Shqipëri-Serbi, historia e dy vendeve që janë të “dënuara” për të bashkëpunuar

redaktor
Beograd, 10. novembra 2014 - Premijeri Srbije i Albanije Aleksandar Vucic i Edi Rama tokom danasnjeg sastanka. Albanski premijer Edi Rama doputovao je u zvanicnu posetu Beogradu, sto je prva poseta albanskog drzavnika nakon 68 godina, kada je u poseti tadasnjoj Jugoslaviji bio Enver Hodza. FOTO TANJUG / SRDJAN ILIC / bb

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë apo ish-Jugosllavisë kanë qenë gjithmonë të mbushura me mosbesim dhe armiqësi. Në periudhën pas Pavarësisë së Shqipërisë, marrëdhëniet qenë të tensionuara për shkak të dëshirës së Serbisë për të siguruar një dalje në detin Adriatik, përmes Shëngjinit, ose Durrësit.

Burime të ndryshme historike aludojnë dhe në disa raste konfirmojnë, se Serbia dhe shteti pasardhës, Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, qe financuesi i disa kryengritjeve destabilizuese dhe përpjekjeve për të kontrolluar Shqipërinë  përmes kukullave të tyre.

Përgjatë viteve 1930, Shqipëria u bë strehë e një numri të konsiderueshëm shqiptarësh që u shpërngulën në valë të ndryshme, për shkak të persekutimit nga zonat që sot janë Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, komunistët jugosllavë konsiderohen si një faktor kyç në krijimin dhe fuqizimin e Partisë Komuniste Shqiptare, gjë që solli edhe një periudhë të shkurtër marrëdhëniesh miqësore mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, marrëdhënie që zgjatën deri në vitin 1948.

Gjatë këtyre katër viteve, Shqipëria u konsiderua si një shtet satelit i Jugosllavisë, ndërkohë që Jugosllavia në shkëmbim shpenzoi shuma të mëdha parash dhe krijoi një numër kompanish të përbashkëta, duke e shtyrë Shqipërinë efektivisht drejt rrugës së bashkimit me Jugosllavinë.

Qeveria komuniste shqiptare pati një luftë të brendshme në vitin 1948, e cila përfundoi me ekzekutimin e një pjese të madhe të byrosë politike, e cila u akuzua si pro-jugosllave.

Marrëdhëniet mes dy vendeve mbetën të ngrira pas kësaj për shumë dekada dhe filluan të përmirësohen pas viteve 1970, kur Jugosllavia dha më shumë të drejta për shqiptarët e Kosovës dhe nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për të siguruar tekste shkollore në shqip, për sistemin shkollor mes popullsisë shqiptare në këtë vend.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës u angazhuan në një program shkëmbimi me pedagogët e Universitetit të Prishtinës. Marrëdhëniet u përkeqësuan sërish pas vitit 1978, pas protestave të shqiptarëve në Kosovë. Shqipëria dhe Serbia filluan të rindërtojnë marrëdhëniet politike dhe ekonomike pas rënies së Millosheviçit nga pushteti, në fund të vitit 2000.

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd vitin e kaluar dhe vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, shihen si pjesë e nxitjes diplomatike Europiane për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Por për shkak të historisë së pasur me intriga, çdo lloj marrëdhënieje mes dy vendeve vijon të shihet me dyshim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *