Nga Bedri Islami
(Vijon nga numri i kaluar)
Edhe pas shumë vitesh, secili që, në një mënyrë ose në një tjetër, ka kaluar nëpër ngjarjet e asaj kohe, qoftë edhe si i jashtëm, si ishim ne në Shqipëri, nuk mund ta ketë ndjerë veten jashtë tyre. Disa gjëra mbeten në kujtesë, si ishte dita e 8 prillit 1981, kur për herë të parë, në gazetën kryesore të kohës dhe më pas, disa herë radhazi në emisione të veçantë radiotelevizive, u dha qëndrimi i shtetit shqiptar. Ishte e diel dhe kisha shkuar në shtëpinë time në Shkodër. Ishte ditë plot diell, krejtësisht pranverë. Nga të gjitha radiot e komshive dëgjoja spikerin e radios tek lexonte, për të disatën herë, tekstin e plotë të artikullit të parë në “Zërin e Popullit”. gazeta kishte dalur asaj dite me dyfishin e tirazhit të saj, pra në dyqind mijë kopje, dhe që në mengjezin e hershëm, nuk e gjeje dot askund. Ishte shitur brenda pak çasteve dhe nëpër të gjitha qoshet e rrugëve kishin ndaluar njerëzit që kishin filluar ta lexonin, pa pritur për të shkuar në shtëpi.
Jam krejt i bindur se qëndrimin e shtetit shqiptar e përkrahën të gjithë shqiptarët, edhe ata që ishin pro regjimit, edhe ata që nuk e donin atë. Unë jam rritur në një familje e cila, në dy degët e mëdha të saj, kishte dy qëndrime të ndryshme. Shtëpia në të cilën jetoja unë, e njohur si “Shtëpia e madhe” e Gjylbegajve kishte qenë që në fillim në radhët e lëvizjes nacionalçlirimtare dhe kishte dhënë tre dëshmorë, njëri prej të cilëve, vëllai i nënës, Naim Gjylbegu, ishte vrarë në Vig të Mirditës, jo nga gjermanët, por nga ballistët e Markagjonit. Shtëpia tjetër, afër nesh, dhe që njihej si “Gjylbegët tek Çinari i Hoxhë Dheut” kishin qenë në anën e kundërt dhe njëri prej tyre, u bë edhe ministër. Sidoqoftë ata kishin qenë gjithnjë të afërta për njëra tjetrën. E solla shembullin, ndoshta gjatë, për të thënë se dy shtëpitë, e mbështetën njëlloj qëndrimin e shtetit shqiptar dhe unë këtë, duke qenë “i brendshëm” e di fare mirë. Mund të shkoj edhe më tej: djemtë e dy shtëpive ishin të gatshëm, në se organizohej diçka, edhe të luftonin për Kosovën, pavarësisht se nën urdhrat e kujt do të ishin.
Nuk do të flas për reagimet në shtypin apo median e kohës. Për shumë prej tyre mund të besohej se ishte e përllogaritur gjithçka. Për një shtet të centralizuar si Shqipëria, kjo ishte e besueshme. Asnjë lloj fushate propagandistike, edhe ajo më e zakonshmja, mbjelljet e vjeshtës, nuk i lihej rastësisë, e jo t’i lihej rastësisë, një ngjarje e tillë madhore. Mirëpo sado të ishte e përllogaritur, ndjehej në deklarimin e të gjithëve se tashmë ishte gjtihçka ndryshe, se gjithçka kishte një fillesë krejt tjetër dhe një qëndrim, po ashtu, krejt më të natyrshëm. Njerëzit ishin në pritje se çfarë do të ndodhte në të nesërmen, cili lajm i ri do të vinte, dhe kjo nuk ishte shenjë e kuriozitetit, apo e mbushjes së hapësirës informative, por shumë më tepër.
Mbaj mend një rast, i cili, megjithëse është krejt i thjeshtë, përsëri dëshmon për shumëçka. Ishim në shtëpinë e mikut të tim eti, Qamil Çelës, një figurë e njohur politike e viteve 30 dhe më pas, mik i afërt i Fan Nolit, Sejfulla Malëshovës,Gjergj Fishtës dhe Ali Kelmendit. Nuk ishte përkrahës i Enverit, megjithëse e kishte njohur atë që në rininë e hershme. Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare, kishte shumë vite që ishte tërhequr në shtëpizën e tij të vogël, diku në qendër të qytetit të Elbasanit të vjetër. Po jepeshin lajmet e orës 20 dhe tashmë nuk e di, rastësisht apo qëllimisht ishte vendosur ashtu, por spikeri tha befas “Vazhdojmë me lajmet e brendshme. Sot në Prishtinë…” dhe vazhdoi lajmin.
Njeriu i moshuar lëvizi befasisht nga vendi dhe tha me një zë të gjallëruar “Oh sa mirë, sa mirë!. Lajmi nga Prishtina është lajm i brendshëm”.
Njerëzit ishin aq të përqendruar sa shihnin edhe detaje të tilla dhe gëzoheshin njëkohësisht nga detaje të tilla. Qamil Çela ishte mik i dikurshëm i afërt i Bedri Pejës. Ai ndiqte , në një hartë të madhe të Kosovës, gjithçka që shkruhej në shtypin e kohës dhe shënonte mbi të, me shkrimin e tij të vogël e të rrumbullaktë, lëvizjet më të rëndësishme.
Ishte një periudhë, kur, pa lënë mënjanë edhe ndikimin e shtetit, tek njerëzit e të gjitha shtresave, mori një hop zhvillimor ndjenja kombëtare shqiptare, ndjenjë e cila do të ripërsëritej edhe një herë në vitet e luftës çlirimtare në Kosovë. Nuk mund të mohoj se në fillimin e viteve 80, më shumë se gjithçka, ishte vënë në lëvizje e gjithë makineria e shtetit, të gjitha strukturat e tij, dhe pavarësisht nga fakti, në se kjo bëhej për ” patriotizëm demagogjik” apo ishte e konceptuar kështu (çka do e trajtojmë më tej), e gjithë kjo luajti një rol jashtëzakonisht të ndjeshëm në mentalitetin e kombit.
***
Ndodhi edhe një fenomen tjetër, i cili, krahas doktrinës zyrtare apo qëndrimit zyrtar, kishte pjesën e tij të ndikimit, në jo pak raste, edhe më të fuqishëm se vetë shteti.
Në pranverë- vjeshtën e vitit 1981 në dy anët e pjesëve shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri, regjimet e kohës, jo pa paramendim dhe jo duke ia lënë në dorë kaotizmit dhe spontanitetit, gjithçka që ata menduan se ishte më e vlefshme dhe më e pranueshme. Megjithatë, në dy anët, por në kahe të kundërta, kishte edhe reagime spontane, të cilat, ose nuk ishin menduar, ose ishin përllogaritur si diçka tjetër.
Regjimi i Beogradit he i Prishtinës solli në skenën e re të thyerjes përgjithësisht figura të vjetra politike, të cilat, dashje ose pa dashje, kishin ende ndikim dhe mendohej se, fjala e tyre do të ishte përfundimtare.
njëri pas tjetrit,në mbledhjet e mëdha të diferencimit, filluan të dalin figurat e njohura të Fadil Hoxhës, Veli Devës, Xhavit Nimanit, Sinan Hasanit, një grup gazetarësh tek ” Rilindja”, pë[r të shkuar deri tek figura groteske dhe njëkohësisht e përçudshme e Kolë Shirokës. Ky ishte skalioni i parë, ose “arsenali i rëndë” i betejës së Beogradit përmes Prishtinës. ndërsa tek skalioni i dytë filloi të dukej nëpër mbledhjet e gjata, gjithfarë sekretarësh, gjurmuesish, hetuesish, gjyqtarësh, për të shkuar deri tek thirrja patetike e një farë Dushan Ristiqi se “kurrëfarë librash nuk na duhen nga Shqipëria”. Thirrja e tij, në të vërtetë, nuk ishte asgjë tjetër, veçse pranim i disfatës dhe ankthi i së nesërmes.
Këto figura politike, që u bënë zëdhënës të pushtetit të Beogradit, nuk kishin emër të mirë në Shqipëri. Me të drejtë ata pranoheshin , ashtu si ishin, zëdhënës të regjimit titist dhe shtypës të popullit të tyre. Duke parë se cilët po dënonin një kërkesë të drejtë, ishte e natyrshme të pasurohej mendimi se , të rinjtë e Kosovës, duheshin mbështetur.
Në Tiranë ndodhi diçka tjetër. Figurat politike të kohës qëndruan në heshtje. Në fund të fundit ,qoftë edhe pa nënshkrim, kishte folur i pari i tyre, dhe njerëzit e kishin ditur se kush qëndronte pas shkrimeve të gjata në “Zerin e Popullit”. Zakonisht, kur fliste i pari i tyre, të tjerët heshtnin. Hysni Kapo kishte dy vite që kishte vdekur. Disa muaj më pas Mehmet Shehut do i nxirrte koka tym dhe do të përfundonte në një (vetë)vrasje,ende e pambyllur. Sidoqoftë, si ka pohuar shumë vite më pas Ramiz Alia, në Byronë Politike, njeriu më i ashpër kundër serbëve, ishte vetë Enver Hoxha. Jo rrallë, shfyerja ose dyshimi i tij, me gjithçka që lidhej me Beogradin, ishte deri patologjike. Pas besimit të madh që ai kishte pasur ndaj tyre, sidomos deri në tetorin e vitit 1946, kur ata kishin dashur zëvendësimin e tij me vllaho-maqedonasin Xoxe, gjithçka që do të vinte më pas do të lidhej me dyshimin e tij.
Shteti shqiptar, duke i bërë të heshtë drejtuesit e vet, të cilët për hir të së vërtetës nuk kishin as aftësitë e duhura për të folur, me përjashtimin e dy ose tre vetëve, hodhi në veprim, në se mund të thuhet kështu, ata që kishin një reputacion të gjerë në Kosovë, si mjeshtër të mendimit shkencor, si njerëz të shquar të pendës, figura mitike si Çabej apo Buda, Dhimitër Shuteriqi, Androkli Kostallari, Arben Puto, Çesk Zadeja, Dalan Shapllo, Luan Omari, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Arapi, Pollo, Jorgaqi, Jakov Xoxe. Ndërsa nuk heshti polemika zyrtare nga ana e shtetit shqiptar, njëkohësisht angazhohet tërë fuqia intelektuale e vendit, në formë institucionale dhe individuale, që nga zyrat më të larta të shtetit dhe deri tek gazetat më periferike. Radiotelevizioni i Shqipërisë dhe gazeta “Zëri i Popullit” mbajtën barrën më të madhe. Përballë kryqëzatës serbe, e cila përgjithësisht dhe kryesisht ishte përqendruar tek figurat politike në të gjashtë republikat dhe në dy krahinat e atëhershme, dolën autoritetet më të larta të mendimit dhe këta ishin shumë më të besueshëm se sa të gjithë politikanët në Prishtinë apo në Beograd. Ata ishin më të besuar jo vetëm në Shqipërinë londineze, por edhe në Kosovë.
Është interesant parathënia e shkurtër e një libri për Kosovën, i cili doli më pas dhe që u nënshkrua, si rralle herë ose më saktë, si asnjë herë nga Aleks Buda, Alfred Uçi, Arben Puto, Çesk Zadeja, Dalan Shapllo, Dritero Agolli, Dhimitër Shueteriqi, Ismail Kadare, Luan Omari, Sofokli Lazri, Stefanaq Pollo, Zija Xholi, të gjithë autoritetet më të rëndësishme shkencore të kohës, parathënie në të cilën, mes të tjerave do të lexosh:
“Shkrimet që përmban kjo përmbledhje “Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët” e pasqyrojnë drejtë dramën kosovare.
Ne nuk duam të flasim në emër të intelektualëve kosovarë. Ata dinë ta mbrojnë vetë kauzën e popullit të tyre, dinjitetin e personalitetin e tyre si njerëz dhe si intelektualë. Ata i përkasin një populli, që nuk kërkon mëshirë e lëmoshë. I përkasin një formimi kulturor historik, që i bën të jenë të papërkulur përpara dhunës, shtypjes e arbitraritetit. U përkasin atyre njerëzve, që në kohët e sotme luftojnë për aspiratat më të larta e më të ndritura të popujve, siç janë liria, barazia,demokracia e të drejtat e vërteta njerëzore…”
Nuk kishte ndodhur asnjëherë kjo, por nuk kishte ndodhur , po ashtu, asnjëherë, që njerëzit të mos i besonin korifejve të mendimit të tyre. Prandaj edhe gjithçka ishte shumë më e besuar, shumë më e prekshme dhe njerëzore. Kjo depërtoi tek njerëzit dhe nuk ka lidhje me qëllimet që mund të ketë pasur shteti shqiptar i asaj kohe.
Janë pikërisht ngjarjet e vitit 1981 dhe ndjenjat që u ngjallën atëherë tek njerëzit e zakonshëm, të cilët sollën faktin e madh, që në demonstratat e para madhore të studentëve të dhjetorit 1990, të cilat ishin kundër regjimit dhe kundër sistemit, do të lartësoheshin portretet e Kadaresë dhe të Rexhep Qosjes, si bashkudhëtarë të mendimit, e njëkohësisht edhe të qëndresës.
***
Nga ana tjetër, do të ishte pikërisht qëndrimi i theksuar atdhetar i intelektualëve shqiptarë të Shqipërisë londineze, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare në Kosovë, që do u jepte zemër njerëzve, që kishin filluar një betejë për të fituar një luftë. Kjo do e bënte më pas, njërin ndër korifejtë e lëvizjes vazhduese ilegale, Afrim Zhitinë, që jo rastësisht të kishte si emër të luftës , pseudonimin “Ismaili” dhe nipit të tij t’i vinte emrin Dritëro.
Ky ishte reagimi i njerëzve të zakonshëm. Sot, duke paragjykuar gjithçka, mund të thuhen shumë gjëra të ndryshme. Unë e kam përjetuar intensivisht atë kohë, si qytetar dhe si gazetar, jam , si të thuash pjesë e dëshmisë që vjen nga poshtë. Në se dikush, veç fjalëve, do të mund të paraqiste fakte të vërteta historike, që hedhin poshtë mendimin tim, atëherë , unë do e rishikoja atë, por kam qenë pjesë e demonstrimeve spontane atdhetare të njerëzve të zakonshëm dhe të intelektualëve shqiptarë, për të cilët Kosova ishte një gjë e shenjtë. Jo rastësisht, në janarin e vitit 1991, e para organizatë atdhetare që krijohet në qytetin e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë , ishte organizata “Kosova” dhe jo rastësisht unë u gjenda si njëri ndër themeluesit e saj.
Megjithatë, e gjithë ajo që ka ndodhur në Shqipëri, për vetë kushtet e sistemit dhe centzralizimit , kishte lidhje me shtetin shqiptar. Nuk mund të përceptosh sot se mund të bëhej diçka, qoftë edhe e zakonshme dhe të dilte jashtë strukturave të ngritura, që shtriheshin nga selia e Komitetit Qendror dhe deri tek njësitë më të parëndësishme.
Shteti shqiptar nuk mund të heshtte para ngjarjeve të vitit 1981. “Përkrahja e shtetit shqiptar për protestat e popullit në Kosovë ishte pjesë e detyrës së tij. Nga kjo detyrë ai nuk mund të shmangej, përveçse duke vënë në dyshim zotimin e vet kombëtar. Ose duke deklaruar dobësinë e pafuqinë e tij”- do të nënvizojë studjuesi i njohur Shaban Sinani. Kjo është edhe e vërteta. Në se shteti shqiptar do të kishte heshtur , ai do të kishte humbur njëkohësisht edhe çfarëdo lloj vlere në vetë popullin e tij, kur për më shumë, nuk kishte qenë hera e parë, që shteti shqiptar, kishte hyrë në polemike të tilla me shtetin jugosllav. Megjithëse që nga viti 1974 vazhdonte një farë heshtje polemike, kishte pasur vite të tjera, të mëhershme, në të cilat shteti shqiptar ishte angazhuar me të gjithë potencialet e tij.
Pra kjo nuk do të ndodhte për herë të parë.
Si është vënë në duke nga disa studjues, në vitet e fundit, jo pa qëllim, nganjëherë edhe nga vetë shkalla e njohjes apo e përjetimit, në letërsinë politike , është përhapur mendimi se shteti shqiptar i periudhës komuniste dhe vetë Enver Hoxha i shfrytëzuan ngjarjet tronditëse dhe të përgjakura të Kosovës ” për të krijuar vlerat e një patriotizmi demagogjik ose të një patriotizmi të rremë”.
Ka të paktën dy arsye të rëndësishme për të besuar se e gjithë ajo që u ngrit dhe u bë gjatë vitit 1981 dhe më pas, nuk kishte qenë një patriotizëm i rremë.Së pari, është rasti të krahasohet përmbajtja e debateve publike të shtetit shqiptar, me pjesën e pashfaqur të kësaj polemike, e cila gjendet kryesisht në ditaret e Enver Hoxhës dhe në protokollet e mbledhjeve të byrosë politike. Nga ky krahasim del se udheheqja e lartë e shtetit komunist, edhe në biseda të brendshme, si në mbledhjet e byrosë apo të sekretariatit të komitetit qendror, ka diskutuar me të njëjtat teza. Mund të besohet se kjo udhëheqja nuk ka dashur ti bëjë vetvetes edukatë patriotike apo të krijojë për veten patriotizëm demagogjik.
Së dyti, pikërisht në këtë periudhë shteti shqiptar e merr shumë seriozisht konfliktin për Kosovën dhe ndermerr veprime në fushën diplomatike. Kësaj periudhe i përket nisma e E.Hoxhës për të krijuar zbutjen e tensioneve me fqinjët jugorë, por edhe viziton Shqipërinë , njëra nga figurat më të njohura të politikës gjermane, Shtraus. Gjermania kishte të njëjtin problem si Shqipëria, ndarjen e saj, gjë e cila, megjithëse kishte ndodhur më vonë, shihej si një mundësi më e largët. Sidoqoftë politikanët gjermanë e kishin të domosdoshëm një precedent të tillë në Europë, pra një ndryshim të kufijve të pasluftës së dytë botërore, kjo do të ishte një lehtësi e rëndësishme për to, dhe askund tjetër nuk mund të krijohej një precent i tillë, më lehtë se në rastin shqiptar.
Unë nuk e di se si kanë rrjedhur punët në takimet e veçanta, qoftë edhe në dyshe apo treshe , në njësitë e larta të shtetit shqiptar. Nuk e di në se janë marrë vendime të fshehta dhe fakt është se , megjithë ndërrimet e pushtetit dhe të sistemit, çka ishin jetikë të ndërroheshin, ende nuk kanë dalur dokumente të tjerë, veç atyre që njiheshin që asaj kohe ose pak më vonë. Nuk e di në se atë që shfaqte në publik Enver Hoxha, dashurinë e tij për Kosovën, e kishte të sajuar apo të vërtetë. Kam qenë rastësisht në një takim të tij me motrën e Xhafer Spahiut, antar i udhëheqjes së lartë të shtetit shqiptar, i cili, në mos gaboj, kishte prejardhjen e tij nga Gjakova.Edhe e motra e tij sapo kishte ardhur për vizitë tek ai. Me sa duket ata po shkonin ti uronin ditëlindjen Enver Hoxhës dhe u takuan në një mjedis ku ishin edhe disa gazetarë.Enverit i tha dikush se Xhafer Spahiu po vinte me motrën e tij, nga Kosova, të ciln kishte disa vite që nuk e kishte parë.Enveri i u afrua asaj, hapi krahët e mori mes tyre dhe i tha “Motra ime, po vdes pa e parë Kosovën”. Gjithshka mund të kishte qenë shfaqje, por në fgakt, kur deshëm ta botonim këtë fakt, nuk e lejuan, duke arsyetuar se kjo ishte diçka vetjake e jetës së udhëheqësit. Pra, unë i takoj atij grupi njerëzish që nuk mund të marr askënd në mbrojtje dhe as nuk mund të fajsoj dikë. Unë përpiqem ti sjell faktet ashtu si i kam përjetuar, pa bërë komentin e tyre, sepse, në raste të tilla, si janë ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë, gjithshka do të ishte e tepërt.
Megjithatë nuk është e tepërt të analizohet qëndrimi i shtetit shqiptar në këtë periudhë.
(Vijon numrin e ardhshëm)
Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Bedri Shit prralla qysh tka mesue partija Une duke e lexue me vemndje kete artiukul arrijta ta njof ma mire pak Bedri isllamin Apo ma mire te quhej Bedri Gjylbegasin ! Hajt djali i nanes gjylbege Mos e permend baben gisht tullum qe partija e ngiu plum dhe ty te bani ngjylbeg per tjau ruejt oborrin si qeni i jovanit Radisavin !Eshte e padurueshme Bedri gjylbeghanja e partise se
punes se flliqenise te flet per kosoven Ti LPK-ist qe
e paske dashte kaq shume kosoven dhe te zgjodhen
kryetar Pse nuk u tregove patriot ne veper me dale
qofte me nje pushkalle ne kohe lufte Ka pase patriot
qe ka dale ne mbrojtje te kosoves me arme ne dore
Na kosovaret e dijme Qe Ti Bedri ki Rrue pare te
vendlindjes qe atehere ethej prej jush dheshehelo milloshve nga ana tjeter Ti ntishe kane burre nuk ishe
ba sherbetor i vrastarve teZenel Zullumit !
Trus mos e permend kosoven Bedri ka fillue edhe
BEdri te gjith ata qe duan ta njofin mire te verteten
le Ti lexojne shkrimet e a gazetarit atedhetarit
Jusuf Ferizi Fjalen e shkrueme e ka bedem qe nuk
livrite e se rrezbite koha !
Ishte e domosdoshme ne 1990-1991-1992 qe Enver Hoxha ta zbrisnim nga Olimpi ne Toke.
Sot ne 2019 ai eshte ri-ngjitur vete nga varri ne Olimp per shume aresye ..qe do permend vetem dy:
E PARA:
Thuhet se Enveri na izoloi nga Europa….PO SOT qe ka 30 vjet qe Europa po tall lesht me ne dhe ka filluar dhe qeveria e Trampit te talle trapin me ne
.
E DYTA
.
Thuhet se Enveri e shiti Kosoven….PO SOT ? me amerike & europe pas bythe Kosova eshte gjysma gjel e gjysma pule se kur shikoj kete” shume zhurme per asgje” ne lidhje me trekendeshin Tirane-Prishtine-Beograd mendja me shkon per dy gjera kryesore:
A
Deklarata e nje politikani te larte serb qe tha tekstualisht : Nqs do ta dinim qe kosovaret do te abuzonin me “kosova republike ” sic vepruan pas vitit 2000 ne do ja kishim plotesuar kete kerkese qe ne 1981..
B
Shume koqevare ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste& elezbiberiste kane 50 vjet qe na cane bythen (mos na falni per shprehjen) qe Enveri ja la Kosoven Titos ne 1945-1946…Kur dihet qe shqiperia atehere ishte me financa zero dhe 90 perqind e vendit me 980 mije banore ishin malarike-analfabete-anadollake…dhe fazhizmi e kishte bere kete “dhurate” ne fund te fundit
KY JANE FSHEHUR KETO
koqevare
ibrahimfuckrugoviste
& xhaferrdeviste
& elezbiberiste
qe pas 1992 jane vene ne dore te sali satanait….pse nuk shkoi dhe nje here te vetme sali bisha te “fshati i gruas” ne Beograd por ja lane “dobicin” rames??
Si ka mundesi ne 2016 akoma Kosova eshte “GJYSMA GJEL DHE GJYSEM PULE”
Duke patur aleate:
1-Ameriken
2-Angline
3-Gjermanine
4-Italine
5-Turqine
6-Francen
7-vendet nordike
8-vendet e beneluksit
9-BE
10 NATO
11-Shqiperine..etj etj
…………………..
a duhet te vazhdojne kanibalizmin kundrejt enver hoxhes per kosoven te ketyre ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste & elezbiberiste dhe andreastefanisteve..
…
a mos duhet ti japim nje medalje enver hoxhes qe beri zgjidhjen e duhur kompjuterike me kosoven..dhe i la te vet-vendosnin me Titon sic bene realisht dje dhe sot..qe lufta mesh shqiptaresh eshte me e eger se ajo midis shqiptareve dhe serbeve??
Eshte qesharake te mohohet qendrimi pro-Kosovar i Enver Hoxhes (aq sa e lejonin kornizat diplomatike dhe ideologjike dhe konjunkturale-politike te periiudhes se sundimit te tij.
Askush deri sot, ne nje shekull shtet te pavarur shqiptar, nuk mund te krahasohet me te per sa i perket kontributit per unitetin kombetar dhe sidomos per konsolidimin e pozites diplomatike te Shqiperise per gjysem shekulli.
Ishte ai konsolidim gjysemshekulllor qepo e ben te deshtoje agresioni politik, kulturor e fetar grek, qe ka lejuar kjo klase mjerane politike e pardesybardheve qe vuri Ramiz Alia ne krye te shqiptareve.
Eshte qesharake te mohohet qendrimi pro-Kosovar i Enver Hoxhes (aq sa lejonin kornizat diplomatike dhe ideologjike dhe konjunkturale-politike te periiudhes se sundimit te tij.
Askush deri sot, ne nje shekull shtet te pavarur shqiptar, nuk mund te krahasohet me te per sa i perket kontributit per unitetin kombetar dhe sidomos per konsolidimin e pozites diplomatike te Shqiperise per gjysem shekulli.
Ishte ai konsolidim gjysemshekulllor qepo e ben te deshtoje agresioni politik, kulturor e fetar grek, qe ka lejuar kjo klase mjerane politike e pardesybardheve qe vuri Ramiz Alia ne krye te shqiptareve.
Ky BED=RIU si nuk e kupton qe eshte nje grafoman i bajatshem….Na u be tamam si BALLIU Ii gazetes 55….
Mister Besim & more
…….
.Eshte e vertete qe pardesy-bardhet e Ramiz Alise u vune ne loje nga dhjetori 1990 deri ne 2 prill 1991 ,date ne te cilen pardesy-bardhet dorzuan pardesyte e Ramiz Alise dhe veshen xhupat e zinj te Elez Biberit dhe Rajersoviqit qe ershen nga vendkomanda e Beogradit…
Dhe ju Besimat e leshit nqs nuk kuptoni keto2 fakte si me poshte ose jeni njerez me bisht ose jeni populli me frikacak ne bote
_____________________________________
FAKTI # 1
Ne qofte se duhet filluar dueli Izethaxhia VS sali berisha duhet te sqarohet kjo deklarate tronditese e Izetit qe duhet;
ose Amerika te kerkoje falje dhe demshperbleje shqiptare dhe Izeti te shhpallet hero Kombetar..
.
.
ose rraseni brenda Izetin dhe shpallni Hero Jo vetem Sali serberishen por elez serbiberin:
SUPER-DEKLARATA IZETIT:
Kur te deklasifikohen dokumentat e mevonshme te CİA per agjenturen serbe ne Shqiperi, te jeni te sigurte se mbi 90 perqind e te arratisurve politike qe kaluan nga Jugosllavia, qendruan aty, dhe me vone u shperndane ne vende te ndryshme te botes, ishin bashkepunetore te UDB serbe. Edhe ne fillimet e demokracise, shumica e atyre qe na u serviren ne krye te partive politike, ishin agjente te dyfishte te Sigurimit te shtetit te klanit pro serbe dhe UDB serbe. Keta persona u seviren edhe nga CIA ne te cilen dominonin klanet proserbe me ne krye Dejvid Philips dhe Kristofor Hill.
Edhe zgjedhja e amasadorit te pare Amerikan te Rajersonit qe vinte nga Beogradi ishte ne funksion te kesaj agjenture. Lidhjet farefisnore te Sali Berishes me Elez Biberaj nje pinjoll i nje familje qe kishte qendruar me vite ne Mal te Zi pas arratisjes, ishte perpunuar dhe derguar ne Amerike, ben qe i zgjedhuri i agjentures serbe ne krye te PD-s te ishte Berisha. Pastaj futja nen kthetrat e agjentures serbe te PD-se ishte aq e dukshme dhe pranishme, sa po te mos ishe pjese e kesaj agjenture apo te mos kishe mbeshtetjen e saj, kurre nuk mund te beje karriere ne PD. Kete e paten kuptuar edhe ‘mocionistet ‘ e perzene nga PD -ja, aq sa moren rrugen per ne Beograd me shprese se mund te ndihmoheshin per te rrezuar Berishen, por ai ishte nje bir i devotshem i majkes Serbi. Biles . Shih Kosoven, Maqedonine dhe shih Shqiperine, shihi politikanet shqiptare dhe perkrahesit e tyre se me çfare merren e çfare thone. Ore njerez kur do ta kuptoni se e keqja jone eshte: Serbia dhe marionetat e saj qe kemi shumice ne politike. Pa i pastruar keto marioneta kurre nuk do kemi mundesi te bejme shtet, lere pastaj te bashkohemi.
Po te presim sa te deklasifikoje CİA dokumentet sekrete te kesaj periudhe pas 70 vjetesh, na mori lumi.
Tradhetaret kane dale haptas si ne Shqipri, Kosove e Maqedoni, kush nuk bashkepunon te beje shtet, kush ngazellehet per shkaterrimin e tij, kush bashkepunon me serbet e jo me vellezerit e vet per te bere shtet e qeveri, ata jane marioneta serbe.
_________________________________
…
FAKTI# 2.
Por ajo qe i ve vulen se Elez SERByberaj ishte regjizori i asaj masakre akuzohet direkt nga Izet Haxhia qe jo vetem e quan te iimplikuar familjarisht me UDB por dhe BOSSI i Azem Hajdarit me banden e Tropojes (komiteti i maleve) qe pas dy prilli 1991 i nxorren uje te zi atij vendi::
JU LUTEM
1000000000000 HERE JU LUTEM LEXONI KETO DEKLARATA TE PABESUESHME TE IZET HAXHISE:
___________________________
JU FLET IZET HAXHIA
.
(si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
__________________
Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
“Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
.
Nga sa me siper nese ka DEMOKRACI DHE MORAL ne planetin e Tokes shteti amerikan dhe shqiptar duhet te formojne nje TASK FORCE per te ballafaquar IZET HAXHINE ME ELEZ SERBIBERAJN.
.
Nese Izeti ka mashtruar duhet te denohet si i tille dhe te perplaset ne burg..
.
Por ne rast se keto qe thote Izeti jane te verteta qeveria dhe drejtesia amerikane duhet qe pasi ti kerkoje falje shqiptareve per gafat dhe krimet e saj ne 2 prill 1991 dhe disa krime te tjere berishiste duhet te coje prapa hekurave islamikun e serbizuar Elez Byberaj qe eshte kryearkitekti i 2 prillit 1991 dhe Sali Berisha i Vertete i Amerikes…
Epilog:
Nese bashkesia nderkombetare kryesisht Euro-Amerika nuk i heq litarin serb nga qafa kombit shqiptar dmth Saleh Elez Biberishen nuk ka kuptim as aderimi ne Nato dhe as gjysem clirimi i Kosoves.
..Nuk eshte e rastit qe qeveria dhe mediat amerikane ne 1981 e mbyllen sqepin per KRIMET SERBE se Jugoserbia dhe Amerika ishin Motra Besnike..
Keto jane thjeshte kujtime te nje ishgazetari, te asaj kohe, qe i percjell ato(kujtimet) me nje fryme publicistike; dhe une e mbeshtes publicistiken e Islamit pasi perkon tamam edhe me kujtimet e mia te asaj kohe, 1971-1987, per ngjarjet ne Kosove. Nese dikush do te botoje te plote dhe ne evoluim platformen e Byrose Politike… per Kosoven, atehere steka e kujtimeve do te mbetet shume e ulur krahasuar me orientimet, strategjine e Platformes Byrose Politike per Kosoven… .
Nastradini qante kur shkonte tateposhte sepse, e priste e perpjeta. Kurse shqiptarokosovaretcamet… dime vetem te zgerdhihemi e te kafshojme njeritjeterin, edhe te vdekur sic jemi, tamam si perbindeshat e tepashpirt.
Shqiptare: ne lufte per vrasjen e Shqiperise te jeni gati.
Gjithmone gati jena ken, ska nevoje me bertit – bre zotni.
“Ballistët e Markagjonit”! Ju që mallëngjeheni nga shkrimet e këtij koqes. Markagjonët nuk i vinte në rresht Balli Kombëtar, ishin parti më vete. Një katunar si bedri islami nuk mund ta kuptojë këtë.
Ju lumtë Bedri për këto shënime të sinqerta ku të bardhës i thuhet e bardhë dhe të zezës e zezë. Ka ardhur koha që e kaluara jonë të shikohet objektivisht dhe jo me syzet e errëta të ndonjë publicisti si Fevziu apo pseudohistoriani si Butka, ose në të kundërtën, me syzet rozë të ndonjë veterani të thekur enverist. Një gjë është e sigurt dhe e pranojnë të gjithë historianët seriozë, si të huaj, si psh. R. Hibert e J. Petifer, ashtu dhe ndonjë studiues apo diplomat shqiptar si V. Çami e U. Hoti, se Enver Hoxha ishte gjithsesi një diktator komunist, mirëpo njëkohësisht dhe një nacionalist i skajshëm. Por jo edhe një aventurier i papërgjgjshëm siç ishte psh. gjenerali nacionalist argjentinas Galtieri që i shpalli luftë Britanisë. Pozicionimi i tij pro-kosovar dhe antijugosllav me 1981, siç analizon Viktor Cami, e penalizoi rëndë ekonominë e shtetit shqiptar. Po të mos kishim fituar 18 vjet më vonë, ky pozicionim i shtetit shqiptar sot ndoshta do të quhej një aventurë. Mirëpo fakt është se procesi i filluar me 1981 përfundoi me 1999.
M.q.se kam qene deshmimtare e asaj kohe permend vetem shkrimet e perditcme ne gazeten e Z:P. per ngjarjet ne kosove ne vitin 1981 e tutje .Botoheshin gjithmone ne faqen e fundit qe ishte dhe e rezervuar per lajmet e jashtme ,Asnjehere ne faqen e pare si nje lajm i fundit dhe primare . Dhe autori i kujtimeve te mesiperme shkruan per “lajme te brendshme ” :Mos ngatarron kanalin e radios ???? Sepse fliste dhe radio e Prishtines shqip .Dhe per vete duke mos qene ne kolltuket ( postet ) e Hoxhes e te Shehut si fillim kam menduar se cfare kerkojne e cfare i mungojne kosovareve kur familja ime e mbare populli me muaj filluam te jetojme me tollona ( flasim gjithmone per vitin 1981 ) , Dhe ne te njejten kohe me erdhi mendimi se kjo proteste dasht Zoti e perhapet sa me shume qe te vinte deri ne pragun tone qe te na zgjidhte prangat e zgjedhjes tirane te sitemit monist e shtypes te Tiranes .
o rita
nuk them se ka qene sistem Enverit i mire por ai u vu nga konjktura te jashtme dhe detyra e udheheqesve te kohes ishte ta kalonte me sa me pak dhembje..aq me shume kur greqia serbia na bene presion 40 vjete duke patur ameriken dhe angline pas bythe
,,
Sa per Titon akoma serbet po paguajne haracet e tij
Kqyre bre !!
:::::
Serbia ende e mbytur në borxhe nga koha e Titos
(Hronika – TANJUG | Srbija.. 09/02/2019)
Qytetarët e Serbisë do t’i paguajnë borxhet nga koha e Josip Broz Titos edhe për 22 vite, duke pasur parasysh se këstet e fundit nga vitet e shtatëdhjeta e të tetëdhjeta arrijnë në vitin 2031 e 2041, ndërsa borxhi i përgjithshëm i kohës së ish-Jugosllavisë është më i madh se 2,7 miliardë euro,,,,,ect
JBT ,
Ti argumentin e fjalve qe i shkruan i ki trillim e rrena!
Axha i babes e kishte nje vella nga nena ne Shqiperi
Deshironte ta vizitonte por ate kohe ishin plot telashe
per ta vizitue shqiprine Ato telashe vinin nga pala shqiptare Me shume mundime e muer lejen dhe u nise
Bile deri ne kufi e kam vozite me veture time atehere!
Pasi mberrijne ne familje te vellaut kuptohet rritet gezimi
Por dhuratat ia kishin nale ne kufi dhe dhe mixha Tal
ishte ndij keq Nejse ne mbremje i vijne kojshi e dashamire te vellaut per ta bere nje neje bashk me
Musafirin vellaun Tal Kosovari Pritja e ngroht thoshte
axha por i vinte era skamje ! Pase darke po e vesin
dashamirte Tal, cka ki prej gjallnije ? Tali shkurt u tha
po po e kam idaren jo ligsht ! Tal kallxona krejt cka ki
prej gjallnije Tali ia nisi e po ua flet te verteten Po
i kam ngat 30 hektar toke te punueme , i kam nja 35
copa lop plleja , i kam nja 80 krere dele plleja Kam
takam per ta punue token , Traktor me tana almiset ,
Kosaqoqice , rrotofejz , gerbuje , prikolice Po e kam edhe kombajnin , Nje kamjon , dhe dy vetura i kan djemt
I kam 6 djem tre punojne ne pune shteti e tre merren
me bujqesi Jemi te gjith nbashk ; une jam zoteshpije
Shtepine e kemi marue te re Veq kullen e gurit e kam
te vjeter qe ma ka lane gjyshi ! Tali tuj fole dashamiret
e pranishem po e prekun me brryla njani tjetrin dhe
bukur tmadhe pershperitin Eu po cko rrejka Plaku !!!!
Tali i nine dhe ndihet keq ! dhe e nale muhabetin !
Qohen dashamirte e Miftari jet veq me vellaun
dhe Vellau i thot: Tal mos fol cka ki prej gjallnije se
na del telashe ha ha ha Te nesermen punetori i sigurimit te shtetit E aqikon dhe i thot Tal , kur te vijne
vizitort mos fol per kapital cka ki se na nuk pranojme
propagande ! O pasha tmadhiun Zot krejt sahi kam
fole e bash sen skam rrejte i thoit Tali Qyre je plak
nuk po te nguci Mos fol Ma se ntishe i ri qetash tkisha
qite jasht kufini ! oho hoh Ma b re burre se qe rrafsh
40 vite se kam pa vellaun Nejse Tali pasi kthehet
te shopija Vellau i thot Tal Ketu eshte shqipni
Mos fol ma se po kujtojne qe po rrene E ti A e din
Bre tal qe mue mu ka deshte me lajmerui qe kam
musafir Per me e marre tallonin per sheqer e per
kafe e per ushqime shtese ! Eh si mund na
kosovaret te flasim me ju Ky tregim eshte i sakt
dhe ka ndodhe ne vitin 1980 Andaj mos folni ju
per kosoven se sen nuk dini ! EDhe dy fjale Ne vitin
1945 me reforme agrare Serbija e ka popullue me serb
aardhacak kosoven ! Kushtet uzorpim i tokave shqiptare
Ndarje te asai toke krejt ne forme drejtkandeshe
nga 10 deri 15 hekltar dhe atra ardhacak jan quejt
Naselenika Shtepijat iau kan marue angari shqiptaret
dhe ata ardhacak per nje kohe deri 10 vite nuk kan
pase te drejt me e shite ate toke Token e pasunin
qe e kan pase prej vendit kah kan ardhe nuk e kan hupe
po e kan majte Dhe me keto kushte te gjith te punesuar
me privilegje kan jertu deri sa i kan ber nga 10 vite
Pastaj kan fillue ti shesin tokat shqiptarve Pra shqiptaret
i kan ble tokat e veta Po me keto kushte filluen te rrallohen ardhacaket Edhe pes gjasht vite mos te
beheshin demostratat e 81-shit As per ilaqi nuk do gjeje
serb ne kosove Pase demostratave prap shqiptaret
kishin telashe per token e tyre te bleme prej ardhacakve
se pse qeverija serbe iangazhonte te ankohen qe
me presion i kan shite tokat dhe prap bshqiptaret denoheshin per tokat e tyre te bleme dhe duhej
serbve te shperngulur edhe nje ndryshim me ua pagu
Pra demostratat kan prue rezulltat qe shqiptarve
tu keputen te drejtat Keshtu deri sot dhe kurr nuk jemi
rahat me kojshi shki Pa krah nuk fluturohert !
or antishqiptar
ka patur nje fare shterngimi per ushqime nganjehere per mish-veze-kafe-djathe-qumesht qe me shume vinte era sabotim se vetem me nje skode me rimorkio me baker blister te konvertohej ne veze furnizohej Tirana per 5 muaj..
.
Sa per sheqerin kurre nuk ka patur tallon por vetem kufizim aq sa ishin nevojat normale..
.
E shikoj sa i lumtur qenke qe paska vuajtur Shqiperia atehere…..
.
.
Behen te urryer ata kosovare qe shesin mend me bolet e Titos..harram !
Hajde rren hajde, Titist i flliqur, te tillet i ka dergu UDB ja per te ber Propagande ne menr te vizitave “Vllazrore”