Shqipëria e 1913-s në një karikaturë

anazapta

Një karikaturë e botuar 100 vite më parë, që tregon Shqipërinë, e personifikuar si femër, teksa mbrohet nga fqinjët që duan ta copëtojnë. Karikatura e realizuar nga ambasadori amerikan, George Williams, në vitin 1913 për çështjen shqiptare dhe ka bërë xhiron e botës në atë kohë, duke u botuar në Amerikë, Francë, Rumani… “Ishte viti 1913. Shqipëria ishte veçse një shtet motak, që në konferenca ambasadorësh po copëtohej çika-çika për t’u mbyllur gojën ballkanasve poteremëdhenj. Ishte atëherë kur një ambasador amerikan idealist hedh në qarkullim një karikaturë apo një grafikë politike. Tepër provokuese. Shqipëria paraqitet si një femër e bukur e veshur me xhubletë e opinga, me gë111rsheta të gjatë, që në njërën dorë mban një shpatë, në tjetrën një kobure, drejtuar përkatësisht “Grekut”, i personifikuar si një leopard ngritur mbi dy këmbë, duke kafshuar shpatën dhe Malit të Zi, paraqitur si një majmun i zi. Rrotulluar nëpër këmbë është një gjarpër, pranë të cilit lexohet “Serbi”. I apasionuar pas arkivave, studiuesit Valter Gjoni i ra në dorë kjo karikaturë. Rruga për të deshifruar firmën në skaj të karikaturës e çoi te tri personalitete: ambasadori amerikan George F. Williams, fotoreporteri franko-zviceran, Robert Vaucher dhe ish-kryeministri rumun, Nikolla Jorga (Nicolae Iorga). I pari që e ka përdorur këtë karikaturë në shkrimet në shtypin e kohës dhe botimet tij mbi çështjen shqiptare, ishte ambasadori amerikan në Greqi e Shqipëri, George F. Williams. Janë të gjitha gjasat që ai të jetë edhe autor i kësaj karikature. Më pas, kjo karikaturë është përdorur edhe nga fotoreporteri i luftës, Robert Vaucher, si dhe politikani rumun, dashamirës i shqiptarëve, Nikolla Jorga”, shkruan sot “Panorama”.

Share This Article
5 Comments
  • shume domethenese kjo karikature. Si perhere amerikanet kane qene dhe mbeten miqte kryesore te Shqiperise te cilet na kane ndihmuar te mbijetojme si komb ! faleminderit Amerike

  • Si nuk paskan nje pikture maceje te Italise!
    Ce ka gjetur piktorin,apo e ka pas shtepine afer Vatikanit!
    Sa per Ameriken,ata imituan Austro-Hungarine,qe me lezet Shqiptaret te beheshin Skllever te tyre!
    Jo me kot nga Amerika kerkonin te instalonin Fan Nolin per ta bere Shqiprin nje republik te tyren ne qender te Europes,ashtu sic bene me Kosoven!

  • Kërkojë ndjesë se Serbinë e ka bërë gjarpër dhe shumë e saktë se e tillë është

  • G.Williams eshtë një personalitet i madh qe ka folur ne menyre te jashtzakonshme për Shqiperine dhe sidomos për prejardhjen e shqiptareve nga Pellazgët.Ai shkruan se kur historianet dhe studiuesit do të arrijnë të mësojnë gjuhën shqipe,do të kuptojne nga e ka prejardhje Iliada dhe Odisea!Dhe kjo vertetohet nga dita ne ditë…Ka qene ambasador i SHBA,në Ballkan pikerisht ne ato kohe te veshtira te coptimit te vendit tone.Kjo karikature e tij me befason dhe me bind me tej te kuptoj sa e ka dashur vendin tone dhe sot te mjere nga vetvetja qeverisese dhe synimet agresive te fqinjeve…E ka dashur,sepse e ka njohur thellë!…Duhet publikuar shpesh dhe ne permasa të stermëdha,pasi duken “miqte”fqinje dhe ne doren tone ka qenë Janina!…
    E ardhmja do ndryshoje gjithshka te shemtuar qe i eshte bere shqiptareve,por pa ndryshim kufijësh dhe luftë…Kur te zhdukim kufijtë e pergjysmimit pa ribere kufije te tjere…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *