Mes Shqipërisë dhe Turqisë ka ende disa barriera doganore që do të duhet të rrëzohen deri në vitin 2017. Të dyja vendet janë pjesë e marrëveshjes së CEFTA-s, por ka ende disa produkte që i nënshtrohen tarifave MFN ( tarifat më të ulëta të mundshme që një vend zbaton për produktet e një vendi tjetër).
Sipas Planit Kombëtar për Reformat, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë dhe vendet e rajonit bën të mundur që të realizohen shkëmbime pa barriera doganore. Kështu objektivi i Shqipërisë është që të arrijë një hapje tregu uniformë në bazë të parimit të reciprocitetit ( niveli i hapjes për të dy vendet të jetë sipas standardit GATS+).
Një masë e tillë parashikohet që të kontribuojë në rritjen e skeprteve shqiptare. Bisedimet me CEFTA-n nisën gjatë vitit të kaluar, ndërsa përfundimet do të jenë në varësi të zhvillimeve të këtij insitucioni. Objektvi, sipas dokumentit është që të negociatat të mbyllen gjatë këtij viti.
Ndërsa finalizimi i të gjitha procedurave ligjore do të bëhet e mundur gjatë vitit 2017. Këto masa do të zbatohen nën programin “ Liberalizimi i mëtejshëm i shërbimeve”, si pjesë e strategjisë rajonale (SEE)dhe nuk ka asnjë efekt financiar për buxhetin e shtetit.
Vitin e kaluar, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve njohën një rritje të lehtë, duke folur më shumë në favor të importeve, që u rritën me rreth 12% në krahasim me vitin paraardhës, sipas të dhënave nga INSTAT. Ndërsa eksportet shënuan rënie të fortë, duke u reduktuar me 31%.
Produkti më i eksportuar drejt Turqisë janë materialet e ndërtimit dhe metalet me rreth 63% të totalit dhe minerale, lëndë djegëse dhe energji me 20%.
Në vitin 2015, tkurrja e ndjeshme e eksporteve ka ardhur pikërisht si rrjedhojë e reduktimit të shitjeve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve, me 45%. Turqia ishte partneri i gjatë i Shqipërisë për eksportet në 2015-n.

Po, ashtu te behet, qe te mos prodhohet me asgje ne kete vend asnjehere. T’i blejme Italise, Serbise, Turqise, dhe Greqise, dhe le te jene shqiptaret skllever te perjetshem te drejtuesve te tyre injorante ..