Shqipëria e Greqia, “pakt të heshtur” për kërkime nafte afër Korfuzit?

Bledar Lumani

Pavarësisht anulimit të marrëveshjes detare, duket se Shqipëria dhe Greqia do të vazhdojnë kërkimet për naftë.

“Gazeta “Shqip” shkruan për një “pakt të heshtur” mes të dyjave vendeve për këtë gjë.

Pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese të paktit detar me Greqinë dhe disa deklaratave për rinisjen e bisedimeve mes dy qeverive për kufirin mes dy vendeve, Greqia ka vendosur të vazhdojë kërkimet për naftë në detin Jon.

Kjo gjë është prezantuar në një konferencë shkencore në Athinë nga Aleksandra Sdokou, shefe e kabinetit të ministrit grek të Energjisë.

Pakti detar mban peng edhe kërkimet për naftë të një kompanie britanike në anën shqiptare të ujërave të detit Jon.

Në kontratën e re me kompaninë “Capricorn Albania”, e cila po zhvillon kërkime në bllokun detar në kufi me Greqinë, të njohur si “Joni 5″, qeveria “Berisha” në mars 2013 nuk ishte në gjendje të përcaktonte përfundimisht koordinatat ku mund të operojë kjo shoqëri.

Kompania britanike pritej të bënte shpime në një sipërfaqe prej 3000 km katrorë, që shtrihet nga gadishulli i Karaburunit, deri në skajin më jugor të vendit, atje ku fillojnë ujërat greke të detit Jon.

“Shqip” shkruan se tashmë kompania britanike mund të fillojë nga kërkimet.

 

Share This Article
7 Comments
  • Paktin e bejne korporatat e medha te naftes. nuk i pjerth njeri shum Shqiptaret edhe Greket , ne nje jete kemi per tu zen me njeri tjetrin ashtu sic kemi bere me par, te medhejt do na fusin parp ne sherr me keto paktet posht tavolinave qe jan te orkestruara nga Uashigtoni,,, prandaj nuk i pjerth njeri keto qeverit jasht edhe brenda kufirit , Greqia po shet ishujt qe te bijetoj, populli nuk di gje ,po shet naften edhe mendon se do marri 50 % te saj kurse ne e kemi shitur bythen perpara Grekeve ….
    Sa per Greket po e shesin bythen por po u dhembe me shume se u dolen genjeshtrat sheshit,,, sa per rajonin Ballkanik do te mbetet nje rajon joproduktiv, i lodhur nga poshtersit qe i bej n fuqit e medha ….

  • Çështja e paktit detar është mjaft delikate pasi lidhet me ruajtjen e teresise territoriale te territorit shqiptar perfshire dhe kufijt tone detar,lidhet me sovranitetin e vëndit si dhe me interesat ekonomike.Personalisht mendoj se i kalon fufijt e te drejtes per vendimarrje nga cili do qofte ai Presidenti apo Kryeministri e qeveria e tij.
    Marrveshja e Kryeministrit grek ne soçi të Rusise me Vladimir Putin per nxjerrjen dhe shfrytezimin e naftes dhe gazit me ujrat tona duket se ka arritur pikat kulmore.Rusia perveç interesave ekonomike ka dhe interesa gjeostrategjike e gjeopolitike,ndaj qeveria duhet ta masivizoje kete si problem.Te mos harrojme se ka vende qe per gjera fare te vogla bejne referendume sepse nganjehere vendimarrjet e gabuara jane me rrisk te madh.

  • politikanet ndaj e vjedhin atdheun 23 vite, e dijne qe shqiperine s’kane fuqi ta shpetojne te koruptuarit.Do te thote qe keta klepto, duhen cuar ne gjyq,tu hapet rruga politikaneve shqiptare te ndershem..

  • Pakti ne mesheftsi dua te pyes a tingllon i pa ligjeshem.Apo kur e bejn socialistet nuk eshte i kunderligjem.Mos rri shume mbi Korab se filloj dimri e mos po ngrihesh e ngel Edi Rama pa ju.Dhe nuk ka kush i mbron komunistet e rinje te bllokut.

  • Me pak fjale, dhe ate bregdet qe kemi si Shqiperi do ta qelbin me nafte, nga gadishulli i Karaburunit deri ne skajin me jugor te vendit. Nuk shof perfitim vec se humbje 🙁

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *