Shqipëria do përballet me mungesa të mëdha të ujit pas 2020-­ës

Dita

Shqipëria rrezikon që të përballet me mungesën e ujit. Ky është paralajmërimi që vjen në një raport të ri nga Instituti Botëror i Burimeve, citon “The Telegraph”.

Autorët e raportit kanë gjetur 33 vendet që do të përballen me “mungesën e jashtëzakonshme të ujit”, nga viti 2040.

Mes tyre renditet edhe Shqipëria. Vendi ynë, sipas këtij raporti, mban vendin e tretë mbas Botsvanas dhe Estonisë, që pritet të shohin rritjet më të mëdha në mungesën e ujit gjatë viteve 2020 dhe 2040.

Vende të tjera, duke përfshirë Tajvan, Eritrea dhe Madagaskari, do të shohin shkatërrimin e presionit të ujit. Autorët e raportit i bëjnë thirrje qeverive që të “vihen përpara planeve të forta të veprimit për klimën kombëtare dhe të mbështesin një marrëveshje të fortë të klimës ndërkombëtare”.

1

Share This Article
13 Comments
  • Ky lajm me duket lajmi me kot sensasional qe mund te kem degjuar ndonjehere, te pakten per Shqiperine.
    Medemek, ne qenkemi ne Afrike apo Sahara.
    Por kur ne qe po “lundrojme” mbi uje jo vetem per fryme popullsie, per shkak te burimeve shekullore dhe jo te reshjeve sporadike, sipas ketij instituti te famshem boteror, po te tjere qe jane vende ku ujin natyra ua ka dhene me “pikatore”, valle si e kane parashikuar keta mjeshtrat?
    Na jane qepur si Skenderbeu turqve.
    Gjithe keto “lajme” appo psallme pesimiste. Njeri parashikon qe Shqiperia dhe 10 vjetet e ardheshme do jete vendi me i varfer ne bote, keta myteberet qe ja fusin kot thone se nuk do kemi as uje dhe plot qelbesirlleqe qe i japin si lajme.
    Po mire sa bukur na vlersokan per burimet ujorre sikur ne te jemi Australia apo gjithe ballkani,ndersa kur vjen puna si siperfae shteti yhone nje te vertet qe jemi sa nje pike uji, po te tjeret, apo ne na ja veçuar me thike perendia dhe natyra bashke?!!!

  • Shqiperia noton mes ujrave dhe do të përballet me “mungesën e jashtëzakonshme të ujit”, nga viti 2040? Shume e cuditshme. Apo do te mbese pa uje sepse do te prishet rrjeti i shprendarjes? Po ai shkaterimi i presionit te ujit si eshte, a di te ma shpjegoje kush?

  • Ky lajm me duket lajmi me kot sensasional qe mund te kem degjuar ndonjehere, te pakten per Shqiperine.
    Medemek, ne qenkemi ne Afrike apo Sahara.
    Por kur ne qe po “lundrojme” mbi uje jo vetem per fryme popullsie, per shkak te burimeve shekullore dhe jo te reshjeve sporadike, sipas ketij instituti te famshem boteror, po te tjere qe jane vende ku ujin natyra ua ka dhene me “pikatore”, valle si e kane parashikuar keta mjeshtrat?
    Na jane qepur si Skenderbeu turqve.
    Gjithe keto “lajme” apo psallme pesimiste.
    Njeri parashikon qe Shqiperia dhe 10 vitet e ardheshme do jete vendi me i varfer ne europe, keta myteberet qe ja fusin kot thone se nuk do kemi as uje dhe plot qelbesirlleqe qe i japin si lajme.
    Po mire sa bukur na vlersokan per burimet ujorre sikur ne te jemi Australia apo gjithe ballkani,ndersa kur vjen puna si siperfaqe shteti thone nje te vertet qe jemi sa nje pike uji, po te tjeret, apo ne na ka veçuar me thike perendia dhe natyra bashke?!!!

  • Lajme te pa besueshme ! Cfare thote konkretisht qe duhet ta besojme qe Shqiperia do te perballet me mungesen e ujit te pishem ?
    Po u tha liqeni i Ohrit, i Shkodres, Fieres, Bistrica, Butrinti etj atehere kur ti shoh me syte e mi do dyshoj jo besoj per keto lloj lajmesh apo informacionesh bajate qe japin ca pijanec neper bote.

  • Duket e pabesueshme. Shqiperia eshte e pasur me rezerva ujore. Thua, keqperdorimi I tyre, do te sjelle SHTERIMIN E MADH?!

  • Uji,- Ky lajme eshte prej atyre qe duan te krijojne frike dhe te nxisin braktisjen e vendit.Si eshte e mundur qe Shqiperia do kete krize per ujin dhe greqia,qe eshte shkembe e gure,do ti jap uji janullatusi!!!

  • Po eshte e vertete .Shqiperia do te behet vendi ku do na turren per te blere uje .Dhente Zoti te kemi nje Qeveri qe tua shesi me flori litrin .

  • GAZETE E GAZETARE DALLAKUKE

    Qenkan te pangopur ne gojemutshitje keta pupace kosovare te mbushur me urrejtje ndaj shqiptareve. Edhe ne raste te tjera “lajmet bombe” te servirura nga qelbesira te tilla ishin te mbushura me vrer ndaj nesh.

    DITA duhet te jete me e kujdeseshme ne ripublikimin e çdo “fergese” te bere nga keta pisanjose pseudo gazetare, por edhe duhet t’u pergjigjet me monedhen qe meritojne.

    Shqiperia, sipas studimit te ketij instituti, renditet nga vendi i 63-te ne 2020-ten deri ne te 49-tin ne 2040-ten. Dhe behet fjale per nje perllogaritje mbi rritjen e nevojave per uje si nga rritja e popullsise, per pasoje edhe ne bujqesi e sektorin industrial.

    Ne sitin online: http://www.wri.org/blog/2015/08/ranking-world’s-most-water-stressed-countries-2040 – eshte publikuar edhe nje file ne excel qe mund ta shkarkoje edhe gjyshja serbe e pronarit te qelbesires se quajtur “Telegraph” !

    • Jo Xume,
      Jo Vezhguesi F. Jo Zoro. Jo Era.
      Nuk eshte lajm i gabuar, as genjeshter, nuk ja fusin kot.
      Eshte politike.
      Pregatiten kushtet qe ne giro te 5-6 viteve te mbetemi me
      shume pak uje. Italia ka nevoje immediate per ujin e pishem,
      e natyrishte do ta marre gratis ( o quasi ) nga colonia “moderne”.
      Ashtu sic ka bere e ben me energjine.
      Doni apo nuk doni te futeni ne Evgrope ?

  • Si ekspert i fushes prirem te besoj qe ky lajm edhe pse me pak politike dhe gabim (uncertainty estimation) eshte i vertete. Lexoni pak literaturen shkencore. *Water scarcity is becoming a real threat to the sustainability of Mediterranean countries.* Kete e gjen ne me shume se 2000 publikime shkencore. Shqiperia ben pjese ne zonen me te ndjeshme te rreshjeve ne zonen e Mesdheut. Mos jetoni akoma me perrallat e gjyshes qe do kemi uje, qe do kemi burime energjitike kur ne kete vend te mallkuar asnje insitucion ska bere nje vleresim te situates.

      • Vetia e Shqiptareve (pensionistet e DITA) e analfabeteve funksionale nuk eshte te merren me faktet e fenomenet po me fjalet. Crendesi ka do jete i 63, 43, i 5 apo 100, rendesi ka qe Mesdheu do te preket nga thatesira e me ligjin e xhungles fiton me i forti. Shqiperia eshte xhungel e spo ben nje hap perpara ketyre fenomeve, pervecse mijera ha po priten cdo vit. Diplomen e kam marre te lisat jo te plepat ;)..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *