Shqipëri-Serbi takohen sërish më 23 janar

Dita

Kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë do të takohen në janar të 2015-ës në Romë.

“Natyrisht me shumë qartësi i shpreha kryeministrit Rama që kjo gjë varet edhe nga çfarë do të bëjnë vendet e tjera. Mendoj se është shumë e rëndësishme dhe një punë e zgjuar një punë e bashkëndarë, që në këtë moment Shqipëria dhe Serbia po bëjnë. Më 23 janarin e ardhshëm ministrat e jashtëm të Serbisë, Shqipërisë dhe Italisë do të takohen së bashku në Romë, shpresoj të mund ti pres ata së bashku njëherësh dhe kryeministrat për një tjetër takim dypalësh mes kryetarëve të dy qeverive në muajt që do të vijojnë. Marr që tani angazhimin për të theksuar me shumë forcë përballë Parlamentit Europian dhe presidentit të KE që nuk mund të kemi një të ardhme të Evropës nëse nuk do të kemi një zgjerim të saj“, tha kryeministri Matteo Renzi.

Share This Article
1 Comment
  • Un nuk e di motivin e vertet të takimit në Romë.
    por them per dinjitetin dhe prestigjin shqiptar Kryeminstri i Serbise duhet të bëjë njëherë vizitë në Tiranë dhe pastaj le të takohen ku duan ata. Bile edge në Hënë apo prapa Diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *