Shqipëria e themeleve të dobëta

Leda Hysa

Nga Amina Meshnuni

 

“Kush nuk ka mëkatuar kurrë, të hedhë gurin i pari” – dhe ndoshta zotat vetë po na gjuajnë me gurë. Dhe ne i dalim këtij rrebeshi gurësh, kraharor zhveshur si ushtarë hekuri.

Po marshi ynë drejt një drite më të qartë kripëzohet si statujë e brishtë, sytë ja përmbyt fryma e egër e detit dhe zemra i kthehet në dallgë – shtyn dhe tërheq, shpresën e vakët konservuar brenda një loti trim.

Kush ua mori mburojat kalorësve të mi prej hekuri, kush ja grabiti tokës gurët e fortë si kockat e Atlasit?

Himni hesht mbi buzë dhe përtej Adriatikut toka mëmë vishet me qirinj. Flokët e ndotur me dhe, lëshuar në supin tënd të djathtë, gjymtyrët e ngathëta frigohen mbi bohçen tënde të bardhë e as ti s’i kontrollon dot.

Duart e plakura shtrëngojnë lëkurën tënde të fundit, e ti verbohesh duke fshirë nga bohçja lotët e tu.

E bukra nan, kush të zhveshi kështu? Ne vrapojmë të shpërndarë me zinxhirët e dyshimit tonë, urdhrin e Zotit apo mallkimin e djallit?

Kujt t’i zgjasim dorën? Kë të fajësojmë? Dhe fytyrat tona treten, n’gjoksin e nanës, n’tokën tonë. A thu i tret kto trupa ti o nan? A na i than lotët ne veriu që tremshëm pemët lëviz?

E deti vazhdon qan. E fmit ton mbështillen në fotografi n’mur e n’shpirt. E gjyshet tona groposin dhimbjen e heshtur nën rrudha. E nana qan për djal, e kujtimet s’ja mbushin muret e rëna, po ja rrënojn shpirtin e fort.

E tërmeti i vërtet bjen n’syt tonë, na rrjep nga këngët, e heshtja tund themelet tona të dobëta. Ku jan duart me gjak e gurët me shpirtra të humbur ballsamosur brenda, ku është marshi i kalorësve të mi prej hekuri, pse rri n’terr o nan?

“E kush nuk ka mëkatuar kurrë, të hedhë gurin e pari” – e kush ka mëkatuar qoftë edhe një herë, ta hedhë një gur në det, e kto ankthe t’na i përpijë qielli, replikat e zemrës t’tokës mëmë t’i gdhendim në gurët e Atlasit në formën e kujtimeve tona, shpirtrave t’pafajshëm. E zjarri i syve të tyre qoftë gjithmonë n’vellon e qirinjve t’tokës nan.

Ne jemi historia që mbartim, veshur me zinxhirët e dyshimeve tona që i përpijnë lotët e detit, ne jemi si dallgët, tërheqim dhe largojmë, pjesët tona, sepse jemi njësoj, copëza të tokës nan.

zümrütevler escort

Share This Article
1 Comment
  • “Kush nuk ka mëkatuar kurrë, të hedhë gurin i pari”
    koj thënje vlen vetëm për tu shkruar,se në realitet është “saliu” ai që hedh kamionin e parë me gurë kundër komnuizmit!!
    mora një shëmbull!se po të kërkosh,pa u lodhur shikon se të gjithë ata që kanë më shumë mëkate ata janë të parët që të hedhin shkëmbinj mbi kokë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *