Shqipëri është e fundit në rajon për klimën e biznesit. Një studim i kryer nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Gjermane, Shqipëria renditet e fundit në listën e 16 vendeve të rajonit për kushtet që u krijon investimeve të huaja.
“Ndërmarrjet gjermane në Shqipëri perceptojnë se ka një përkeqësim të klimës së biznesit në vendin tuaj. Dhe kjo ka ardhur më tepër si pasojë e imazhit të keq të krijuar për Shqipërinë. 64% e ndërmarrjeve të anketuara mendojnë se situata ekonomike po përkeqësohet gjithmonë e më shumë. Natyrisht për këtë kanë ndikuar edhe efektet e krizës, të cilat e prekën më vonë Shqipërinë e megjithatë pavarësisht këtyre ekziston edhe optimizmi se në të ardhmen do ketë një përmirësim të gjendjes ekonomike. Cilat janë detyrat më urgjente? Ato janë zbatimi i ligjeve, zhvillimi i infrastrukturës, furnizimi me energji elektrike, përmirësimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, largimi dhe trajtimi i mbetjeve si dhe investimet në arsimin profesional. Përmirësimi në sektorin e arsimit profesional mundëson vende pune për persona që kanë kualifikim të ulët, të cilët janë urgjentisht të nevojshëm për industrinë prodhuese”, ka thënë presidentja e këtij institucioni, Andrea Gebbeken.
Dy shkaqet kryesore për një renditje të tillë në krahasim me vendet e rajonit janë korrupsioni dhe kriminaliteti. “Në vlerësimin e kushteve të vendit si destinacion investimesh, kompanitë e pyetura vazhdojnë të shohin nevojën për përmirësim të dukshëm. Rezultatin më të keq e merr faktori “Korrupsioni dhe kriminaliteti”. 55% e e të anketuarve shprehen se janë shumë të pakënaqur me “Luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit”. 52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqura me “Administratën Publike” dhe kërkojnë që procedurat në administratën publike të jenë më transparente. 48 % janë të pakënaqur me ”Parashikueshmërinë e politikave ekonomike”.
te flasim per ekonomine ne shqiperi,biznesin,une do t’i permblidhja ne nje fjale KATASTROFE ” dhe e gjithe kjo katastrofe ka nje emer KORRUPSION dhe kur themi korrupsion kemi thene SALI BERISHA….Sali Berisha eshte ideatori,nismetari,zbatuesi dhe mbrojtesi i korrupsionit….
Me duhet t’i kujtoj Dhomes Gjermane te Tregtise,Redaksise se nderuar te Gazetes DITA,komentuesve te nderuar se ekziston nje ligj qe quhet Kodi Doganor i RSH dhe nenin 34 te ketij ligji per referencat doganore…dhe se ne doganen e shkodres nuk mund te zhdoganohet asgje pa reference…asgje ! une jam tregtar i vjeter dhe kam pushuar se punuari pikerisht per arsye te arbitraritetit te referencave doganore nderkohe qe,pikerisht nepermjet ketyre referencave behet edhe dallimi i biznesit te ndershem dhe te pakorruptuar dhe monopoleve te mbeshtetura nga administrata doganore e shqiperise…ndaj them : me kete administrate super te korruptuar nuk ka rrugedalje…duhet te ikin,te thyejne qafen dhe te mos kthehen me kurre…Ne,populli,duam te jetojme…
Dhoma Gjermane e Tregetis dhe e nderuara Presidentja e saj Andrea Gebbeken, nuk mund te na nxjerrin ne vend te fundit per klimen e biznesit ne Rajon. Po Gjermania cfare vendi ze? Se z. Kriminel Sali Bisha thote qe ne jemi te dytet ne Europe, pas Gjermanise. Tregetareve te ndershem dhe qe nuk jane te lidhur me Qeverine dhe Argiten, klani tropoja, me diplloma fallse, ne dogana po ben kerdine edhe ne ciflig te babajit te ishin nuk do te ishin kaq grabitqare. Mire e kane se jane ne cifligun e Sali Babait me 40 Hajdute. Duroni o popull, o tregetare dhe ju Dhoma Gjermane e Biznesit dhe Ajo Amerikane se do te ndjeheni edhe Ju te cliruar si i gjithe Populli Shqipetar mbas dates 23 Qershor. Poshte diktatura Berishiane, vetem keshtu do te shkojme ne Europen dhe Ameriken e shume deshiruar