Dalim nga zona e rrezikshme e Covid në botë, harta botërore e nxjerr Shqipërinë si vend të sigurt. Pjesa më e madhe e Europës në ngjyrë të kuqe

entela

Shqipëria del nga zona e kuqe e Covid në hartën botërore për situatën e pandemisë.

Sipas hartës së publikuar nga prestigjozja The New York Times, shihet se Shqipëria ka zbritur në zonën me ngjyrë të verdhë, ku me këtë ngjyrë përcaktohen vendet me rënie të konsiderueshme të rasteve të reja me Covid në botë.

Mjeku neurokirurg në Madrid, Kita Sallabanda, tha për Tv Klan se ndryshe nga një muaj më parë, dy javët e fundit të Prillit situata në Shqipëri është pozitive.

“Shqipëria është në ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa më e madhe e Europës në ngjyrë të kuqe. Është një vend që është që është në situatën e mesme, nuk është si Kina, Australia apo Meksika në listën jeshile, por është situatë pozitive, ndërsa më parë ishte me ngjyrë të kuqe”, tha Sallabanda.

Sipas mjekut, edhe të dhënat e Bashkimit Europian e nxjerrin Shqipërinë në vendin e dytë në Europë që po e kalon lehtë pandeminë.

“Unë mendoj se Shqipëria është më mirë se vendet e rajonit. Shqipëria nga të dhënat e BE është vendi i dytë në Europë që po e kalon më lehtë dhe po del më lehtësisht nga kjo pandemi”.

 

e.r/dita

Share This Article
8 Comments
    • Edhe e Erdoganit tend padyshim. Me paeudovaksinen e sinofarm larg do shkoni. Per una beri ne mase vaksinen kineze infektimet u arriten. Brazili nje katastrofe ku studimet treguan se me dozen e pare vetem 3% fitonin njefare mbrojtjeje. Seishell 100% e popullsise e vaksinuar me sinovac javen e fundit 500 raste ku 1/ 3 te vaksinuar me te dyja dozat. Cudira per te cilat ERTV su thote asgje apo jo.

      • A ben sinovac a jo , ka specialiste, por per mua eshte e vetmja vaksine, eshte e bazuar ne parimin klasik e te shumeprovuar te injektimit te virusit te ngordhur.
        Keto te tjerat jane kombinime te arn per te prodhuar trupi proteinen S, nje shpikje eksperiment per here te pare..

        Sa per Sulltanin, e ndau buken e vet me ne, i vetmi na dhe 1 milion vaksina nga ato qe po ben edhe populli vella Turk, ne nje kohe kur te tjeret nuk na hidhnin as qurret, sepse rrace inferiors

        Shqipetaret Jane Osmanllinj

        • Nuk e di nese Shqiptaret jane apo duhet te jene Osmanllinj ne nje kohe kur as Turqit vete nuk pretendojne te risjellin Osmanizmin, keshtu qofsh ti qe je. Per te tjerat ke te drejte: Erdogan-i dhe Turqia na jane gjendur gjithmone prane dhe vetem verberia dhe urrejtja patologjike nuk i le disa te shohin kete. Them qe tipat si puna jote i hedhin benzine prushit (qa te beje zjarr) me keto komentet tua tip-Osmanllinjshe.. Zgjohu dhe ti dhe shiko qe duhet te shihet perpara dhe jo se prapthi…

  • Cfare do te thote qelbesira serbe Doktor Vdekja Sali Kar-achieve, qe edhe New York Times i fsheh te vdekurit ne Shqiperi njesoj si Ed Rama ?

  • Si nje here e nje, kur hanim me rillons, por merrnim çmimin si « populli me i ushqyer ne bote ».

  • O BERAT E PATE HAK
    KU I GJEN KETO STATISTIKA O BERAT PASI EDHE OBSH KA TE DHENA TE KUNDERTA.VETEM SHIKO KINEN.
    AMAN ERE BERAAT

  • Mos kini merak kjo pune e kovidit pa masa e rregulla eshte me vale. Ja iku kjo vale vjen tjetra.

    Vaksinat jane te perkoheshme. Kovidi vazhdon mutacionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *