Shqipëria e Kosova, konkurs projektesh për zhvillimin ndërkufitar

Elton Tafaruci

Gjashtë muaj më parë, Ministria jonë e Zhvillimit Urban dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, shpallën konkursin “Profesionistët e rinj për zhvillimin ndërkufitar”, me synim ofrimin e zgjidhjeve ideore për zhvillimin e rajonit ndërkufitar të zonave: “Shtigjet e lirisë”, që shtrihet në territorin e komunave Gjakovë-Tropojë-Has dhe “Korridori i gjelbër”, që shtrihet midis territorit të komunave Prizren-Kukës.

Në Gjakovë u organizua ceremonia përmbyllëse e konkursit, ku paraqitën projektet e tyre 10 grupe pune, 5 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 5 nga Kosova.

Eglantina Gjermeni:Projektet ishin ambicioze. Ne duam që të dalin në pah puna e bërë për hartimin e këtyre projekteve. nxjerr në pah potencialet e jashtëzakonshme që kanë këto zona deri diku të harruara

Konkursi, rezultat i punës së përbashkët të specialistëve të dy ministrive kishte si qëllim, zhvillimin e përgjithshëm të komunave ndërkufitare dhe krijimin e mundësive për brezin e ri të profesionistëve, që të shprehin kreativitetin e tyre në dhënien e idesë për projektet në fjalë.

ZONA 1 – Korridori i Gjelbër

Propozohet rijetësimi i rrugës së vjetër në kuadrin e zhvillimit rajonal turistik, ekonomisë vendore të peshkimit, mbrojtjes së mjedisit, si dhe rritjes së lëvizjes sociale dhe kulturore, të rajonit ndërkufitar Prizren – Kukës.

Meqenëse aksi kryesor i transportit ndërkombëtar të njerëzve dhe mallrave, sot kalon përgjatë autostradës “Rruga e Kombit”, rijetësimi i rrugës së vjetër, ka premisa për t’u zhvilluar si një korridor i gjelbër, me prioritet turizmin natyror dhe akses të lehtësuar për këmbësorë dhe biçikleta.

ZONA 2 – Shtigjet e Lirisë

Projekti për zhvillimin e shtigjeve të ecjes shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin rajonal. Zona në fjalë, përpos vlerave mjedisore është e njohur edhe në aspektin e zhvillimit historik që ka ndodhur në të dyja anët e kufirit. Si rrjedhojë, projekt – propozimet duhet të shtjellojnë më tej këtë projekt me anë të ideve inovative dhe praktike, për zhvillimin e shtigjeve dhe rrugëve lidhëse për zonën në fjalë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *