Nga Myslym Pasha
Top Channel, ditë më parë solli njoftimin e vetëm nga MEPJ e Shqipërisë, përmjet një harte të hapësirës detare të Ngushticës së Otrantos dhe Kanalit të Korfuzit gjer në gjirin e Ftelias, me një tekst sqarues se: “Nisma greke nuk prek Shqipërinë. Kufiri detar ndryshe nga ai i 2009-s, së Berishës. Fitojmë Det.”
Shqiptarët aq të interesuar dhe me një ndjeshmëri shumë të lartë e kanë pritur me padurim dhe kërshëri.
Dhe, domosdo që janë qetësuar… sepse “Shqipëria ka fituar det! “
Ky njoftim është një gënjeshtër me ngjyra, një fjongo e verdhë, një sajesë tallëse e turpshme, ku nuk mund të gjesh asnjë pikë respekt për bashkësinë e shqiptarëve, aq shumë të lidhur me Integritetin Territorial (edhe hapësinor Detar) të Shqipërisë. Dalin në pah me ngjyrë të kuqe, gjysëmharqet e zgjerimit të Greqisë të 12 m.d. ku fundi dhe fillimi harkor ka kufij ujdhesën Otoni. Kjo, e tëra është proklamuar me zë të lartë nga Ministri i dorëhequr Kotzias.
Si mund të paraqesësh vijën zgjeruese 12 m.d. të Oton-it, pa përfunduar marrëveshja e cila për shkak të efektit të ujdhesës, nuk dihet ende nëse e përfiton apo jo të plotë? Jo më larg se dje Turqia protestoi ndaj zgjerimit të Greqisë në Det Territorial. Ja edhe lajmi i fundit: “ Mbrëmjen e së martës Athina ka ndryshuar qëndrim lidhur me shpalljen e zgjerimit të vijës së saj bregdetare nga 6 në 12 milje…kjo nga shqetësimi që ka përcjell Turqia dhe SHBA…” Kurse Shqipëria si në një festival hedh vallen e fjongos së verdhë, që mbulon pushtimin e Detit Territorial të saj.
Ndërkaq prej burimesh të ndryshme, jepet alarm, në kapitullimin e skuadrës negociatore shqiptare, mbasi palës Greke i është dorëzuar draftmarrëveshja me të gjithë detajet, në vijat kryesore si njëpragmarrëveshje e Delimitimit të Detit në mirkuptimin diplomatik fqinjor.
Nga teksti shpjegimor, kuptohet, se jemi në momentin kur ende negociatat nuk kanë filluar dhe ende nuk është marrë leje nga instancat e epërme, pasi të jepet autorizimi nga Presidenti…etj etj… Përball Otonit është fshehur dhe nuk paraqitet simboli i Hapësirës Ekonomike Ekskluzive. Më tej shpjegohet edhe koncepti i mbulimit hapësinor detar, brenda Kanalit të Korfuzit, ku të dy vendet, nuk kanë hapësirë për të përfituar 12 m.d.
Harta “memece” (e cila në mënyrë të detyrueshme duhet të kishte autorësinë e Grupit Negociator që e ka prodhuar, nëse është e vërtetë) kërkon, elementë sqarues hartografikë dhe analitikë, mbi bazë të përvojës së të Drejtës Detare Ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me Nenin 15 të UNCLOS-82: “shkaqe të titujve historikë ose rrethanave të veçanta për delimitimin e Detit Territorial të të dy shteteve = reason of historic title or other special circumstances to delimit the territorial seas of the tëo States…” si dhe të aplikimit të “Equitable Principles “
Greqia e favorizuar nga arkipelagu i ujëdhesave Dioponte, ku përfshihet edhe Korfuzi si ujdhesë mëmë) dhe Shqipëria që është Dhe Kontinental ( pra: main Land ) humb me përdorimin e vijës së mesit ( median line) strikte. Në njoftimin që marrim del se “median line= vija e mesit ” është kryesore, dhe shkaraz plotësohet me “konfiguracionin i bregdetit” për korrigjimin e vijës. S’thuhet asgjë se ku janë fshehur pikat kundërshtuese që kanë lidhje me efektin e ujdhesave:
1.Ujdhesa Otoni, e cila duhet të përputhet me një efekt të caktuar të përfitimit të Detit Territorial dhe Hapësirës Ekonomike Ekskluzive (Deti Vijimor= Continous Zone)
2.Ujdhesa Erikoussa, që duhet të ketë një efekt përmirësues në korrigjimin e vijës së mesit të detit Territorial.
3.Ujdhesa Peristeri që duhet të ketë një efekt përmirësues në korrigjimin e vijës së mesit të detit Territorial.
4.Shkëmbi Barketa që ndodhet në anën lindore të vijës së mesit midis Korfuzit dhe Ksamilit nuk duhet të jetë pika bazë (në vijën bazore) nga fillon matja e vijës së mesit në drejtim të Dheut Kontinental ( në këtë rast Ksamili – Gjiri i Tetranisit).
5.Ujdhesa shkëmbore e Serpës.
6.Gjiri i Sarandës, rrethanat aq të njohura historike dhe gjeografike dhe që duhet t’i nënështrohen një negocimi special.
7.Efekti i vijës ndarëse të Protokollit të Firences ( 1913-1925) që zbret nga Dheu Kontinental çka fillon vijën e ndarjes së Detit Territorial kundruall gjirit të Korfuzit.
“Shqiptarë rrini të qetë!” mashtron informacioni. “Nisma greke, nuk prek Shqipërinë. Kufiri detar, ndryshe nga pakti i 2009-s së Berishës. Fitojmë det! “
Në të vërtetë është vetëm një projekt – platformë gjysmake e gjashtë muajëve më parë. Tanimë gjithçka ka mbaruar sepse Draftmarrëveshja është dorëzuar.
Për lexuesin tonë kam mesazhin se deti Jon, i Shqipërisë, është i pranishëm, i patjetërsueshëm, s’ka forcë ligjore dhe marrëveshje ta shkëpusë atë nga dheu mëmë! Kaq! (TemA)
v.l/ Dita – marrë nga TemA

e pra, krisma nuk ka patur.
Tradhetare po, dhe me shumice
Vdekje Ramiut, Vdekje Mero Bazes, dhe nga shqelm ne bythe gjithe plerave spermatozoide ramiste, si Bushati dhe ekipi i qelbesirave qe negociojne me Greqine.
Mareveshja ka perfunduar me hilene tjeter te deshires dypaleshe.
a nuk ju thashe dje?
Shqiperia nuk vepron ne baze te konventave si Turqit, por ne baze te deshires se tradhetareve shqiptare per leke.
qeeelbesiiiraaa
Tradhetaaareee te ndyre.
Plumbin e Berishes e keni hak ju te paret o kerma te PiSet.
Baza e socialisteve po i ka ngelur sado pak patriotizem duhet te ngrihet dhe ta perjashtojne Ramen nga partia
Duhen bere mbledhje dhe deklarata te perbashketa nga te kater anet e Shqiperise, ne cdo baze te PS
Te behen mbledhje te hapura dhe te marrin pjese njerezit dhe te demaskohet publikisht Salisti Ramut
Ndaleni shitjen dhe copetimin e Shqiperise
Ngordheni koken e gjarprit.
Edi Ramuti duhet te largohet nga PS me vendime unanime te bazes socialiste
Ka ardhur koha te veprohet dhe jo te rrijme ne deshperim sesi zogistet e rinj shesin Atdheun
Bravoooo , Shqiperija fitoj det .
Edhe Kosova e fitoj Luginen e Presheves e cila bashke me Veriun e Kosoves ju bashkangjiten shtetit te Kosoves …bravooo bravooo…sa mire
( do te ishte ) kure fitojne shqiptaret dhe sa keq ( eshte ) kure genjeshtrave ju dalin genjeshtrat
Tradhetaret kane marre shtetin. Ky eshte puc shteti.
Populli te reagoje,
Na fitojm gjysmen e asaj pjese qe ka falur jethumburi beritha, pra nuk mund ta marrim 100% por 50% te asaj 2009, keshtu qe kta thon kemi fituar, por ne ne fakt jemi te humbur.
Greket edhe ne qeveri edhe jashte qeverise edhe ne media zbardhin negociatat dhe marreveshjet,
dhe thone se kane fituar.
Shqiptaret pushtetare dhe mediat e lidhura me pushtetin jane ne sekret dhe konspiracion te plote,
por nuk mohojne deklaratat greke.
artikulloi eshte Fake News