Shqipëria-e varfër-e përgjakur-e pashpresë…

redaktor

Mbas gati tri vjetësh,
s’dolëm dot prej gropës,
mbetëm më të varfrit,
e gjithë Europës!

Shqipëria është,
gjithnjë në reformë,
fakti i varfërisë,
është bërë një aksiomë!

Kundër varfërisë,
janë imun shqiptarët,
po një hall i madh,
janë tani të vrarët!

Sot të gjitha maskat,
tej i kemi flakur,
tej për tej të varfër,
por dhe të përgjakur!

Duket se kanë dalë,
nga shpellat barbarët,
çdo ditë Shqipëria,
numëron të vrarët!

Qeveria thotë,
shteti po forcohet,
paralel me të,
dhe krimet po shtohen?!

Që me ju të jemi,
tamam të përpiktë,
sot përbën ky fakt,
goxha kontradiktë!

Shteti po forcohet,
Rama ligjëron,
po krimi i rrugës,
çdo ditë e sfidon!

Të na mbushi mendjen,
po ngjiret i shkreti,
sikur ne s’e dimë,
se si është shteti!

Neve moshatarët,
jetuam një shtet,
kur veç një polic,
mbante një qytet!

Jo se një polic,
qe super talent,
por hija e ligjit,
qe kudo prezent!

Nën hyqëm kish shteti,
Jugun dhe Veriun,
krye kapital,
shteti kish njeriun!

Pyes-kur mendoj,
thellë dhe më thellë,
si polli ky vend,
kaq shumë kriminelë?!

Po në vesh përgjigja,
më vjen si shigjetë,
kriminel nuk lind,
po bëhesh në jetë!

Këtu po përfliten,
bandat kriminale,
bëjmë sikur s’dimë,
për shkaqet sociale!

Për shkaqet sociale,
në atdheun tim,
që mbarsin dhe pjellin,
krim dhe superkrim!

Pyesin të gjithë,
pyes edhe unë:
“Të vrarë edhe vrasës,
a kanë pasur punë?!”

Kur nuk ke një punë,
të nxjerrësh fitime,
do të krijosh banda,
që të bësh rrëmbime!

Në dukje-të ndryshme,
gjithë krimet janë,
por të gjithë në qendër,
kanë vetëm paranë!

Kush thotë-do bëj shtet,
mëndja e gënjen,
se sistemi vetë,
krimin e ushqen!

Nëse për të vrarët,
s’çan kokë njeri fare,
unë i llogaris,
si jetë shqiptare!

Si humbje shqiptarësh,
i kam numëruar,
por një shtet i fortë,
mund t’i kish shpëtuar!

Unë i kam gjykuar,
humbje kolosale,
dhe nuk flas si shteti,
për banda rivale!

Dua që t’i vë,
kokë muhabetit:
“Si u ngritën bandat,
nën hundën e shtetit?!”

Shteti s’mund të rrijë,
vetëm në foltore,
ka detyrë të mbrojë,
jetët njerëzore!

Dhe po të vazhdojmë,
kryq edhe tërthor,
për çdo humbje jete,
shteti është fajtor!

Shteti ndaj paguhet,
që mos mbylli sytë,
edhe për ata,
që quan banditë!

Share This Article
11 Comments
  • Ke gabuar historine dhe kohen o ben Bejtexhiu:

    NEVE MOSHATARET
    JETUAM NJE SHTET
    KUR VEC NJE POLIC
    MBANTE NJE QYTET

    i perket kohes kur nje xhandar bridhte me patllake pa plumba ne Shkoder dhe nga pas i shkonin kalamajte dhe te gjithe edhe myslime edhe katolike i thonin:

    T’SHKOFTE DITA MBARE!

    prandaj mos e ngaterro Kohen e Qepes te Enverit me ate te Mbreterise se Pare, sepse o Ben Duka Bejtexhiu:

    NEVE MOSHATARET
    JETUAM NJE SHTET
    KU VEC SIGURIMSAVE
    S’KISHTE ME MILET

  • Pa,eshte thene e sterrethene…
    Sa t’jet neper kembe HIENA,
    Do kete kuje,lot e gjeme,
    Dhe ne lot do ngjyet pena.

    E kam Then’ e sterrethene
    Mbase deri ne bezdi…
    Qe kjo cop’ e qenit kerme,
    Do qelb vendin Jug- veri…

    • po dhe une ta kam sterthene
      m…ngelet se hale ishit
      qysh ne 8 nentor te 41-it

      me kurse ndonje “poezi” se sot ke Nexhmijen ne tv …mos e ler gjyshen pa pare 😛

      • Mjer ti Love,
        fshiu k’tu,fshiu atje…
        Tash ke mare emrin qe ke
        BLACK,sterr,ashu sic je
        Ashish sot,ashish dje…

        Gjithesesi,me gezove
        Se si ti s’gjej’ dot, per be!
        Se,me foshte gjithnje gjyshja:
        – O, Love,o Love….

  • O nena ime e vuajtur ,ku je!
    S,te sho ne drite te diellit se vendi eshte mbushur me prostituta,te kerkoj neper gazeta se mos dikush te ka gjetur,por aty vec hordhi seksi mashtrimi ,shantazhi e reklama te mafias shoh,
    kan than po pate pasuri mbi 100 milion behesh vrases.ndoshta edhe George Soros kete praktikon.
    Po ku te gjej une e mjera se as ne varreza nuk je.
    Po ku te kerkoj un e mjera ne tere kete rini te qeshur qe pervec disa rrobave nidhmash veshur ,ka humb kujtesen prej droges, papunesise e vesit.
    Hap televizorin te degjoj nje muzike shprese,por cte shoh :vec fytyra te pudrosura me pamje te gerdhezhur qe na bejne karshillek.
    Nuk degjoj asnje fjale ea shprehje te me thote ku je,
    Naten nuk ka qetesi ,zera cakejsh gadi te te shqyejne,bushtrash histerike e pushtetaresh qe pasi ndyhen ,kujdesen per imazhin e dites qe vjen.
    Lodhem kot ne kete humbetire te te gjej, ne gjunje bie e me syte drejt qiellit lutem ne heshtje qe ther deri ne kryq:
    Shpetoje at Shqiperine,nenen time kudo qe te jete e sidhma se me ka keputur shpirtin tretja e saj ne kerkim te drites.
    Zot ne te kemi harruar,t,i mos na harro!

  • Z.Arben,më ju lumt.Ne kohen e Enverit thuhej:”..Me nje shkop polici..i beje zap,me nje gode raki..i beje tap..”Krahasimi behet kollaj.-Se ligji zbatohej nga i madhi tek i vogli.-Se kerkohej çarmatosja e njerezve e jo armatosja e tyre siç deklaroi qotelargu.-Se drejtesia bente drejtesi e nuk njihej korrupsioni.-Se kriminelve ju be thirrje per vjedhje e pasurim te paligjshem qe nga zgjedhjet e pasuris kombetare.-Se tashme shejtanet dolen nga shshja e nuk mblidhen me,ku vetem ligji me vdekje i pakson ata.-Se Europa e Amerika shofin çdo gje e mbyllin syt,kur dihet se kush e shkaterroi,vrau,vodhi… kete vend..!

  • pa u rritur mireqenia krimi rritet ne propocion te drejte me rritjen e numurit te policeve.Rama ngriu ekonomine,rrogat dhe pensionet e shtoi borxhet dhe policet.
    Ky eshte qoftelargu i dyte i ketyre 25 viteve qe jdo ta beje zap krimin dhe korrupsionin.Po e udheheq vet ne drejtimin e duhur.

  • Ne cdo komet ku Intelektuali del kertolle me mend.
    Arben dukai e ka te vertet.Qe,jo nji polic.Mjafton te virrte dikush Polici.Dhe te gjithe mbanin kujdesin.Dhe jo polic si gjithe bota.Po polic pa arme vetem ne monizem kane ekzistue.Me gjeni nji shtet sot ne gjithe boten qe te kete qofte dhe nji polic pa arme.
    Intelektuali ka harrue qe ne vitin 1990 me ndrimin e sistemit pushkataret trima qe benin kerdin para clirimit ne kohen e mbretenis Zog,me gjakmarrjen ndervedi i gjeten te kalbura armet:Tapaklie,huta,pushka te gjata tymce,berdajka,kapsullaca,manzerre turkut,manzerre mbretit kaliber keto te kohes se merhumit Zog.Sot jane te paisur te gjithe me arme automatike moderne kallashnikov dhurate nga viti 1997 nga trashigimtari maloken i vicidolit qe riabilitoj Ahmetin,Zogun e gomarit.Zogu i pare naltmadheni,Mbreti i shqiptarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *