Kombëtarja kuqezi do të zbresë me fanellat e dyta në sfidën që do të nisë në orën 20:45 në “Estadi Nacional” të Andorrës. Kështu, lojtarët do të kenë veshur fanellat e bardha, që pak ditë më parë u prezantuan nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Skuadra vendëse, Andorra, luan me fanellën e kuqe, ndaj ekipi udhëtues duhet të respektojë rregulloren dhe të luajë me fanellën rezervë. Shqipëria veç uniformës së bardhë ka në dispozicion dhe uniformën e tretë, e cila është krejtësisht e zezë.
Për sa i përket formacionit zyrtar, trajnerët Bulku-Mema, kanë preferuar të bëjnë disa ndryshime në krahasim me sfidën ndaj Turqisë.
ANDORRË-SHQIPËRI ORA 20:45
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. Trajner: Ervin Bulku
Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nikolas, Rodrigez, Rebes, Vales, Klemente, Martinez, Vieira. Trajner: Koldo Alvarez.
v.l/ Dita
