Shqipëria e 48-ta në renditjen e “Fair-Play”

Dita

Futbolli më “fair play” gjatë periudhës 1 maj 2014-30 prill 2015 është luajtur në Holandë, Angli dhe Republikën e Irlandës. UEFA publikoi renditjen e federatave ku është luajtur futbolli më i ndershëm gjatë 12 muajve të fundit në Europë dhe në këtë klasifikim special Shqipëria pozicionohet në vendin e 48-të me 7348 pikë, duke lënë pas vetëm 6 federata. Pas Shqipërisë pozicionohen vetëm Armenia, Gjibraltari, Lihtenshtejni, Luksemburgu, San Marino dhe Andorra. 38 janë ndeshjet e marra në konsideratë për Shqipërinë nga UEFA.

Duke u bazuar te kriteret që merr parasysh UEFA për këtë lloj vlerësimi si loja pozitive, respekti për kundërshtarin, sjellja e tifozëve etj., i çuditshëm mund të konsiderohet klasifikimi  i Serbisë që pozicionohet që në vendin e 34-t. Klasifikimin e UEFA-s për federatat më “fair-play” e kanë kontestuar ashpër edhe mediat italiane, sipas të cilave UEFA ka harruar trazirat që shkaktuan tifozët e Feynoordit në Romë, duke vlerësuar Holandën si federatën më “fair-play”.

Tre federatat që pozicionohen në tre vendet e para në formë shpërblimi do të kenë mundësi të dërgojnë në Europa League një skuadër më shumë sezonin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *