Shqipëria dhe Maqedonia, vendet më të ndotura në Europë për 2020

J L

Cilësia e ajrit, ujit dhe tokës ku jetojmë, pa diskutim që janë një përcaktues me rëndësi i cilësisë së jetës që ne bëjmë.

Për fat të keq viti 2020 pritet të jetë sërish i zymtë për sa i përket ndotjes në vend.

Sërish, edhe për këtë, Maqedonia dhe Shqipëria, janë vendet më të ndotura të Europës.

Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga Numbeo.com, dy vendet ballkanike dhe qytet-shteti i Monakos kanë shënuar pikët më të larta të indeksit.

Në vitin 2020, Indeksi i Ndotjes në Maqedoni shënoi 80.23 pikë, ndërsa në Shqipëri 77.77 pikë.

Në dy vitet e fundit Indeksi i Ndotjes në Shqipëri ka shënuar përkeqësim. Në fillim të 2018-s ky indeks vlerësohej 75.2 pikë.

Për të gjeneruar një indeks aktual (i cili përditësohet gjithmonë) Numbeo përdor të dhëna të mbledhura deri në 36 muaj.

Numbeo përfshin vetëm qytete për të cilat ka të paktën një numër të caktuar kontribuesish. Indeksi publikohet dy herë në vit.

Indeksi i Ndotjes është një vlerësim i ndotjes së përgjithshme në një qytet të caktuar. Pesha më e madhe i jepet ndotjes së ajrit, sesa ndotjes / aksesit të ujit, të cilët përbëjnë dy faktorët kryesorë të ndotjes. Ndërsa një peshë e vogël u jepet llojeve të tjera të ndotjes.

Kështu, nëse do të shikojmë hartën e gjeneruar nga të dhënat e mbledhura nga NUMBEO, Europa Lindore vijon të jetë më e ndotura në Europë.

Në 10 vendet më të ndotura pas Shqipërisë renditet Bullgaria me një indeks prej 65.33 pikë, Ukraina me 65.08, Bosnje dhe Hercegovina me 62.33, Serbia me 60.2, si dhe Rumania me 58.2.

Nga ana tjetër vendet me ndotjen më të ulët janë ato të Europës Perëndimore. Vendi më pak i ndotur i Europës është Finlanda, ku sipas Numbeo ka shënuar vetëm 11.55 pikë.

Në vend të dytë renditet Islanda  me 16.21 pikë, ndjekur nga Suedia me 18.09 pikë.

Estonia dhe Norvegjia kanë shënuar gjithashtu më pak se 20 pikë për sa i përket treguesve të ndotjes në këto vende.

Lista e dhjetë vendeve më pak të ndotura renditen: Danimarka, Austria, Zvicra, Sllovenia dhe Luksemburgu.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • E pe kete Z.Krryeminister??? Ae di shkakun pse jemi ne vende te pare per ndotje???
    1.Nuk jane makinat por jane bizneset ato qe e bejne ndotjen ne keto permasa. Po te jap ne shembull per Elbasanin qe mbahet si qyteti me i ndotur ne Europe:
    -KURUM kompania turke qe nuk perdor filtrat per ndotjen. Po ka filtra te tjere , pagesa per Ju , Z.Kryeminister qe te mbyllni gojen , veshet e syte.
    -Rafineri Nafte-nje informacion qe e kam eshe se e ka nje fierak, kaq. Per ndotjen te pyesim Kryeministrin se kryetari jone i Bashkise nuk ka takat te ktheje pergjigje.
    -Ferrokromi – pjese e Balfin Group. Per kete skemi ca te themi se ky merr gjithmone ose i qellon trecereku i tortes ne cdo sektor strtegjik , territor me rendesi per ndertime,begdetin e plazhin e ka te nenes e te babes ,
    rruga i qellon afer autostrades sim ndodhi me Teg, gjithandej ky lloj surrati i pangpopur. Per kete te fundit sflasim dot
    2.Rruge dytesore pa u shtruar te cilat jane 1 shkak per ndotje kur dalin ne rruge kryesore.
    3.Ndertime pa leje gjithandej , pa kriter , ose me mire te themi amulli e krijuar per te perfituar.
    -Prerje drastike e pyjeve megjithe te famshim “monitorium”..Eksport ne Europe te lendes drusore shqiptare(shiko koncesnsionet e zones malore te Elbasanit dhe Librazhdit dhe per me teper mund te pergjigjet Z.Balla) , ngrohje me lende drusore sepse edhe ndertimet e reja nuk kane shnse te perfitojne nga perdorimi i gazit sic e ka gjithe Europa dhe gjithe bota.
    4.Plehra qe vazhdojne e digjen akoma ne te gjithe rajonin , sidomos ne fshatra qe nuk ka asnje lloj kontrolli edhe pse ka kyekomunare ose kryepleq qe preken direkt nga kjo katrahure.
    5.Ndotje e pamase e lumenjve (te gjithe industrite ne Elbasan si Kurum etj , ndotjet i hedhin ne Shkumbin) dhe si pasoje ndotja behet edhe me e madhe.
    -Pallate e ndertesa shumekateshe qe vazhdojne te marrim leje jo vetem ne Elbasan por ne te gjithe Shqiperine duke shfrytezuar te gjithe siperfaqen e ndertimit dhe jo 40% ndertim e 60% lulishte ose siperfaqe me gjelberim. Ndertohen pallate pa parking (edhe pse eshte e domsodoshme te kene te pakten 2 kate parking dhe siperfaqe ndihmese per parkim automjetesh) , pa shkalle emergjence , pa hidranyte neper hyrje , pa sistem ngrohje sic e permenda me siper (supozohet qe gazin do ta kemi shume shpejt me cmim te lire pasi te mbaroj TAP) , pa depozite te pergjithshme te ujit ne bodrume , asnje ndertim nuk eshte ekologjik dhe me panele diellore ose te ngjeshme sic i kerkon sot gjithe Europa e bota.
    Jeni thjesht te pangopur Z.Krymeninster , nga ti e deri tek i fundit politikan qe eshte i perziere ne politike. Jeni vetem antikombetar dhe vetem shkaterrues i enderrave te shqipetareve per te jetuar ne kete vend. Jenite gjithe politikanet hale dhe te pashpirt. Zoti i ruajt shqiptaret!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *