Futboll femra – Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në eliminatoret e një kampionati botëror në futboll për femra. Finalet do të zhvillohen në vitin 2015 në Kanada dhe nga Evropa do të jenë pjesëmarrës tetë vende. Shqipëria është një nga tetë vendet që do ta nisë fazën eliminatore më herët, së bashku me Maltën, Lituaninë, Ishujt Faore, Islandën, Gjeorgjinë, Letoninë, Luksemburgun dhe Malin e Zi. Këto skuadra do të ndahen në dy grupe me nga katër. Malta dhe Lituani do të jenë kokat e secilit grup dhe pritëse të ndeshjeve që do të zhvillohen më 4-9 prill të vitit të ardhshëm. Dy skuadrat e para të çdo grupi do të bashkohen me të tjerat në hedhjen e shortit të eliminatoreve, më 16 prill. Ndërkaq, shorti i fazës para-eliminatore do të hidhet më 18 dhjetor në Nion.