Shqipëria do të marrë vaksinën turke anti Covid? Manastirliu: Jemi pjesë e COVAX, ekspertët do e shqyrtojnë

Ornela

Turqia ka miratuar vaksinën vendase kundër koronavirusit ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdogan u zotua se do të sigurojë vaksinën për të gjithë njerëzimin.

E pyetur sot nga gazetarët, nëse Shqipëria do ta blejë këtë vaksinë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se nëse “Turkovac” propozohet nga sistemi COVAX ku bëjmë pjesë, ekspertët shëndetësore do ta shqyrtojnë këtë vaksinë.

“Aktualisht kemi aplikuar më shumë se 2.3 milion vaksina. Në 31 dhjetor, sipas informacioneve të Pfizer, presim 375 mijë vaksina, falë mbështetjes së BE-së. Jemi në pritje të finalizimit të kontratës së re me Pfizer, për 1.5 milion vaksina që do të vijnë në 2022.

Në instrumentin COVAX, jemi të përfshirë si një vend me vetë financim. Këtu futen AstraZeneca, Pfizer, Novovax, Sinovax dhe Sinopharm, por mbetet në vendimin e vendeve. Deri më sot nuk kemi një thirrje nga COVAX për vaksinën turke, do ta vlerësojmë me ekspertët”.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ju kam paralajmeruar,do na fusin mikrocip ne tru.Do flasin turqishte te dialektit te anadollit.

  • Mos ki frike Alfredo nga vaxinat turke.Turqia ka nje teknologji te zhvilluar ne te gjitha fushat qe konkuron me sukses edhe shtetet e fuqishme USA,Kine ,europe po e po.Problemet shoqerore eshte tjeter teme.

  • pse duhet te bejme ate turke kur ka nxjerr Toma vaksinen tone katolike “CoDosh-Vax”

    Arbeni psh do jete i pari qe do ta bej, se i eshte bere mendja turkoshake fare, e quan sulltanin baba ende

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *