Shqipëria dhe Turqia do të marrin 1.2 miliardë euro për anëtarësimin në BE

Elton Tafaruci

Bashkimi Europian po planifikon një paketë ekonomike për vendet si Shqipëria dhe Turqia për të rritur shanset që t’i bashkohen familjes europiane.

Janë më shumë se 1 miliardë euro që do të përdoren për Turqinë dhe Shqipërinë që të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Paratë janë pjesë e një pakete të BE-së për të ndihmuar këto vende përpara se të bëhen anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian.

Këto para do të përdoren për të luftuar korrupsionin, për të rritur buxhetin ekonomik të shteteve dhe për të rritur barazinë gjinore.

Përveç Shqipërisë dhe Turqisë, shtete të tjera që do të përfitojnë fonde nga Brukseli për të bërë reforma para anëtarësimit në BE, janë Bosnja, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.

Share This Article
1 Comment
  • “Shqipëria dhe Turqia do të marrin 1.2 miliardë euro për anëtarësimin në BE”
    eh ju të hiqni kapakun e kokës!!e filloni me 1.2 miliardë për turqinë dhe shqipërinë dhe e përfundoni se nga këto 1.2 miliardë do të përfitojë tërë bota”janë Bosnja, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.”
    a ju funksionon llogjika mor debila??mund ¨te shkruani ndonjë mendim të lidhur,llogjik??
    apo jeni mësiar me ato chat-et kun fjalia më e gjatë është me tre fjalë??e katërta nuk arrin të lidhet llogjikisht me tre të parat,sepse nuk jeni në gjëndje të bëni më shumë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *