Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për aleatët e Shqipërisë në aktivitetin e mbajtur për nder të 10-vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe gatishmërinë për të mbështetur çdo nismë e projekt që i shërben forcimit të Aleancës.
Kreu i Shtetit theksoi se anëtarësimi në NATO ishte një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë.
Fillimisht Meta ftoi të pranishmit të duartrokisnin forcat ajrore të NATO-s që parakaluan në qiellin shqiptar, duke kujtuar edhe ndërhyrjen në Kosovë.
“Nuk mund ta nis këtë fjalë përshëndetëse pa iu ftuar të gjithëve për një duatrokitje për forcat ajrore të NATO-s, që jo vetëm nderuan këtë paradë sot, por sidomos për atë që bënë në 24 mars 1999”, deklaroi Meta.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vite më parë përbën një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Një mirënjohje të veçantë atyre burrave e grave në uniformë që udhëhoqën këtë arritje. Një falënderim të veçantë sot e kam për presidentin e SHBA-ve George W. Bush që me vizitën e tij në Tiranë frymëzoi përpjekjet për arritjen e këtij qëllimi.
Shqipëria ka marrë angazhimin për modernizimin e reformimin e FA-ve. Si president i Republikës do mbështes çdo nismë, çdo projekt që i shërben forcimit të kohezionit të Aleancës.
Jam i bindur që rritja e buxhetit do mbetet përparësi. Lufta kundër terrorizmit kombëtar, emigracionit të paligjshëm, sulmeve kibernetike kërkojnë më shumë angazhim nga vendet tona”, deklaroi Presidenti Meta.
b.b/dita

Atehere urdhero e dil para SPAK-ut dhe ti kthehet besimi ketij populli se para drejtesise jane re gjithe te barabarte,bajge.
Akoma nuk ka vrare veten ky hajdut