Shqipëri U-17 humbet ndaj Austrisë

redaktor

Përfaqësuesja U-17 e Shqipërisë përfundimisht mbetet jashtë fazës Elitë Raund të Euro 2015, pasi u mposht 2-0 edhe në takimin e dytë të raundit kualifikues ndaj Austrisë. Djemtë që drejtohet nga Xhemal Mustedanagic, zhvilluan një lojë shumë më të mirë krahasuar me përballjen e parë me Norvegjinë, por në fund u dorëzuan ndaj favoritëve të grupit duke pësuar dy gola në pjesën e dytë. Arnel Jakupovic realizoi një supergol në minutën e 52-të, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Muça.

Kuqezinjtë e vegjël u munduan të reagonin, madje iu afruan barazimit në të 72-tën me Kumanovën, që gaboi shënjestrën me kokë në shtyllën e dytë. Goli i nokautit për 17-vjeçarët e Shqipërisë u realizua në kohën shtesë nga Filip, që i dha trajektoren e duhur topit me kokë thuajse në pikën e bardhë të penalltisë. Me këtë humbje Shqipëria humbet çdo shpresë për t’u kualifikuar me 5 të tretave më të mira, pasi nuk ka marrë asnjë pikë me dy kryesueset. Takimi i fundit me San Marinon, që u mposht 4-0 nga Norvegjia, do të vlejë vetëm për statistikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *