Ka një mit që qarkullon në Shqipëri,e ky eshte miti i politikmarrjes. Ekziston ideja fikse, që ne shqiptarët merremi shumë me politikë,që flasim për të kudo,në shtëpi,në rrugë,në kafe.E që flasim për politikën pa pushim.Në të njejtën kohë,mu kujtua Roberto Benigni,i cili në një intervistë ku ishte thirrur për të folur për fëmijërinë e tij në një fshat të Toskanës,tregonte se në atë fshat ku nuk jetonin më shumë se 5 mijë banorë argëtimi i vetëm pas punës ishte bari i qytetit, ku pronari kishte vendosur që të disiplinonte debatet politike duke përcaktuar dhe temën e debatit.Tabela lajmëruese që i kish mbetur në mendje Benignit ishte njëra në te cilën shkruhej:” Diskutimi mbi luftën në Vietnam do zgjasi nga ora 19.00 deri në orën 20.00,e pas kësaj ore do diskutohet vetëm për alternativa konkrete si do zgjidhet ky problem”. Pronari i klubit,do ketë qenë ndonjë me tendenca të djathta me sa duket,i cili ka dashur të jetë sa më eficent me kohën e shpenzuar.
Ka një diferencë, mes nesh në Shqipëri e historisë së Benignit. Ne nuk flasim për politikë, po për njerëzit që meren me atë që tashmë nuk quhet më as politikë, duke qënë se dhe ata vetë sa herë dalin në televizor,flasin sërish jo për ide por prapë për disa politikanë të tjerë. Mund të duket e çuditshme po në fshatin e vogël në Toskana, edhe pse njerëzit mblidheshin për të folur për një temë që këta nuk i prekte në mënyrë të drejtpërdrejtë,e për të cilën ata nuk kishin kurrfarë mundësie të ndikonin në zgjidhjen apo moszgjidhjen, në fakt po ushtronin një debat politik, ata pra po flisnin për politikë.
Argumenti më i qartë për të ilustruar këtë,është dhe debati që po ndodh sot kudo në sferën publike shqiptare, debati i listave. Sot, në cilindo qytet sado i humbur të jetë nuk dëgjon tjetër përpos emrash që lakohen për listat e deputetëve. Bëhet e vështirë, e ndonjëherë e pamundur që në Fier të debatohet për arsimin,apo në Kukës për shëndetësinë, në Bulqizë, askush nuk flet për mënyrën se si do menaxhohet miniera, nëse ajo duhet ti shkojë shtetit apo sërish kompanive private,por vetëm se cili pritet të vijë si kandidat. Reduktimi i politikës në emra e ka depolitizuar në fakt politikën, duke e barazuar atë me një diskutim të tipit “big brother”.
Ka disa arsye përse ndodh ky fenomen. Së pari është fakti që prej 20 e kusur vitesh në Shqipëri nuk kemi pasur një debat të ndarë ekonomik, të gjithë partitë në konkurrim kishin të njëjtën ide zhvillimore, atë të neo-liberalizmit fundamentalist, ku privatizimi i gjithckaje ishte përgjigja për të gjithë pyetjet, nga kanceri në pankreas deri te punësimi. Kjo e zhvishte debatin nga përmbajtja duke e transformuar në një diskurs sipërfaqësor, ku kandidatët dhe partitë, e ndërtonin propozimin e tyre në rrafshin moral e jo politik. Kur e nxjerr atdheun në shitje,automatikisht favorizon dhe shitjen e vetes, e për pasojë rrafshi moral i politikanëve shqiptarë ra menjëherë. Kjo prodhoi momentin e dytë të depolitizimit. Institucionet ndërkombëtare me në dorë shoqërinë civile, filluan të pikturojnë politikën si një territor të ndotur ku vetëm rryshfetxhinjtë mund të marin pjesë. Kjo në vend që të pastronte politikën,në fakt e ndoti dhe më shumë,duke mbajtur jashtë saj një mori njerëzish idealiste e me vizion,e duke afruar pikërisht ato karaktere që dukej sikur luftoheshin në këtë nivel.
Për këto arsye sot ligjërimin anti-politik e mbart më shumë se shoqëria civile, vetë qeveria dhe sejmenët e saj përreth.Të gjithë e panë,ose së paku dëgjuan për seancën ku u diskutua shitja e 4 HEC-eve, një shpërdorim spektakolar i pasurisë publike të vendosur me mund nga një brez i tërë. Aty Berisha për asnjë moment nuk ju përgjigj shqetësimit të deputetëve të opozitës për këtë politikë,me arsyetim ekonomik,por filloj një cirk emrash,listash e diskutimi mbi karakterin e Ramës. Propozimit të PS për shëndetësinë falas, ai i përgjigjet duke akuzuar MJAFT-in si bashkëpunëtore të tij. E paprecedente në historinë botërore të akuzosh dikë që ka bashkëpunuar me ty, por edhe pse ai e di që nuk është e vërtet,mundohet t’i tërheqë shqiptarët prej hunde në telenovelën e cila mundëson teorinë që të gjithë janë të përlyer,të gjithë janë njësoj,e në këtë mënyrë i vetmi debat që vlen është se kush është më I keq se tjetri.
U deshën 21 vjet,që ne të kemi më në fund një program partie ku zhvillimi shihet ndryshe. Programi i PS, ka në të propozime të ndryshme nga ato që qeveritë që nga ‘92 e këndej kanë premtuar për Shqiptarët. Sot ne kemi dy mënyra për të parë shëndetësinë, arsimin, zhvillimin e bujqësisë. Sigurisht do ketë njerëz që nuk janë dakort me këto propozime,që janë kritike ndaj disa fushave,por mundësia e këtyre zgjedhjeve është që debati të politizohet duke dalë nga rrafshi personal për tu futur në atë programor që i intereson më shumë qytetarit. Berisha duke ditur mirë që alternativa e tij ekonomike është jo funksionale dhe në inkoherencë me dinamikat e kohës, duke njohur gjithashtu mungesën e energjisë biologjike dhe intelektuale të tij,mundohet ta shurdhojë këtë debat me kakofoninë e vazhdueshme jo poltike të prodhuar nga mediat e tij.
Në fund, për tu kthyer te Benigni, kur në kafe,shtëpi apo takime,të debatohet mbi alternativat atëherë mund të themi se ne shqiptarët po meremi me politikë,e kjo mënyrë e të marit me politikë,është hapi i parë drejt ndryshimit rrënjësor të politikës,jo vetëm si formë por dhe si përmbajtje. Në Shqipëri,nevoja është për më shumë diskutim për politikën e më pak për politikanë
Ja ke futur kot!
Qe ti zgjidhi dikush hallet per arsim apo shendetesi duhet nje figure e cila mund ta bej kete! Kshu sic eshte nisur me prezantim emrash qe askush nga komuniteti nuk i njeh spo jepet shembulli se keto persona mund te administrojne keto ceshtje. Listat jane nje problem i madhe, si mund te thuash Rilindje me Tom Doshin? ilir celibashin? Arta Dade ?Pirro Lutajn si? Si keta persona mund te administrojne shketesime si ato te arsimimit?
Ketu te ne po diskutohet me pak nga cduhet pet listat?
Se jemi bere si vend i trete, kush ka leke behet deputet, gjithe ato me leke mjafton ta kerkojne dhe behen, kjo eshte politika?
Programi i Rilindjes ka ne perberjen e tij njerez me vizjon dhe qe kane si synim zhvillimin e vendit. Rilindje do te thote qe te rilindesh si fillim nga vetevetja. Kete gje e ka bere PS. Se di do ti trajtoje problemet ate gje do ta shohim pas 23 qershorit. Qe te vihet ne jete programi ne duhet qe ti japim besimin.
Pikerisht. Per aq kohe sa ka njerez te dyshimte qe marrin pushtet politik, debati duhet te jete si te evitojme kete. Nuk ka kuptim te flasesh per Rilindje, kur ke ne grup matrapaza te gjithefare llojeve.
Per keto figurat qe jane aktualisht ne PS por qe kane qene edhe me pare. Jane figurat me te shquara te PS dhe jane figura qe gezojne respekt ne popull.Ata i kane dhene ketij vendi. Rilindjen e kane perkrahur sepse ata mendojne sepse e dine se si duhet te jete shqiperia dhe se cfare rruge duhet te marre vendi.
PS perfaqesohet nga figura qe jane te dashura per popullin dhe qe meritojne qe te jene perkrah rames. Kontributi i tyre beri te mundur kete program qe quhet Rilindje. Pastaj ky program quhet rilindje sepse shqiperia do te ndryshoje fytyre perpara te gjitheve sepse menyra e qeverisje do te ndryshoje. Do te ndryshoje menyra e konceptimit dhe te te berit te gjerave. Nuk ka dyshim qe keto figura do ta cojne perpara shqieprine.
Dyshimet ngelin dyshime, perderisa ato nuk veretetohen me fakte konkrete. Perderisa ato jane njerez qe kane dhe shpirtin e tyre qe shqiperia te ece perpara dhe te shohe rrugen e zhvillimit.
Situata qe ka krijuar kjo qeveri eshte shume e rende, duke shitur cdo pasuri te popullit. Duke bere privatizime shume te dyshimta dhe duke favorizuar shume biznesmene te lidhur me qeverine. Dhe qe te mos mjaftonte kjo qeveria shkon deri aty saqe sulmon edhe TV me te ndejkur ne te gjithe shqiperine. Ai kerkon qe ti mbylle TV i cili eshte zeri i te gjithe shqipetareve dhe me kete i tregon popullit qe ta mbylle se perndryshe edhe ata do te kene te njejtin fat.
@Albi
E shikoj qe ke dyshime ne lidhje me programin e Rilindjes dhe per kete te jap te drejte sepse eshte hera e pare ne keto 22 vjet pluralizem qe nje parti del me nje program plotesisht te sajin dhe e prezanton ate para popullit. Eshte hera e pare qe nje parti paraqet nje plan kaq te detajuan per reformat qe do te ndermerren ne cdo sektor te ekonomise per ta rimekembur ate.
Dyshimet do te te shuhen pas 23 qershorit, por per kete duhet qe vota jote te jete kunder Saliut dhe pastaj do te bindesh qe Rilindja do te vije. Saliu eshte e keqja e shqiperise kete duhet ta kuptosh dhe ta ngulisesh mire ne koke
Kjo qeveri. po privatizon e po shet gjithe Shqiperine sikur te ishte prona e saj qe mund te beje cte doje.
me gjithe keto privatizime qe po ben ai,ndonje dite vetem kur te na trokasi dera e shtepise e te na thone dilni sa me shpejt se shtepia juaj eshte e privatizuar.
Hahahah jo shteti nuk do te te pyese fare per te dale, por do te te nxjerre menjehere nga shpia sepse do te te thote se ketu eshte toke e zanun,
BERISHA DHE QEVERIA E SAJ GJITHMIONE JANE MUNDUAR TE BEJEN TE SHURDHER DEBATIN KUR JANE CENUAR MATRAPAZLLIQET E TYRE.
Gjithmone kur ne paralment jane diskutuar problmet qe qeverisja BERISHA ka sjell gjithmone qeveria e Berisha jane munduar te kthejne situaten ne favorin e tyre duke u kapur pas gjerave te vogla duke i bere tra ne emnyre qe te terhiqet vemendje.
problemi eshte qe ti BERISHE bashke em qeverine tende te flliqte ,popullin e opoziten te marre e te shurdher nuk i ben,faktet ekzistojne dhe ti smund ta mbulosh diellin me sholl edhe per shume gjate.
Ti po e errenon ekte vend,po i degradon keto shqiptare.cenon opoziten dhe e ben fajtore,kur fajtorja je vete ti per cdo dem qe po shkakton.Sa e sa here opozita te ka ofruar ty dhe qeverise tende te flliqte kompromise e bashkebisedime per nxjerrjen e vendit nga kriza dhe permiresimin ekonomik te saj?
Pse gjithmone bashkebidesimet qe te kka ofruar opozita i ke rrefezuar,perse u ke bere bisht e me pas ke filluar te hedhesh balte mbi opoziten sikur eshte ajo fajtorja per krizen dhe per problemet qe ndodhin tani? Pse Berishe i dashur ne vend se te negociosh per te miren e vendit tend ke zgjedhur rrugen te refuzosh cdo lloj bisedimi e et shesesh vendin tend?
Shqiptaret jane krejt indiferente ndaj politikes, sepse po te merreshin me politike, te merrnin ne dore fatet e tyre nuk do ishte katandisur Shqiperia ne kete gjendje qe eshte sot. Kjo eshte ceshtja, si t’i ndergjegjesojme shqiptaret te merren me politike qe te mos jete politika ajo qe e ben jeten e tyre, por te jene ata qe ta bejne politiken ne funksion te jetes se tyre.
N kete shqiperi qe ti po shet e po e shkaterron qeveri,jetojne mijera shqiptare qe kerkojne te punojne te arsimohen,te jetojne.Perse nuk ben dicka per keto qytetare?
Po me minieren ne Bulqize qe deklarohet qe dhe 2 vite jete kane mbetur si valle lejove qe ta shfrytezojne te huajt e te mbajne pasurite tona? Ti jo vetem qe ske ndergjgegje e shpirt por je dhe ”kokeqyp” qe sdi te besh as perllogaritje,as ne kohen e Enverit s’ka guxuar njeri te perfitoje nga pasurite tona natyrore.
mos eshte duke e pare tatepjeten e vet ndonjeri qe nuk punoi mire ne politike keto vite dhe tani qenka merzitur nga politika, sa me shume perfshirje te kete aq me mire do zgjidhen hallet e njerezve, politika i jep zgjidhje probleme te jetes, ajo eshte menaxhimi i nje kombi , nuk mund te jete nje vend apolitik…
Po per qytetaret e Bulziqes c’me thua qe i le te mjere, e po i vret ne ato miniera,te pkaten per aq pune sa kane bere shperblei o njeri i pa cipe e boll pasurove e prure kompani te huaja per t’u pasuruar s’kane njerezit buke per te ngrene.
Une nuke kuptoj njehere se pse kapet gjithmone me opoziten PD, ka kaq shume ceshtje qe Shqiperine e mundojne te cilat mund te diskutohen e qe kane nevoje te gjenden zgjidhje se po vdesin persona ngaqe s’kane c’te hane.
Po normalisht qe PD do merret me PS e me familet e tyre, sepse nuk duan qe deputet e PS te deklarojne me pislliqet qe ato kane bere, e konsiderojne armik te fort e gjithmone godasin te pika e dobet ,te familja,me mendimin qe do t’i stopojne dhe te palarat e tyre nuk do dalin.
Por e di si eshte nje problem sa do q eje perpjekur te korruptosh cdo organ gjyqesor,organin e rendit, e shume organe te tjera, e sic je munduar te ebhs shqiptaret sylesh e vesh shurdher,te pakten nje opozite me te miart e ete keqijat e saj se asnjehere nje pari polike nuk ehste perfekte ka qene aty per t’iu thy dhembet pe te treguar te vertetn, e si qendron cdo gje.
Opozita ka qene ajo q eka trazuar gjithmone ndergjegjen tuaj, e krimet qe keni bere ju, dhe nuk keni as nuk do te shpetoni lehte nga cdo gje e keqe qe keni bere ne keni bere ne kete vend prandaj ne do e votojme opoziten me date 23 dhe juve as te shtepia nuk do u dergojme po gjithsecili me ne krye berishen do ndershkohet per cfare ka bere ne kete vend.
Ore berishe po a nuk te vjen turp qe po e pret e po e shet, e po shfrytezojne te huajt vendiin qe ti drejton?
Vendin qe t’i thua ta cojme perpara ne 4 vitet e ardhshme ? Po c’vend do te cosh t’i perpara o i uruar?
Po ik ore se ty ste ebson me njeri i ke ardhur shqiptarit n hak per cdo gje. per 20 vite ke bere cke dashyr tani me paftyresine em te madhe kerkon te qeverisesh dhe 4 vite te tjera kurren e kurres.
Ke zene nje karrige aty dhe s’denjon ta leshosh per asgje ne bote qe 20 vite.Nuk behen gjerat duke ngrohur karrigen se do et thyhen kembete karriges o ditezi.
kerkon te qeverisesh vendin dhe 4 vite te tjera se ne te kundert do an vjedhesh votat e? kerkon dhe nje mandat tjeter se ke akoma per te bere ti.
kete rralle ske per tia marre votat asnje njeriu sikur jo pedoile te lesh te lire po cdo lloj kriminele te lehs te lire qe te kercenojne o jeten e o voten,shqiptari voten do zgjedhi se ty sdo njeri me ta pa surratin me.Na je bere dhe i bezdisshem ne TV duke dal inaguro kete inaguro ate.
Flet Berisha per digjitalizimin e Shqiperise kur s’kane buke per te ngrene njerezit, flet per rruge Berisha kur njerezit skane cati mbi koke.Oh zot c’injorant na drejto neve.
Analize shume e kthjellet.
Krijimi i nje atmosfere ku debatet politike shihen me sy te keq, krijon hapesire veprimi per ata qe nuk u intereson qe qytetaret te kerkojne llogari.
Berishes i interesojne telenovelat sepse ashtu eshte mesuar te qeverise, pa ide, me nje qeveri te paafte.
Bravo PS-se per programin e hartuar, para nje viti nuk do ta kisha besuar se arrihej.