Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha tha se vendi ynë bashkë me SHBA si bashkëpenëmbajtëse për çështjen në Ukrainë do të përgatisin një rezolute për Këshillin e Sigurimit për të dënuar agresionin rus.
“Shqipëria dhe SHBA po përgatisim një rezolutë që do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit për të dënuar atë që po bën Rusia”, tha ambasadori në Opinion.
Sulmi rus për të bombarduar Ukrainën mëngjesin e sotëm ka kapur në befasi edhe vetë SHBA dhe aleatët perëndimor, pasi ndërsa ato ishin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB pikërisht për të diskutuar për zgjidhjen e kësaj krize, janë njoftuar se tashmë lufta kishte nisur.
Rusia kishte bërë bombardimet e para në Kiev dhe disa qytete të tjera të rëndësishme.
“Ne ishim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB për të diskutuar për krizën, kur morëm vesh se lufta kishte nisur”, tha ambasadori
a.m/dita

Bravo per Zotin me cil do ta kishte mbajtur penen SHBA po mos ishte ky shqiptari,