Nga viti 2016 deri në vitin 2018, Shqipëria do të ketë gati dhe do të përgatisë një kompani “deployable”, pra të lëvizshme, dhe brenda 4-5 ditëve nga momenti kur mund të ketë nevojë do të jetë gati për t’iu përgjigjur pozitivisht të gjitha thirrjeve të Aleancës.
Deklarata u bë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë një takimi me zëvendëskomandantin e Forcës Tokësore të NATO-s, gjeneral lejtnant Ed Devis, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë.
Ministrja Kodheli e njohu ushtarakun e lartë të NATO-s me reformën e bërë në Forcat tona të Armatosura, si dhe me angazhimet e marra në këtë kuadër.
Nga ana e tij, gjeneral lejtënant Ed Devis, vlerësoi kontributin që Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura kanë dhënë në operacionet në kuadër të Aleancës, si dhe vlerësoi maksimalisht sidomos kontributin që do japë vendi ynë në Task Forcën e përbashkët të NATO-s.
Sipas gjeneral lejtënant Devis, ky angazhim është shumë i rëndësishëm për NATO-n, krahasuar me një vend të vogël siç është Shqipëria. Gjithashtu, zt. Devis, është pritur në takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ë, gjeneralmajor Jeronim Bazo. /Dita/

Ta ndihmosh NATOnmoj Mrike.Po na ben krenare.