve doganore private në qytetet e Ferizajt, Prishtinës dhe Prizrenit. Kjo procedurë e re ka rritur kostot e transportit për firmat shqiptare, si në vlerë monetare, ashtu edhe në kohë, duke mos dorëzuar mallrat në destinacionet finale. Masat e ndërmarra nga qeveria kosovare me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit, kanë sjellë demotivimin e bizneseve shqiptare, pasi në terminalet doganore nuk ka banka për të kryer veprime financiare dhe kostot e qëndrimit të kamionëve arrijnë në 40 euro dita. Dëmi i shkaktuar vetëm në sektorin e materialeve të ndërtimit përllogaritet të kapë një shifër prej 800 mijë euro në muaj.

Share This Article
2 Comments
  • Problemi i marrdhenieve ekonomike Shqiperi – Kosove dhe bashkerendimi i politikave ekonomike te dy vendeve do te diskutohet publikisht nga ekonomiste nga Kosova dhe Shqiperia nga 1 Shtatori ne 31 Tetor 2013 ne eForumin http://www.shtetiweb.org

  • eshte ne nderin tuaj z kosovare se ndryshe demi me i madh eshte per ju mos haroni se deti shte gjysma e ekonomise se njevendi te degjosh debate te tilla midis nje kombi te ndare pa drejtesishtme dysh nuk ben gje tjeter vec ti vesh vulen vetes tradheti kombetare serbi ate do greku ate do ,turku ri si sehirxhi dhe hedh gurin e fshe doren me njeres qe jane turpi kombit qe fyen figurat e shquara te saj keta jane deputete te parlamentit te kosoves keta jane ata qe pengojne trgetine normale per interesa antishqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *