Një izraelit në Ndroq (FOTO)

redaktor
Ministri i Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural i Izraelit Yair Shamir në fermën "Natyral Farming"

Fotot: Entela Resuli

Ministri i Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural i Izraelit Yair Shamir është në Shqipëri. Përveç se politikan, z.Shamir është një figurë  shumë interesante e Izraelit, që ne shqiptarët ndoshta e njohim pak. Ai është një ish-ushtarak shumë i njohur në vendin e tij që më pas është marrë me biznes para se t’i futej politikës. Është djali i një prej ish-kryeministrave më të spikatur të Izraelit, Yitzhak Shamir.Z.Shamir ka patur një axhendë interesante takimesh.

 

Takimi me ministrin Panariti dhe stafin

Në takimin me Panaritin u diskutua për mbështetjen që Izraeli do të japë për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri, veçanërisht  në sektorin e qumështit, sera për prodhime dhe fidanë, për prodhimin e farërave akua-kulturë në sektorin e shpendarisë si dhe në inovacion teknologjik. Panariti shprehu vullnetin për të mirëpritur investimet dhe asistencën izraelite në këtë sektor.

“Ishte një nder të kisha në zyrën time një personalitet të shquar dhe botës politike të Izraelit dhe ministrin e Bujqësisë z. Shamir, pas vizitës që unë pata rastin të kryeja në Izrael. Pas vizitës së zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Liberman vitin që kaloi, po avancojmë drejt perspektivave të reja të bashkëpunimit” – tha Panariti.

Shamir theksoi se “ne jemi dy vende të vogla që kemi një histori të gjatë mbijetese”.  Duke folur për potencialet që ka Shqipëria në fushën e bujqësisë, ministri izraelit u shpreh “Kur të vij radhën tjetër në Shqipëri do të pi qumësht dhe të shijoj perimet e freskëta shqiptare”.

 

Në fermën e Divjakës me kreun e Kuvendit

Po gjatë ditës së djeshme, ministri izraelit i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe Ministri Panariti, kanë vizituar në Divjakë një fermë investim i përbashkët shqiptaro-izraelit. “Ky është model që ne duam të promovojmë, model i cili bën të mundur që malli që prodhohet të ketë standardet më të larta sepse përgatitet me fidanë dhe fara të përzgjedhura sipas teknologjisë më të lartë” – tha Panariti.

“Ndërtesa e serave që shihni këtu është e lidhur përmes internetit me një kompani në Izrael, ku komunikimi zhvillohet në kohë reale, duke i dhënë përgjigje dhe zgjidhje problemeve. Kjo shmang edhe defektet dhe pengesat e mundshme. Në momentin që do të kemi suksesin e parë, do të pasojë i dyti, i treti e kështu me radhë – tha nga ana e tij Shamir.

 

Me “Njeriun e Ullirit” dhe hebrejtë Dojaka

Shamir ka zhvilluar edhe një vizitë në një prej bizneseve më të investuara shqiptare në bujqësi, fabrikën e vajit dhe fermën e njohur Natyral në periferi të Tiranës. Investitori Artur Dojaka, i njohur si “njeriu i ullirit” për shkak të investimeve miliona euro në këtë fushë, ka qenë i zgjedhuri i delegacionit izraelit për t’u vizituar gjatë qëndrimit në Shqipëri. Z.Dojaka i familjes me prejardhje çame-hebreje Dojaka njihet për pasionin për prodhimet bio. Shamir dhe delegacioni izraelit përfshirë diplomatë të Izraelit në vendin tonë kanë vizituar ambjentet e fabrikës së vajit të ullirit Natyral dhe më pas fermën e lopëve Natyral Farming. Shamir, e quajti një ambient fantastik. Miqtë nga Izraeli kanë qëndruar më pas me familjen Dojaka, Arturin, Amosin dhe nënën e tyre me origjinë hebreje në ambjentet e këndshme të Vilës Toskana.

 

 

Ministri i Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural i Izraelit Yair Shamir në fermën "Natyral Farming"
Ministri i Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural i Izraelit Yair Shamir në fermën “Natyral Farming”

 

10 (1)

4 (1)

127unnamedunnamed2unnamed3unnamed5

Share This Article
3 Comments
    • @ Dsf? Janë vertet fantastikë në bujqësi. Serat izraelite janë nga me te famshmet ne botë! Në mos më të famshmet? Nderime!

  • po keta te sjelle rama jo me vete ne pakistane e ne azejbaxhane kazkistane tre shtete komndojne botene amerik angli izraele ketyrve tua shes dhe do kenaqet ky populle se bolle e shkatroi serbi me grekune dhe italin me turqine qe na lane 600 vite injorantere dhe hajdutere u vodhe ajo qe u ndertua me gjakune tone dhe prindere tane pa asnje kokere leku po me buke thate dhe krip e zemere o populle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *