Shqipëria del nga lista e zezë e pastrimit të parave

Dita

Shqipëria ka dalë nga lista e zezë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Në konferencën që po zhvillohet nga data 22 deri në datën 27 Shkurt në Paris,shtete si Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu vlerësuan përpjekjet e bëra nga Shqipëria në këtë drejtim.

Për shkak të reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit, organizatorët e kësaj konference i kanë komunikuar përfaqësuesve të qeverisë shqiptare lajmi e mirë. Në këtë mënyrë, vendi ynë nuk do të ketë më imazhin negativ, që ka pasur deri më tani dhe në sytë i investitorëve të huaj do të jemi më të besueshëm, pasi referuar eksperiencave të vendeve të tjera, dalja nga kjo listë e “zezë” do të thotë më tepër investime të huaja. Pritet që në ditët në vijim të publikohet edhe vendimi zyrtar i këtyre organizatave, raporton Scan.

Vendimi për përjashtimin e Shqipërisë nga kjo listë është marrë në Paris nga ICRG, që është Guida Ndërkombëtare e Riskut të Shteteve dhe FATF, Task Forca për Aksionin Financiar, të dyja organizata botërore që bëjnë analizën e shteteve në këtë drejtim.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *