A është Shqipëria një vend demokratik?! Në përpjekje e sipër, e ndërsa në botë zë vendin 81-t.
Analiza e “The Economist Intelligence Unit” nga Britania, e rendit vendin tonë në këtë shkallë, ndërsa analizon 167 vende. Shqipëria ngjitet me 7 vende krahasuar me një vit më parë, megjithatë ende vendi ynë konsiderohet një “regjim hibrid”.
Instituti në fjalë i ndan me 4 kategori; Demokraci e plotë, Demokraci me defekte, Regjime hibrid dhe Autoritarizëm. Sipas raportit, Shqipëria dhe Bullgaria kanë arritur disa progrese të rëndësishme.
“Shqipëria ka bërë disa përparime në vitin 2015 në reformimin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, edhe pse progresi është duke mbetur pas nga grindjet politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës”, thuhet në raportin e “The Economist Intelligence Unit”.
Në një raport, Freedom House, edhe këtë vit, Shqipëria cilësohet si një vend pjesërisht i lirë. Raporti është për vitin e shkuar. Edhe vendet e rajonit janë në këtë kategoria, përjashtuar Serbinë e cila përfshihet tek vendet e lira. Shqipëria ka të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të madhe dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
Ndërsa organizata ndërkombëtare Transparency International, që vëzhgon luftën ndaj korrupsionit, e rendit Shqipërinë në vendin 88-t, ndryshe nga një vit më parë kur ishte e 110-ta. Vendi ynë ka shënuar progres duke marrë 36 pikë. Raporti për “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, në analizon 168 vende të botës. Me gjithë përparimin, Shqipëria dhe Kosova radhiten prapa vendeve të rajonit.
Në situatën më të mirë edhe sivjet është Danimarka e cila ka 91 pikë në një radhitje ku pikët zero shënojnë shkallën më të lartë të korrupsionit e ku radhiten Koreja e Veriut dhe Somalia që kanë nga tetë pikë. /Dita/
Regjim hibrid, JO Anarki hibride, PO. Si ajo qe sot mbreteron ne BE globaliste me Anarki. Prej andej na ka ardhur ky Hibrid anarkik. Se Regjimet, sido qofshin, kane rregulla. Por kjo pseudo-demokravia ( kupto : Anarkia ), nuk ka as rregulla, as ligje te zbatuara. Eshte Xhungel anarkie. Plus dhe Hibride.
Varietetet Hibride ne shume raste japin prodhim te sigurt dhe te mire por ky Regjimti yne nuk me duket hibrid ? Ky me duket si mutacion gjenetik sepse ketij regjimi majtist trupi i zhvillohet majtas ndersa koka i gungezohet dhe deformohet djathtas !? Me sakt,- koka i shkon drejt vicidolit trupi i shkon drejt mavise ? Ky Regjim Allasoj ku koka shkon ne te kundert trupit po krijon situaten ne te cilen kujtohet se vendi nuk zhvillohet nepermjet prodhimit por nepermjet taksimit . Ne kete kuptim me mire do te ishte te quhej apo te cilesohej “Regjim Taksidar ” ose “Regjim Sahitdollapist”. Mund te kete propozime me interesante se ky dhe une jam gati ti bashkohem sejcilit qe eshte me i mire sepse ne te vertete qellimi im ishte vetem kaq dmth tju bej me dije se ketij regjimi koka po i mutesohet apo deformohet koka si shpelle vicidoli ? Per shpellen djathtas rruges kur shkon per ne Morinen e Tropojes e kisha fjalen ? Tung !
Me kete kaste politikanesh 70 vjecare,Shqiperia eshte, bir selman i nenes c’te te qaj me pare.
Gazetare, mesoni shqipen. Thuhet ” tre raporte”. Raport-raporti,emer mashkullor.