Shqipëria, e parafundit në botë për njohuri financiare

Dita

Shqipëria është ndër vendet më të paditura në fushën financiare. Sipas raportit të fundit të Standard & Poor’s, i vetmi vend që lëmë pas, është Jemeni.

Raporti tregon se në Shqipëri 14 % është përqindja e të rriturve që kanë njohuri financiare. Krahasuar me rajonin, ne jemi të fundit, teksa performancë më të mirë tregon Mali i Zi, në të cilin 48% e të rriturve kanë njohuri, ndjekur nga Serbia me 38%, Bosnja dhe Hercegovina me 27% dhe Kosova, me 20% të të rriturve me njohuri financiare. Raporti tregon, se dy në tre të rritur në mbarë botën janë financiarisht analfabet.

Vendet skandinave kanë normat më të larta të njohurive financiare në nivel global, kryeson Norvegjia , Danimarka dhe Suedia me 71% secili. Më pas, ndjek Izraeli ( 68% ) , Kanadaja (68%), Mbretëria e Bashkuar ( 67% ) , Holanda ( 66% ) dhe Gjermania (66 % ), që janë gjithashtu në mesin e vendeve më të shkolluara nga ana financiare në botë .  Ndërsa për vendet me normën më të ulët, sikurse Afganistani, Shqipëria dhe Jemeni, një në shtatë banorë janë financiarisht të informuar.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Mungesa e njohurive moderne financiare, kryesisht e klases politike, po varferon vendin cdo dite. Jane miliona dollare qe humbim nga praktikat e privatizimeve ku borxhet e te huajve qe privatizojne ne vendin tone shtohen ne bilancet e nderrmarjeve te privatizuara, humbim miliona nga privatizimi i sistemit total bankar permes levizjes se parave sipas trekendeshit Banka e Shqiperise – Bankat private te nivelit te dyte – kreditimi i Qeverise permes bonove te thesarit. Shqiptari humbet me miliona dollare nga mungesa e mundesive te investimeve ne tregun financiar boteror si dhe ne lojrat e fatit ku vetem humbet etj. Kursimet e shqiptarit po digjen cdo dite nga inflacioni vendas dhe i importuar dhe nga depozitat bankare qe japin interesa zero. Asnje kujdes nuk tregohet nga politika per te ndihmuar shqiptaret per te investuar ne sektorin monetar, aksionist apo obligacionar. Shesim euribondin e dyte ne tregun e jashtem me interes rrotull 6 % ndersa shqiptarit i propozojne depozita kursimi qe nuk japin me shume se 1 perqind. Duhet shume me teper kujdes nga klasa politike per te ruajtur dhe shtuar pasurite e shqiptarit.

  • shqiperia humb miliona sepse rama ka vene disa ekonomista femije ;;;; dhe e ka mendjen te hapi muze ne gjermanie ;; per vete dhe jo te mendoje per popullin;;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *