Korrespodenca “tepër sekrete” e krerëve të ushtrisë për shitjen në mënyrë shtetërore të armëve e municioneve. Porosia e Ramiz Alisë: Kujdes nga terroristët dhe provokatorët
Leonard Veizi
Shteti kishte nevojë për para, armë kishte sa më s’bëhej. Financat nga bilanci i prodhimit të brendshëm bruto dhe i import-eksporteve ishin në nivelet e mbijetesës. Në fillimin e viteve ’90 për shumë sektorë lënda e parë mungonte, ndërsa punëtorët paguheshin me 80 për qind të rrogës nëse nuk prodhonin për këtë shkak. Në këtë kohë nevoja për valutë ishte çështje jetike në ditët e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. Megjithatë ngurrohej, sepse dëshira dhe mundësia për të fituar dollarë binte në kundërshtim me motivin e tregtisë së armëve, apo thënë ndryshe: trafikut…
…Deri në vitin 1990 Shqipëria vetëm se kishte importuar armatim e municion nga Bashkimi Sovjetik, Koreja e Kina, por nuk rezulton të ketë eksportuar. Edhe pse dy uzinat e prodhimit të pushkëve dhe fishekëve, ajo e Gramshit dhe e Poliçanit prej më shumë se 20 vitesh kishin montuar çdo ditë, malli i tyre kishte shkuar për të plotësuar depozitat e njësive të ushtrisë, të cilat në kuotën e përcaktuar kishin jo pak armë e municion. Ato shkonin nga 2-3 mijë ton për çdo batalion, për të kaluar më tej tek rezervat e brigadës, divizionit e të armatës.
Kërkesa për trafik municioni
Kërkesa e bërë në zyrat e tregtisë së Jashtme do të kalonte në atë të Mbrojtjes, por në lojë do të futeshin edhe elementë të tjerë nga ministria e Brendshme, për çdo rast. Sipas dokumenteve, ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Kiço Mustaqi ndoqi me vëmendje procedura ligjore, dhe pasi mori sugjerimet profesionale të dy zv/ministrave të tij si dhe gjithë drejtorëve të ministrisë, kërkoi lejen nga komandanti i përgjithshëm Ramiz Alia për të shitur një kontingjent të vogël municioni, krahasuar me milionat e tonëve që kishte magazinuar ushtria në tunelet e saj. Flitej për të paktën 300 ton municion ose thënë ndryshe për 14 milion fishekë, 12 prej të cilëve ishin të kalibrit të vogël 7.62 mm ndërsa dy milion të tjerë të kalibrit 12.7 mm. Paralelisht u zhvillua një korrespodencë zyrtare brenda ligjeve të atij shteti me ministrin e Tregtisë së Jashtme, të Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Brendshme, duke legalizuar veprimet e tyre me firmë e huaja që kërkonin armë dhe municion nga Shqipëria. Ishin ditët e vështira kur vetë drejtuesit komunistë po mundoheshin të transformonin shtetin, nga socialist të planizuar në atë të ekonomisë së tregut.
Dokumentet “tepër sekret”
Materialet e mëposhtme kanë qenë të klasifikuara si “Tepër Sekret” në arkivin e ministrisë së Mbrojtjes. Në njërën prej tyre me numër protokolli “1993” ministria e Tregtisë së Jashtme, nëpërmjet Besnik Kapos si drejtor i “Tekno-import” vë në dijeni ministrin e Mbrojtjes Popullore, Kiço Mustaqi, se një firmë belge kishte bërë kërkesë për të blerë municion ushtarak prej rezervave të shtetit shqiptar. Në këtë kërkesë flitej për fishekë tip 7.62 x 54, me një sasi prej 12 milion copë dhe çmim blerjeje 80 dollarë për 1000 copë. Por kërkohej gjithashtu dhe fishekë tip 12.7 x 108, në sasinë 2 milion copë me çmimi 800 dollarë për 1000 copë”. Tipi i parë i fishekëve vlen për pushkë dhe automatik ndërsa të dytët për mitraloza kundërajror. Firma belge kishte vënë si kusht që në çdo 4 fishekë, njëri të ishte gjurmëlënës. Në dokumentet “sekret” të ministrisë së Mbrojtjes flitet dhe për të shitur automatikë tip ASH-82 të cilat i kërkonte një firmë tregtare koreano-veriore.
Kushtet e lëvrimit të mallit
Drejtori Besnik Kapo bën gjithashtu me dije për titullarin e ministrisë se sa do të ishte fitimi në dollarë nëse sasia e kërkuar do të shitej: “Nga të dhënat paraprake që kemi marrë nga shokët e Drejtorisë së Bilanc-furnizimit të MMP rezulton që kosto e prodhimit të fishekut 7.62 mm është 64 dollarë për 1000 copë ndërsa çmimi që ofrohet është 80 dollarë për 1000 copë, ndërsa për fishekun 12.7 mm kosto është 700 dollarë për 1000 ndërsa oferta është 800 dollarë për 1000 copë. E parë vetëm nga ana ekonomike për sasinë që kërkohet rezulton një fitim neto mbi kosto rreth 392.000 dollarë pa llogaritur fitimin tjetër të pagesës së elementeve të tjerë të kostos në dollarë”, shkruhet në dokumente. Ndërkohë firma belge kishte kërkuar të dhënat të sakta mbi dimensionet dhe peshën e paketimit për të dy llojet e fishekëve të cilët ajo kërkonte që të ambalazhoheshin në kuti druri për kushtet e transportit me anije. “Lëvrimi do të jetë i menjëhershëm. Vlefta e letër-kredisë që është gati të çelë firma për sasitë e lartpërmendura është 2.560. 000 USD”, shkruhet në dokumentin e firmosur nga drejtori Kapo.
Dijenia për Komandantin e Përgjithshëm
Nëpërmjet një shkrese “Tepër Sekret” me numër protokolli “723” ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi ka vënë në dijeni Ramiz Alinë si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura: “Këto ditë nga Tekno-importi na është paraqitur kërkesa për t’i shitur një firme belge, 12 milion copë fishek pushke e automatiku dhe 2 milion copë fishekë mitralozi kundërajror. Në një rast kemi pasur kërkesë edhe për automatikë ASH-82 nga një firmë tregtare koreano-veriore. Sipas të dhënave për çmimet e blerjes dhe kostos së prodhimit për dy llojet e fishekëve, del se eksporti i tyre është me leverdi, pasi realizohet një e ardhur neto prej rreth 400 mijë dollarë. Ne mendojmë që t’i trajtojmë në eksport artikujt e mësipërm, por pa prishur normat e gatishmërisë luftarake. Theksojmë se sasitë që kërkohen nuk krijojnë shqetësim pasi janë prodhime që realizohen në uzinat tona”. Natyrisht për këtë problem u vu në dijeni edhe kryeministri Adil Çarçani. “Për të vepruar me këta artikuj, mendojmë që bisedimet me firmën dhe kontraktimi të bëhen në Tiranë, duke përcaktuar që malli të dorëzohet në anijen e firmës në Portin e Durrësit”, shtohet në fund të raportit.
Shënimi i komandantit
Ramiz Alia: Shisni armë, por kujdes nga terroristët
Ja si kanë vazhduar më pas korrespodencat e hallkave kryesore të shtetit për të bërë të mundur tregtinë e armëve dhe municioneve dhe futjen në arkën e shtetit të ca dollarëve më shumë: Po në 16 tetor 1990, ndihmësi i kreut të shtetit, Vaskë Çifligu, nënshkruan në emër të Ramiz Alisë, duke kërkuar llogari për firmën që kërkon të blejë armë në Shqipëri, dhe për këtë informacion vendos një afat kohor prej vetëm 24 orësh në dispozicion: “Shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPSH, pasi u njoh me përmbajtjen e shkresës Nr.723 datë 16.10.1990 duke u shfaqur dakord me propozimin tuaj, vuri këtë shënim: “Vetëm duhet pasur kujdes, sepse mund të jenë terroristë ose elementë provokatorë. Nga u lindi ideja të blejnë në Shqipëri? Kush i njeh këta?! Presim përgjigje”. Një ditë më pas më 17 tetor 1990, ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, ia përcjell këtë shqetësim Ministrisë së Tregtisë së Jashtme e cila siglohet në dokumentin me numër protokolli “142” ku kërkohen të dhëna më të plota për firmën blerëse dhe për destinacionin e përdorimit të artikujve që kërkoheshin. “Lutemi t’i sqaroni këto çështje dhe na informoni, pasi duhet të gjykojmë si të veprojmë dhe t’i përgjigjemi shokëve të udhëheqjes në Komitetin Qendror”, shkruan Kiço Mustaqi për kolegun e tij ministër të Tregtisë së Jashtme, Shane Korbeci.
Lehtësirat
Legjislacioni “bosh” për shitjen e armëve
Në dokumentin “sekret” me numër protokolli “142” ekziston lënda ku kërkohet leje për shitjen e armëve dhe municioneve. Kiço Mustaqi si ministër i mbrojtjes i bën me dije Ramiz Alisë si komandantit i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, se në kuadrin e lidhjeve afariste me jashtë, disa firma private belge e koreano-jugore kanë ofruar bashkëpunimin e tyre për të blerë armë e municione të ndryshme. “Në legjislacionin në fuqi nuk ekziston ndonjë akt që të trajtojë problemin e eksport – importit të armëve dhe municioneve. Për këtë kërkojmë leje për të hyrë në kontakte direkt me këto firma për shitjen e një sasie armësh e municionesh. Nga disa të dhëna paraprake rezulton se nga ky aktivitet mund të sigurojmë sasi të konsiderueshme valutë”, shkruhet ne dokumente.

Detaje
1 – Fishekë 7,62 x 54
-sasia: 12.000.000 copë
-çmimi i prodhimit: 64 dollarë/ 1000 copë
-çmimi i shitjes: 80 dollarë/ 1000 copë
2 – Fishekë 12.7 x 108
– sasia: 2.000.000 copë
-çmimi i prodhimit 700 dollarë/1000 copë
-çmimi i shitjes 800 dollarë/1000 copë
3 – Koha e prodhimit jo më shumë se 5 vjet
-Në çdo 4 fishekë luftarak një gjurmëlënës
-Vlefta e letër-kredisë 2.560. 000 USD
-Fitim neto mbi kosto rreth 392.000 USD


e paska filluar ky pushti shperberjen e ushtrise
Bravo Tema,se jeni bere pale me armiqte e Shqiperise per te mbrojtur kriminelet dhe hajdutet e sotem gjoja duke denuar tregetine ligjore te socializmit!
Ku e keni trafikun ketu?
Qofsha i gabuar por ka nje tendence do te thoja me shume se kriminale per te barazuar ‘trafikun” e ramizit ne 1991 qe eshte e paperfilleshme me krimet e pabesueshme te Berishorrit qe me thene te drejte paten dore dhe ” war dogs” matane Adriatikut dhe Atllantikut.
.
Krahesoni shifren qesharake qe jep Leonard Veizi per Ramizin rreth 300 mije dollare me shifren e Devirolit & Xen berishat me 300 Miljon dollare.
.
Me vjem keq per L.V …gazeten Dita dhe ne pergjithesi intelektualet & analistet shqipfoles qe barazojne miligramet e Ramizit me kilotonet e Xen Berishajve..Deviroleve dhe War Dogs-ve.
Kurre nuk do te kete shtet Shqiperia me malokeri nordike.
Ramiz Alija e Sali Berisha jane shkaterruesit e Shqiperise.
Ndicni intervisten e Emin Musliut per shansin qe iu dha Shqiperise nga Germania dhe Kina ne vitin 1985 .
Shpetim !
Je i gabuar ne kohe dhe hapsire Pse?
Malokeria Nordike e juaja nuk eshte e sakte sepse Ramiz Alia e la pushtetin fix ne 2 prill 1991 kur i bene pucin e shtetit me nje ‘Nordik tjeter” qe eshte Serbiberaj..
.
.Per lidhje me Gjermanine ishte amaneti brilant i Enverit qe stacjoni i fundit te ishte R.FGJ si aleat strategjik..por eshte per tu theksuar se ambasadori i pare I RFGJ 1986-1990 na doli nje spiun klasi dhe ne vend te ndihmave serioze i futi fitilin atij vendi me ngjarjen e ambasadave.( i ka deklaruar vete me vone)
.
Por le te kalojme ne temen e Armatimit:
Deri sa Albania-USA-BE nuk denojne kete krim te njerzimit si me poshte nga banda e Berishes..edhe une anti enveristi i dikurshem them me plot gojen;;Na fal Enver.
.
1. Sali Berisha
Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij, vërehet një pauzë para se të përmendë emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet.
2. Liri Berisha
Përpjekjet për ta mbajtur larg familjes së tij këtë histori, i zbulon pa dashje gruaja e tij në intervistat e saj publike. Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori.
Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak, që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.
Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh””. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.
Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.
3. Shkëlzen Berisha
Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptarët nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij, Shkëlzen Berisha, fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në 30 minutat e para, janë gruaja e tij, kunati dhe Shkëlzen Berisha
Pra. siç shihet, që në orët e para të tragjedisë kemi patur një përfshirje direkt të familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që kjo histori i lidh me ta.
4. Fatmir Mediu
Po si është përfshirë djali i kryeministrit në këtë histori? Është e vështirë ta ndash ku mbaron të qenit e tij si pronar real i këtij biznesi dhe ku ka qenë thjesht ndërmjetës. Ata që e njohin nga afër para shpërthimit, dëshmojnë se ai fliste hapur për këtë biznes, biles shpesh i shqetësuar që administrata e babait të tij nuk e ndihmonte sa duhet të bënte dokumentacionin gati.Shoqëria e tij me Fatmir Mediun në ato muaj ka qenë publike. Ata ishin bashkë në zyrë, në Sheraton, në makinë, në restorant. Sipas dëshmive që dalin nga blloku i sekretares së Ministrit, rezulton që Shkëlzen Berisha për një periudhë të shkurtër të ketë qenë aty mbi 50 herë.
Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim në lidhje me përfshirjen tashmë të provuar të zotit Berisha në aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të Shkëlzen Berishës. Të gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës.
Nga marsi 2007 deri në mars 2008 zoti Shkëlzen Berisha de facto ka pasur një zyrë të tijën në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pesë nga shume bisedat që janë bërë mes zotit Shkëlzen Berisha dhe drejtuesve te tjerë të Ministrisë duke përfshirë dhe Ministrin e Mbrojtjes janë incizuar me gadget regjistrues nga dy prej të pandehurve, njeri prej të cilëve ndodhet në gjendje arresti, por këto materiale janë zhdukur dhe nuk i janë dorëzuar prokurorisë.
5. Aldo Bumçi
Lobimi i tij në këtë heshtje shihet qartë edhe tek mënyra se si ka raportuar Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë të tij për komentet e vendimit të qeverisë që do t’i hapte rrugë demontimit. Ky është dhe fakti më komprometues që lidh direkt djalin e Kryeministrit me këtë biznes, ku ministrat janë thjesht ushtarë raportues të tij.
Nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkëlzen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori.
6. Rrahman Selmanllari
Një tjetër dëshmi e fortë që Shkëlzen Berisha ishte pronari real këtij biznesi, ishte Rrahman Selmanllari, një mik i vjetër i tij, i cili e përdorte shpesh si mbulesë e veprimeve të tij si sekser.
I thirrur nga prokuroria, Rrahman Selmanllari pranon se ka miqësi me Shkëlzen Berishën, por mohon të ketë lidhje me Gërdecin.
Dëshmia e tij është e rreme, por ai nuk është marrë i pandehur për këtë. Së pari kemi dëshminë e kunatit të tij që punonte në atë që quhej “Grupi hije” në Gërdec dhe që ishte një grup special që nuk i jepte llogari askujt.
Pra dëshmia e Selmanllarit që nuk ka lidhje me Gërdecin, dhe që nuk njeh askënd që punon aty, hidhet poshtë nga dëshmitë e njerëzve të tij që e pranojnë se janë punësuar aty për shkak të tij. Ekziston një dokument që provon se Rrahman Selmanllari ishte i autorizuar i kompanisë amerikane SAC që po instalonte fabrikën e demontimit.
Njeriu i Shkëlzen Berishës ishte personi kyç që drejtonte gjithë punën në Gërdec dhe ende sot nuk është thirrur nga gjykata për dëshmi të rreme. Po ashtu nuk është thirrur as nga prokuroria, as nga gjykata Shkëlzen Berisha.
Nuk janë thirrur në prokurori as pronaret e firmës Trans Digging Construction, që është firme e cila ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit.
Pronarë të kësaj firme janë Delijorgji, vajza e Fahri Balliut ..ect ect
O gazetari investigativ Leonard Veizi,
Firma belge qe do blente fisheket e Enverit me urdher te Ramizit ishte si firma amerikane e Bashkim Ulajt te Edvinit,
sepse:
Vapori belg sapo te dilte nga porti i Durresit do te arrestohej nga Interpoli dhe CIA per trafik kontrabande armesh dhe armatimesh qe ate kohe jo vetem perbente nje krim nderkombetar, por duke ditur se Shqypnia Enveriste e Ramizit monitorohej si ne lupe nga sherbimet e inteligjences nderkombetare, ky trafik nderkombetar armatimi do te rezonte ne casht qeverine belge qe kishte lejuar kete mareveshje turpi dhe rezili,
por:
C’JANE KETO DOKUMENTA TOP SECRET?
Kur dihet qe trafiku i armeve dhe i armatimit nuk filloi me Ramizin, por ishte Enver Hoxha dora vete qe urdheroi spiunet e tij ne fillim te viteve 80-te pasi kishte vrare dhe hequr qafe Mehmetin per t’u lidhur me sekseret e Jugosllavise Komuniste per te trafikuar arme dhe fisheke ne vendet e Botes se Trete, kryesisht ne Afrike me moton justifikuese te Internacionales Komuniste:
TE NDIHMOJME POPUJT E SHTYPUR PER T’U CLIRUAR NGA ZGJEDHA E IMPERIALIZMIT!
Dhe e gjithe kjo histori ishte nje e “Fshehte Publike” si kontrabanda e cigareve fallco “Rothmans: dhe “Marlboro” qe mbushen plazhin e Durresit dhe e droges me moton:
TA DEMTOJME DHE HELMOJME IMPERIALIZMIN ME CIGARE DHE DROGE!
Pra pas firmave gjasme belge dhe franceze qendronin spiunet e UDB-se qe ishin profesioniste me pervoje ne kete kontrabande te rrezikshem me pasoja te renda per shtetin pergjegjes dhe flitet qe trafiku komunist i armatimit shqyptar vazhdoi deri ne vitet 90-te duke kaluar me kamione permes Kosoves dhe qe andej me JAT-in per ne Afrike.
Stafeten e ketij trafiku e mori Sali Berisha sapo hypi ne pushtet, por ne permasa te vogla fillimisht edhe nga frika ze mos zbulohej, por edhe nga mungesa e eksperiences, sepse sapo kishte hypur ne pushtet. Afera e minahedhsave bullgare qe i bleu Zhulali per Ushtrine shqyptare, por qe perfunduan ne Beograd nuk le dyshim se rruga qe kishte hapur Enveri funkiononte perfekt edhe me Saliun. Llahtari filloi ne 1997 kur u hapen depot dhe u be e qarte se:
ISHTE HAPUR SEZAMI I S-ALI BABAIT ME 40 HAJDUTET
Iku Saliu erdhi Fatos Nano, por sekseret e Jugosllavise nuk donin t’ja dinin se kush ishte BOSI i Shqypnise, sepse kur ke nje mall qe shitet per miliarda dhe kerkohet kudo ne Bote, politika eshte gjeja e fundit qe te vjen ne mendje, prandaj edhe Tos Nano u ul ne tryeze me Sali Berishen dhe hoqen Fatos Klosin qe i sillej neperkembe me kompromate ne duar duke hequr me pare Presidentin Mejdani dhe duke e zevendesuar me dallkaukun e bindur Moisiu. Sa kamiona kane kaluar kufirin shqyptaro-kosovar nga kjo mareveshje ne terrin e nates nje Zot e di, por dihet qe ky trafik i hengri koken Kapobandes Azem Hajdari, por edhe gjeneral Krasniqit qe nuk e dinte se Tirana bashjkpunonte me Beogradin njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit dhe se Lufta e Kosoves ishte vetem nje “Paravan” patriotik per BOSAT enveriste te Shtetit tone.
SA LEKA KANE FITUAR TOSI ME SALIUN?
Nje Zot e di, por Tosi iku ne Vjene per te harxhuar lekat e grumbullura nga pushteti, Saliu e kishte tahmane me te madhe dhe vazhdoi me hajnine ne Rrugen e Kombit dhe ju kthye vesit te vjeter si UJKU qe “qimen e nderron por zakonin se harron” me Gerdecin, prape me armatimin por kete radhe me nje partner te ri, Pentagonin e Bush Junjorit, dallkaukut nga Teksasi qe i dhuroi firmes private Saliu&Son 300 meleone dollaro USD dhurate qe groposi te gjalle 26 njerez te pafajshem dhe femije midis tyre dhe qe askush deri me sot nuk ka mbajtur pergjegjesi:
AS SHBA DHE AS SHTETI SHQYPTAR
Po Edi Rama cfare beri?
I la te gjitha gjerat ashtu sic ishin ne dosjet me pluhur ne syrtaret e Drejtesise duke i meshuar teorise makiaveliste:
QENTE LE TE LEHIN, KARVANI IM ME LEKA TE SHKOJE PERPARA,
prandaj:
Kjo qe keni treguar dhe qe keni qitur sot si TOP SECRET nga gazetari investigativ Leonard Veizi o gazeta DITA,
ESHTE VETEM MAJA E AJSBERGUT
qe:
Po grabit Vatanin qe kur Enveri mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona.
Fantastike ! Duke vdekur urije me pasuri pa fund. Pikerisht per kete ishin te pa afte Ramizi me shoke. Shikoni si veprojne miqte tane amerikane. Po ka leke nuk terhiqen mbrapsht, nuk pengohen nga rregullat e moralit. industria e armeve ne vendet perendimore nuk njeh krize. Te gjithe ato arme behen vetem per te mbushur magazinat? Te gjoret komuniste nuk ishin te afte per tregeti. Mesa duket besonin edhe vete tek marveshjet tregtare te deklaruara dhe publike. Se sa arme shesin SH.B.A, dhe B.E. kjo nuk publikohet gjekundi. Fisheke pa fund te cuara dem. para pa fund te djegura kot ne 97 -en.
Tallja me ate popull nga klasa politike dhe miqte nderkombetare ka kaluar cdo lloj imagjinate…u shiten ne menyre mafoze mbi 30 miljard armatime pas 1992..dhe tani doli se e paska filluar Ramizi..me 0.0000001 perqind
.
Ku eshte gabimi apo e keqja ne kete rast kur gjithe bota nga poli Veriut ne Antraktide merren me tregeti armatimi?
Do isha dakort qe te kryqzonim Ramiz Aline per kete trafik milimetrik por me nje kusht qe duhet te ishin ne burg bossat e Gerdecit ..djalli I Berishes dhe Fatmir Mediu ku ky I fundit pritet si actor Holliwoodi edhe pse ka vrare me Xenin 26 skllever
Le te marrim heroin e diteve tona Shkelzen Berishen
Sipas kabllogrameve te ambasades amerikane ky monster kishte kercenuar me jete gjeneralin Luan Hoxha duke i thene troc se do ta vriste si kosta trebicken..
I ziu Arvizu ne vend qe ta denocoje kete terrorist…i jep vize gjeneralt edhe pse ishte denuar jo vetem nga drejtesia por dhe nga GRUPI CIFTELIA i xen peshkaqenit.
Per ironi dhe Holliwodi per nder te ketij krimi shqiptaro-amerikan i ben nje film dhe eshte hera e pare ne historine boterore qe nje krimineli te perkedhelur nga vete amerikanet i behet film nje gangsterri
Dikur në kinematë amerikane u shfaq premiera e filmit të ri të Todd Phillips, “War Dogs”, i bazuar në një prej historive reale më të çmendura të viteve të fundit: Dy “mallistë” mbi të 20-at fitojnë një kontratë prej 300 milionë dollarësh nga Pentagonin për të furnizuar me armë aleatët e Amerikës në Afganistan. Edhe pse mund të mendoni se kjo nuk mund të ketë ndodhur, në fakt ka ndodhur.
Filmi bazohet në artikullin e Rolling Stone të shkruar nga Guy Lawson (më vonë historia u zgjerua në librin me titull “The Stoner Arms Dealers: How two american
kids became big time weapons traders”.
Diverolli dhe Packouz tentuan të blinin armët në Shqipëri duke falsifikuar origjinën e tyre kineze. Ndërlikimet e kesaj afere ne Shqiperi perfshine djalin e ish-kryeministrit Shkelzen Berisha dhe shkaktuan vdekjen e Kosta Trebickes deshmitaruit kryesor te aferes, vdekur ne nje aksident te dyshimte pak pasi kishte denoncuar cfare po ndodhte, pasi humbi kontraten e tij te ripaketimit te fishekeve kineze ne Shqiperi.
pra a duhet t emendojme qe me kete film miqte amerikane po na poshtrojne me shume se cdo pushtues ??
Pra krahesoni kete trafik qesharak para 90 ..me Luan (lepur hoxhen) gjeneralin NR1 te ushtrise shqiptare qe u tremb nga xen breksalepi nen zgerdhimje arvizush dhe donaldlush..
shame shame..shame !!
Perse ta quajme trafike dhe jo tregeti,Une nuk shoh ndonje te keqe ketu ,u shiten u moren parat ,kaluan ne buxhetin e shtetit . Me vone u shiten dhe parat kaluan ne xhepat e x dhe y
JA SEPSE:
Vlera e përgjithshme e tregut global të armëve vlerësohet rreth 60 miliardë dollarë në vit, me rreth 8 miliard dollarë që u atribuohet pistoletave, pushkëve, mitralozëve dhe fishekeve. Tregu total i paligjshëm i armëve është më i vështirë për t’u vlerësuar, por tregu i paligjshëm i armëve të vogla është vlerësuar në 10-20% të tregtisë globale të armëve.
ARMET DHE ARMATIMET NUK MUND TE SHITEN LIRSHEM NGA CDO SHTET
sepse:
Pas Luftës së Dytë Botërore, ne OKB u krijua Keshilli i Sigurimit si një organ për të promovuar dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe detyra e pare qe i u pervesh ky Keshill ishte te hartonte nje Ligj te Posacem per Kontrollin e Armeve.
Ligji per Kontrollin e Armëve ka te beje me kufizimet ndërkombëtare mbi zhvillimin, prodhimin, grumbullimin, përhapjen dhe përdorimin e armëve të vogla , armëve konvencionale dhe armëve të shkatërrimit në masë. Kontrolli i armëve zakonisht ushtrohet nëpërmjet përdorimit të diplomacisë e cila kërkon të vendosë kufizime të tilla ndaj shteteve pjesëmarrësve të miratuara paraprakisht nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare. Cdo tregeti me arme dhe armatime jashte ketyre mareveshjeve te caktuara me ligj nga OKB-ja quhet si trafik dhe kontrabande dhe denohet rreptesisht nga Drejtesia me sanksione te llahtarshme dhe Shqypnia e Enverit nuk figuron ne asnje mareveshje nderkombetare per tregeti te ligjshme me armet dhe armatimet, prandaj edhe gazeta DITA me te drejte ka perdorur termin trafik dhe kontrabande.
prandaj:
Edhe Enveri, edhe Ramizi, edhe Saliu me Fatosin perdoren per trafikun apo per kontrabanden e tyre te Armeve sekseret e Jugosllavise Komuniste qe kishin licenca nderkombetare me kuota te caktuara per tregeti armesh te prodhuara ne uzinat e tyre, por jo ato shqyptare, mjafton te kujtojme skandalin me fisheket kineze te Saliut per ne Afganistan qe trafiku mafioz te behet akoma me i qarte. Mbetet pyetja:
PSE AKOMA NUK JANE DENUAR NGA DREJTESIA TRAFIKANTET E ARMEVE ME PUSHTET NE SHQYPNI?
This is a Question!
Koment shume i sakte. Por me terhoqi vemendjen fraza “denohet me snksione te llahtarshme nga derjtesia” . Cila drejtesi cili ligj? Ne kete rast ligji nuk eshte gje tjeter vecse vullneti i me te fortit. E dini qe amerikanet jane te vetperjashtuar nga gjykimi i gjykates nderkmbetare te Hges per krime lufte? Kush do ti kontrolloje apo denoje per armet OKB-ja ? Vertet mendoni qe OKB-ja mund te sanksionoje amerikanet ? Vertet mendoni se ligji i OKB-se garanton barazi ? Per te tjerat biem dakort.
Me fal zoti “realisti” per cfare saktesie e keni fjalen ? sepse te krijon pershtypjen se je I njejti komentues (intelektuali) si dikur Skifter Kellici qe i drejtohej vetes me letra anonime…ose rri ne nje tavoline me te kur beni komente
.Dua t’ju jap nje shembull ku dhe bota demokratike “e dhjet” muhabetin kur behet fjale per sasi parash me biliona .
Rasti I Irangate ne vitet 80 eshte aq kontraversal sa keto histori shqiptar me R (ramiz) duken si romanca me RR(ronald regan) qe sipas dokumenteve te fundit te deklasifikuara jo vetem kishte dijeni por dhe e kishte miratuar
Na falni per tekstin anglisht por besoj se kuptoni sa thelle shkon Dirty job dhe ne vende demokratike
..
The Iran–Contra Scandal , also referred to as Irangate, was a political scandal in the United States that occurred during the second term of the Reagan Administration.
Senior administration officials secretly facilitated the sale of arms to Iran, which was the subject of an arms embargo. The administration hoped to use the proceeds of the arms sale to fund the Contras in Nicaragua. Under the Boland Amendment, further funding of the Contras by the government had been prohibited by Congress.
The official justification for the arms shipments was that they were part of an operation to free seven American hostages being held in Lebanon by Hezbollah, a paramilitary group with Iranian ties connected to the Islamic Revolutionary Guard Corps. The plan was for Israel to ship weapons to Iran, for the United States to resupply Israel, and for Israel to pay the United States. The Iranian recipients promised to do everything in their power to achieve the release of the hostages
. However, as documented by a congressional investigation, the first Reagan-sponsored secret arms sales to Iran began in 1981 before any of the American hostages had been taken in Lebanon. This fact ruled out the “arms for hostages” explanation by which the Reagan administration sought to excuse its behavior.
.___________
Thjesht dynjaja ku jetojme te gjithe
I falen parase me shume se zotit
dhe ne rastin ne fjale qofte Ramizi qofte Regani
nuk kane ndryshim kur behet fjala per leke apo dollare.
Keto qe ka shkruar Hasan Zyko Kamberi
para 3 shekujsh jane aktuale dhe sot
.
“Mbreti qe urdhron dynjane
qe ka vene taraphane
e i presene parane
Dhe veziri qeshte veqil
ze sikur te benet adil
e mos thot dot kaly-kill
ja di kimene parase”
PO KUSH TE THA QE BOTA ESHTE NDERTUAR MBI BARAZINE KOMUNISTE?
qe:
Njihet si propaganda e Jakubineve killera vrastare te vitit 1793 vetem ne France dhe ne Haiti me fjalet: “Liberté, égalité, fraternité”?
OKB-ja financohet kryesisht nga SHBA, nuk e degjove Trumpin kur kercenoi kete Organizate per nderprerjen e financimeve amerikane nese nuk do te miratonte rezoluten per njohjen e Jeruzalemit si Kryeqyteti i Izraelit dhe kercenoi shtetet qe nuk do ta votonin kete kerkese te SHBA do te shpalleshin ARMIQ? Nuk te kujtohet qe KAQOLI pa shkolle, Edi Rama votoi kunder rezolutes per njohjen e Jeruzalemit per t’i bere qefin terroristeve te Palestines dhe Hamasit, por edhe me porosi te Diktatorit te Turqise Erdogan i yshtur me premtime per aeroporte dhe linja ajrore islamike?
Shqypnia eshte nje vend i VOGEL sa nje GOGEL, po ta masesh me siperfaqe eshte sa nje fshat i humbur ne SHBA, me popullate akoma me keq nje miku im intelektual i burgut nga familje patriotike shqyptare me kujtohet mire kur thonte:
“SHQYPTARET DUHET TE FSHIHEN PAS GAXHOIT AMERIKAN NE OKSIDENT, NDRYSHE DO TA GELLTISE KULCEDRA NGA LINDJA BOLSHEVIKE”,
prandaj:
Ne, shqyptaret qe nuk dime te qeverisim vendin tone historikisht nuk mund te dalim si “gjeli maje plehut” dhe te beje politike boterore sic kerkon te paraqitet para Botes KAQOLI Edi Rama kur e ka babane nje kriminel te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te nje disidenti antikomunist ne vitin 1988 dhe:
kur:
Shtetin tone enverist e kane e kane injoruar te gjithe shtetet demokratike te Botes, me kusarin lakmitar, Edi Rama ne krye bashke me ryshfetciun Like Floriri dhe me gerdallen enveriste Gramoz Ruci ne krye te Parlamentit kriminal shqyptar? Qe te dalim ne teme:
SI MUND T’I BESOJE BOTA NJE SHTETI TE TILLE TOTALISHT ENVERIST?
dhe:
Te lejoje Shqypnine te beje tregeti te ligjshme me armet dhe armatimet e Enverit qe do te perfundonin menjehere, ne cast ne duart e terroristeve nga te gjitha anet e Botes? Kanabisi i Rilindjes qe ka mbuluar Vatanin dhe kokaina e Taulant Xibrakes jane nje deshmi qe OKB-ja nuk ka sesi te licensoje regjimin mafioz ne Tirane per tregeti te ligjshme me Armet
sepse:
KJO DO TE ISHTE NJE PABARAZI E LLAHTARSHME PER LOJTARET KORREKTE NE KETE TREG FITIMPRURES.
Për një sy të vëmendshëm po të lexosh sot shtypin shqiptar vëren se ndersa Zogu I Kurvës pare jepet me ballo “madheshtore me Geraldina” dhe nuk flitet qe e ktheu Pallatin e tij ne bordello me Visirinovën para saj…
Ne te njejten kohe ne shume intervista te fundit jepet mender me thëne Berisha si Kreshnik qe vrau Bajlozin Enver qe dhe kalamajte e kopeshtit nuk I besojnë.
.
Kurse nga ana tjeter ne menyre progressive shtohet kanibalizmi makartist & xhorxhsorrist per vitet 1944-1990.
.
Pyetje ime eshte:
.
Perse shtypi shqiptar perfshire dhe gazeten Dita nuk thote nje fjale vleresuse per disa merita qe kishte ai system ku e para ishte mbrojtja e atdheut dhe sovraniteti.
.
Per ato qe nuk e dine zyrtarisht pjesa me e madhe e hapsires ajrore shqiptare dhe pjesa detare jugore patrullohen nga makineria ushtarake greke nga 2006 (gjasme nga Nato)
.
Në vlersim te atij brezi heroik që mbrojtën sovranitetin dhe dinjitetin e Shqiperise ju ftoj te ndiqni kete mrekulli qe vlersohet si te tillë dhe nga ekspertë ndërkombetare
.
***
Ishte 18 marsi i vitit 1967. Piloti 24 vjeçar Bilal Sina me reaktivin e tij luftarak, kryente detyrën luftarake në distacën e 40 kilometrave dhe lartësinë e 6 mijë metrave kur avjoni pësoi godijte fatale në motor kun ë çast u kthye në një brumbull metalik pa jetë me një rënie vrastare drejt tokës.
Megjithëser mori urdhërin ushtarak për tu hedhur me katapultë, çuditërisht me një guxim të çmëndur, refuzoi të braktiste avjonin megjithëse i’u ndërpre si ndërlidhja ashtu dhe hapja e rrotave. Por ndodhi ajo që nuk do ta besonte askush. I pushtuar tërësisht nga kthetrat e vdekjes piloti hero mundi të ulej pa dëmtime në fushën e Kuçovës.
.
Per nga precizioni ..guximi dhe profesionalizmi kjo ulje perfekte barazohet vetem me US Airways Flight 1549 qe u ul ne Hudson River nga piloti Chesley Sullenberger
.
https://www.youtube.com/watch?v=JwTbr7DijoU
O Leonard nuk është trafik armësh por shitje e rregullt. Usa Rusia e shumë të tjerë shesin armë lloj lloj soji e sorollopi. Kështu që mos të themi budallallëqe se na dalin ca komentues leshi e na eksitohen duke shkruar trapllëqe. E kam thënë dhe në komente të tjera për ushtrinë, në qoftë se armatimi dhe municioni do të ishin shitur me rregull dhe ndershmëri ushtria shqiptare do të kishte teknike të re dhe ato para që do dilnin plus mund të investoheshin për civilët. Kështu që përrallat tja lëmë ëndrrimtarëve dhe budallenjve që komentojnë kot së koti.