Shqipëria është më e re se shumë vende të Europës

Edona Llukacaj

Të rinjtë e sotëm janë statistikisht më të “dixhitalizuar”, bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe kanë akses më të lartë në arsim.  Ata janë ‘produkt’ i botës së globalizuar dhe janë më pak konformistë se paraardhësit e tyre.

Por në një Europë që po ‘plaket’, ku ka më shumë të rinj?

Sipas një përllogaritje të re të Eurostat, 9.4% e popullsisë të Europës Lindore është midis 25 dhe 29 vjeç. Azerbajxhani, Armenia dhe Qipro janë vendet me përqindjen më të lartë të personave midis 25 dhe 29 vjeç. Konkretisht, në Azerbajxhan, 9.4% e popullsisë, ndërsa në Armeni dhe Qipro përkatësisht 8.9% dhe 8.5% janë në këtë moshë.

Nga vendet e Europës, shteti me popullsinë më të madhe të brezit të mijëvjeçarit është Malta, ku ata përfaqësojnë 8.4% të popullsisë, e cila pasohet nga Shqipëria, me 8.2%.

Në ekonomitë kryesore të rajonit, piramida e popullsisë bëhet më e ngushtë për intervalin e të rinjve 25-29 vjeç. Konkretisht, në Gjermani, ata zënë 6.4%, në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar përkatësisht 5.8% dhe 6.9%.

Në Spanjë dhe në Itali, brezi i mijëvjeçarit përfaqëson 5.4% të popullsisë së përgjithshme, një nga përqindjet më të ulëta të kontinentit. Në vitin 2010, në vend të kësaj, Spanja ishte një nga vendet europiane me më shumë qytetarë midis 25 dhe 29 vjeç, me 7.3%.

Brezi i mijëvjeçarit ka një përqindje të ulët edhe në vendet e tjera europiane. Në Portugali ata përbëjnë 5.3%, në Greqi 5.4% dhe Sllovaki 5.7% të popullsisë së përgjithshme.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *