Ka vende në Europë që nuk e aplikojnë pagën minimale, ashtu sikurse të tjerat po. Vendi ynë është një nga vendet që e aplikon këtë, duke shënuar gjithashtu dhe një nga vendet më pagën minimale më të ulët në rajon. Të paktën kështu konfirmon Open Data Albania, e cila ka përditësuar të dhënat mbi nivelin e pagës minimale në vend, Ballkan dhe Europë.
Paga minimale në Shqipëri
Shqipëria që prej korrikut të vitit 2013 aplikon një pagë minimale prej 22 000 lekë në muaj ose 157 euro. Por kjo pagë nuk është aplikuar edhe si minimum për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Pra, vendi ynë ka aplikuar dy standarde page minimale. Deri në 31 korrik 2014, si pagë minimale për efekt të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ka shërbyer paga prej 19 026 lekë në muaj, por duke filluar nga 1 gushti 2014 kjo pagë u rrit deri në nivelin prej 19 406 lekë në muaj. Në 1 janar të vitit 2015, paga minimale mujore për efekt kontributesh u barazua me pagën minimale mujore në shkallë vendi, pra u bë 22 000 lekë. Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me vendim të qeverisë si propozim i ardhur nga Ministria e Punës. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës.
Shqipëria në raport me vendet e tjera
Vendi ynë aplikon një pagë minimale mujore më të ulët se vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës e cila e aplikon pagën minimale mujore bazuar në moshën e të punësuarit. Për të punësuarit deri në 35 vjeç si pagë minimale është 130 euro në muaj, ndërsa për të punësuarit 35-65 vjeç si pagë minimale është 170 euro në muaj. Shqipëria dhe Kosova janë vende të rajonit që aplikojnë pagë minimale nën 200 euro në muaj. Vendet e Europiane paraqesin nivele të larta të pagave minimale, mbi 300 euro në muaj. Përjashtim bën Bullgaria e cila aplikon një pagë minimale mujore prej 184 euro. Luksemburgu aplikon edhe nivelin më të lartë të pagës minimale mujore prej 1923 euro. Nga 1 janari 2015, Gjermania ka aplikuar për herë të parë pagën minimale mujore, e cila arrin në 1473 euro muaj. Edhe për vitin 2015, vendet si Italia, Austria, Danimarka, Finlanda, Suedia, Zvicra, Qipro, Islanda dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale.

ZOTI VELIA SUKSESI JUAJ ESHT QE PAGA ORARE ESHTE E BARABARTE ME 1560 te vjetra ne ore pse nuk flitet sa % e poullates e gezojne kete page e sjelte fati qe pasi te komfiksohen pasurit e ardhura nga korupsion te besh dhe ti jeten me kaq te ardhura ose vendoset drejtesi dhe kalosh disa vite burg se bsoj se i meriton si mashtrues ne prezantimet e skllaverimit si reforma te mireqenijes
Paga minimale prej 22 mijë lekësh në. Shqipëri jepet vetëm për politikanët dhe deputetët kurse shqiptarët e kanë sa ata prapa gjermanëve? E ka thënë saliu dhe pikë! Po e tha saliu paga është përpjetë firifiu ! Gazeta “dita” gabon që e quan pagën më të ulët rajonale atë të shqiptarëve! Të ardhurat e shqiptarëve janë 12000 dollarë për ata me frymë dhe për ata që fryjnë! Edhe këtë e ka thënë saliu me ritvan rakickën prandaj po vë “dy pika” dhe fund. Tung!