Shqipëria dhe Britania, marrëveshje për përmirësimin e drejtësisë penale

Ornela

Qeveria shqiptare dhe ajo e Britanisë së Madhe kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, që synon përmirësimin e drejtësisë penale, duke hetuar dhe parandaluar veprimtaritë antiligjore në territoret përkatëse, përmes shkëmbimit të informacionit mbi të dhënat kriminale.

Memorandumi u firmos nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj për palën shqiptare, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Norman Duncan për palën britanike.

Marrëveshja e nënshkruar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, krijon kushtet ndërmjet palëve për shkëmbimin e informacionit të historikut kriminal, lidhur me një dënim apo gjurmët e gishtave, për shtetas të Mbretërisë së Bashkuar dhe shtetas shqiptar.

Kjo do të ndihmojë në cilësinë e drejtësisë penale, duke rritur informacionet e shkëmbyera, administruar nga 2 vendet partnere. Informacion mes agjencive do të shkëmbehet edhe për shtetas nga vendet e treta, duke zvogëluar në këtë mënyrë kërcënimet e sigurisë së brendshme dhe sigurisë publike.

Pas marrëveshjes, ambasadori britanik Duncan Norman u shpreh:

Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për shkëmbimin e informacionit për rekordet kriminale me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme. Shkëmbimi i informacionit është një pjesë shumë e rëndësishme në punën tonë për luftën kundër krimit të organizuar.

Ky Memorandum mirëkuptimi që nënshkruam sot, është një demonstrim se sa pranë janë të dy vendet tona tani, në përpjekjet e përbashkëta për luftuar këtë problem që na prek të gjithëve. Ky është një shembull shumë i mirë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrim për të qenë edhe më shumë efektiv për të luftuar krimin e organizuar, këtu në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Memorandum i miremenduar per mendimin tim. Nga informacioni per grupet kriminale fillon cdo gje perpjekje per ta luftuar. Bravo

  • Perpjekje te tilla nuk jane gje tjeter vecse vazhdimi i nje lufte te nisur kunder krimit te organizuar

  • Bashkepunime te tilla tregojn edhe njeher rendesin e reformave te ndermara dhe mbeshtetjen e vendeve te huaja.

  • uljani breket te gjitheve o politiqej shqiptar.Anglia i masakron shqiptaret perditshmerisht ,i llahtaris kampeve dhe burgjeve te internimit per nje vize.Arreston shqiptaret duke punuar deri ne gju ne llac ne ndertim edhe i merr edhe leket e fituara ndershmerisht pasi inposhteronburgjeve ekampeve te saj duke i mbyllur me afrikane e aziatike brenda.Kurse ju i lehtesoni edhe punen padroneve te pabese evropiane.
    Fare e keqe paskeshit qen o sistemi i djathit.
    Enver hoxha edhe bekembaurin me shoke i berit elajne duar ne aeroport te rinasit kur hyne ne shqiperi .Nen preteksin e higjenes por ne te vertet i poshteroi pa e rruajtur hajdarin fare.
    Kurse ju kapital kurvat e djathit rrac e malokeve ,ngelet duke i bere gojore te gjitheve .Te paftyre.Po krimet e toniblerit me shoke qe kontrollojne doganet e u ben milionera ketyre aneve me gjakun e shqiptareve?Maskarenj..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *