Kemi qarë të gjithë, ose së paku jemi trishtuar kur pamë, lexuam e dëgjuam gjëmën e madhe, vrasjen e një vogëlushi që vdiq si në tragjeditë e lashta. Po kush do merret me vrasësit? Gjyqi, vetëgjyqësia, heshtja…? Ligji, vetëm ligji dhe askush tjetër, sepse këtu ndërgjegjja nuk funksionon më. Cili ligj? Ligji i jetës, ligji i vdekjes? Mos pyesni askënd, sepse të gjitha përgjigjet do jenë të pranuara dhe të gabuara. Vetëm ligji, ndryshe nuk drejtësohet asgjë. Shqipëria është në një gjendje të mjeruar. Dihet se është në gjendje të mjeruar, por është në gjendje shumë më të mjeruar se sa mendohet edhe nga pesimistët.
Email nga adresa: [email protected]