Shqipëria 10 vjet në NATO, Meta vlerëson rolin e të gjitha qeverive

Bora Basholli

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, morën pjesë në festimet dhe paradën ushtarake të Forcave të Armatosura shqiptare me rastin e 10-vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama që e shfrytëzoi këtë aktivitet për t’i bërë “publicitet” qeverisë së tij.

Meta në fjalën e tij, nuk harroi të përmendë me vlerësim kontributin e të gjithë spektrit politik shqiptar dhe të të gjitha qeverive shqiptare për arritjen e këtij projekti madhor.

E paçmuar mbetet mbështetja e jashtëzakonshme e të gjithë popullit shqiptar dhe mbarë spektrit politik e të gjitha qeverive të ndryshme ndaj këtij projekti madhor strategjik që u shërben interesave kombëtare si asnjë projekt tjetër”, nënvizoi ndër të tjera në fjalën e tij Meta.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Like Muti ne menyre te maskuar thote qe ka merita Berisha agjenti i Udb-se.Amerika e terhoqi me force Shqiperine ne Nato.Cte bente Salihu te thoshte jo??Dhe Salihu shpresonte mos ta fusnin ne Nato dhe hodhi Gerdecin ne ere.Po dhe me ate katastrofe nuk i eci sabotimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *