Shqipëria 2015: Rruga drejt BE-së e penguar nga përplasjet politike

Bledar Lumani

Shqipëria po hyn në një vit zgjedhor pasipartitë e mëdha politike arritën një marrëveshje me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian në dhjetor për t’i dhënë fund bojkotit gjashtëmujor të parlamentit nga opozita.

Por ndërsa bojkoti u mbyll, opozita po kërcënon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor.

Partitë kryesore mbeten thellësisht të ndara mbi reformën e ndarjes administrative të vendit, e cila u ndërmorr nga qeveria e qendrës së majtë drejtuar nga Edi Rama në korrik.

Kjo reformë uli numrin e bashkive dhe komunave nga 380 në vetëm 61. Por opozita, e drejtuar ngaPartia Demokratike, e hedh poshtë këtë reformë si jokushtetuese.

Argumentohet se reforma është hartuar në mënyrë të tillë që të favorizojë partinë socialiste të Ramës në zgjedhjet për pushtetin vendor në qershor 2015 dhe kjo është arsyeja se pse opozita kërcënon me bojkot.

Ndërkohë, përgjatë vitit të fundit, qeveria ndërmorri një seri reformash, synimi i të cilave qe forcimi i sundimit të ligjit, një kërkesë kyçe për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në vitin 2015, suksesi i këtyre reformave do të bëhet i qartë, duke forcuar ose dobësuar shanset e Tiranës për të hapur bisedimet për anëtarësim me Brukselin.

Një bojkot tjetër

Presidenti Bujar Nishani vendosi 21 qershorin si dita kur shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje për zyrtarët e rinj vendorë.

Gjithsesi, udhëheqësi i Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka vizatuar hartën territoriale në përputhje me synimet e veta elektorale.

“Ndarja e re territoriale është një ndarje elektorale dhe ne nuk do ta pranojmë kurrë atë,” deklaroi Basha pasi parlamenti e miratoi ndryshimin në korrik.

Partia e sfidoi reformën në Gjykatën Kushtetuese. Gjithsesi, gjykata në dhjetor vendosi kundër saj, me shtatë gjykatës që mbështetën kushtetutshmërinë e reformës dhe dy që votuan për rrëzimin e saj.

Demokratët nuk e kanë bërë ende të qartë se do të pranojnë vendimin e gjykatës apo se do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore ku do të përdoret harta e re administrative.

Pavarësisht kërcënimeve të opozitës, shumë pak analistë besojnë se demokratët do të bojkotojnë zgjedhjet.

Analisti politik Arjan Vasjari tha se është e vështirë të imagjinohet që demokratët të refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje kaq herët pasi i dhanë fund bojkotit të gjatë të parlamentit.

Vasjari vëren se opozita nuk mundet lehtësisht të dënojë një reformë që Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të ligjshme.

“Opozita do të reflektojë pas rikthimit në parlament dhe do të zgjidhë dilemën e vet mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore,” thotë ai.

Përveç zgjidhjes së dilemës nëse duhet të marrë pjesë në zgjedhje, udhëheqësi i partisë Basha do të duhet të vendosë nëse ai vetë dëshiron të garojë sërish si kandidat për bashkinë e Tiranës.

Maxhoranca në pushtet pritet të përballet me probleme gjithashtu, veçanërisht në lidhje me dilemat se cilët kandidatë do të duhet të mbështesë në bashkitë ku ka më shumë gjasa të fitojë, për shkak se disa prej kandidatëve do të duhet t’i përkasin partnerit më të vogël në qeverisje, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Procesi zgjedhor mund të përballet me sfida teknike, vëren Koalicioni i Vëshguesve të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror Zgjedhor, KQZ, institucioni zyrtar i ngarkuar me mbikëqyrjen e proceseve elektorale, ka vetëm gjysmën e anëtarëve të vet.

Gjysma tjetër dha dorëheqjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.  KQZ ka aktualisht vetëm katër komisionerë nga shtatë, të cilët u zgjodhën nga ish maxhoranca e djathtë.

“Zgjedhjet do të zhvillohen por pyetja e madhe është si,” thotë Dritan Taulla, përfaqësues i Koalicionit.

Sipas Taullës, procesi elektoral është gjithashtu në pikëpyetje për shkak të një numri kërkesash për referendume vendore, të cilat sfidojnë reformën administrative.

“Nëse vetëm një nga këto kërkesa konsiderohet si e ligjshme nga gjykatat, reforma administrative mund të dështojë, duke krijuar një situatë të paprecedentë,” tha ai.

Vasjari tha se dialogu politik do të jetë kyç për suksesin e zgjedhjeve vendore. Gjithsesi, ai është pesimist dhe nuk pret që partitë politike të ndryshojnë sjelljen e tyre. “Në Shqipëri ne nuk shkojmë zakonisht në zgjedhje pa tension politik,” tha ai.

“Zgjidhja e problemeve me zgjedhjet e 21 qershorit varet nga dialogu politik, por historia na mëson se në Shqipëri një dialog i tillë nuk është gjithmonë i pranishëm,” thotë Taulla.

Në lojë bisedimet me BE-në

Pasi Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në BE në qershor 2014, qeveria e qendrës së majtë njoftoi synimin e saj për të hapur bisedimet për anëtarësim me Brukselin më 2015.

Gjithsesi, para se të bie dakord për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, zyrtarët e BE-së thonë se duan të shohin një sukses më të qartë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Me këtë në mendje, gjatë gjatë vitit të fundit, qeveria e Shqipërisë ka nisur një seri reformash dhe fushatash që synojnë të fuqizojnë sundimin e ligjit.

Viti 2015 do të jetë një vit kyç në të cilin rezultati i këtyre iniciativave do të gjykohet.

Një nga fushat kryesore të reformave të shënjestruara nga BE-ja është sistemi i drejtësisë, i cili perceptohet universalisht si i korruptuar dhe subjekt i presionit politik.

Gjithsesi, reforma e sistemit të drejtësisë ka nevojë për konsensus me opozitën, e cila ka bojkotuar parlamentin për gati gjysmën e vitit 2014.

Tashmë që fushata zgjedhore po afrhet, gjasat janë të pakta që konsensusi mbi një iniciativë të madhe reforme mund të arrihet në të ardhmen e afërt mes demokratëve të Bashës dhe socialistëve të Ramës.

Rritje më e fortë, por edhe taksa më të larta

Ekonomia pritet të rritet me 3.3 për qind më 2015, duke lënë pas pesë vjet rritjeje shumë të ngadaltë.

Gjithsesi, shqiptarët do të duhet të presin edhe ca për të parë konvertimin e rritjes ekonomike në standarde më të larta jetese.

Qeveria pritet të mbledhë gjysmën e të gjithë rritjes ekonomike në formën e taksave shtesë më 2015, mbi duhanin, naftën dhe tatimin mbi të ardhurat personale.

Çmimet më të ulëta të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të sjellin përfitime të kufizuara për konsumatorët vendës për shkak se qeveria po rrit taksat mbi nënproduktet e naftës duke filluar nga 1 janari.

Dollari amerikan, monedha që përdoret për të blerë naftën, është tashmë 12 për qind më e shtrenjtë kundrejt lekut nga sa qe pak muaj më parë.

Rënia e çmimeve të naftës mund të ndihmojë ekonominë në tërësi, por prodhimi vendës i naftës bruto pritet të vuajë për shkak se kostot e prodhimit këtu janë të larta. Kjo mund të sjellë rënie të eksporteve dhe, për rrjedhojë, edhe të ardhurave të qeverisë nga renta minerare.

Inflacioni pritet të mbetet i ulët më 2015. Zgjedhjet vendore pritet gjithashtu të sjellin një bum afatshkurtër në investimet publike. Kjo mund të jetë ndihmuese për ekonominë dhe të krijojë vende pune për një periudhë të shkurtër edhe pse përfitimet afatgjata janë të pakta.

BIRN

Share This Article
3 Comments
  • Jakeni ne vete o Vasjare e te tjere ,dhe lerini pordhet gazetareske, per te genjyer fshataret e pocaqisur shqiptare, te varfer jo aq nga parate se sa nga mendte e kokes!

    Ja, une ish katundar a pshatar sic I thoshte Sami Frasheri, nuk me ben me hic pershtypje bile as vera e bythes se Salihit kur dhjet cdo sabah ne nevojtoren allafrenga e Lirie vapvypi I mban pishen!

  • KEMI NJE OPOZIT QE LUFTON ME CDO MENYRE QE TE PENGOJ AFRIMIN E VENDIT ME B.E.ne MENDOJ QE POZITA TE JETE NE LARTESIN E DUHUR PER KAPERCIMIN E PENGESAVE TE OPOZITES KJO OPOZIT ESHTE NJE FATKEQSI KOMBETARE

  • jam dakorte me mendimet e komentuesi prashkRUes per sa i per kete O pzites POR dhe nje pjese e mazhorances po punon per tja dhene pushtetin opzites duke bere gabime si kundrejte opzites brenda standarteve duke u perfaqesuar nga njerze te demostrimit te forcea fizike sepse dihej qe para zgjedhjeve se cilia ishte forca llogjike e mbrojtjes se nje ligij dhe reagimi ndaj provokimeve akuza dhe pranimi nga te dy krahet si perfaqesues ne parlament dhedrejtimin epartise dhe pushteteve lokale nga ish spiunat e te kaluares dhe mos zgjedhjet e te rrinjeve me njohuri bashkohore me njohje te plote te specifikave te psikollogjise sone kombetaresi dhe te pa imonizuar nga korrupsoini dhe qe karieren e tyre e kane bazuar ne servilizmim ndaj kupolles se partise tyre si dhe si force percaktues e fitores e LSI ME PERFAQESUESIT ME TE KORUPTUAR NGA TE GJITHA PARTITE E TRJER SIPAS DENONCIMEVE TE BERA NGAPS DH PD KUR JANE NE OPOZITE DHE SHPETIMTARIJA E EVENDIT PAS LIDHJES SE MARVESHJES ME PATRINE FITUESE DUHET TE PERCAKTOHET NE KODIN ZGJEDHORE QE TE PERCAKTOHEN POSTE POLITIKE SIPAS %SE votave TE PARTIVE DHE JO SI PAS INTERESAVE TE PARTIVE TE MEDHA DEPUTET QE NUK I BINDEM VOTIMIT SIPAS VENDIMIT TE GRUPIT PERJASHTOHEN NGA GRUPI POR ATA QE BEHEN SHKAK TE KRIZAVE S KANE ASNJA PASOJ PER MUA TE DY SHKATARET E PS DUHET TI LENE MANDATET E DEPUTETIT ESHTE MIRE QE POPULLU TI PAKSOJE VOTAT E PS PD LSI QE PAS DISA ZGJEDJESH KETO TE ARKIVOHEN NE VENDE TE TURE TE DALIN PARTI TEREJA ME

    FIGURA TE REJA DHE ZGJEDHJET SKAN PSE TE PARA PRIHEN NGA DEKLARAT E AMBASADORE OSE PERFAQESUES TE JASHTEM VENDAS DHE VETEM VENDAS DUHET TE PERCAKTOHET DREJTE DHE PER KSHILLIMEVE PER ZHVILLIMN IEKONOMIT SE DUAM FONDE PER TE HAPUR VENDE PUNE ME JETE GJATESI DHE JO ME CIKELL TE SHKUTER SIC ESHTE NDERTIMI I RRUGEVE QE DHE PO TE VIHEN TAKSA NUK DOTE MBULOJNE SHPENZIMET E MIRE MBAJTJES PER MUA ESHTE EMERGJENTE QE NGA E MAJTA TE KRIJOHET NJE QEVERI E RE JO ME EDIN KRYEMINISTER MIRE PRES DHE MENDIMET E KUNDERTA NGA KOMENTUES TE TJER TE CILE MUND TE KENE DHE ARGUMETE ME T SAKT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *