Shqipëria, 60 milionë euro “tym” në vit, në vend të parë qëndron…

Dita

Shqiptarët konsumojnë rreth 60 milionë euro duhan në vit. Të dhënat e Institutit të Statistikave i referohen vitit 2017 dhe tregojnë se importi i duhanit në vend prekte vlerën e 7.7 miliardë lekëve.

Duke pasur parasysh se kërkesën për duhan në vend e plotëson kryesisht duhani i importuar, atëherë kjo është pak a shumë edhe vlera e duhanit që konsumohet nga shqiptarët në një vit.

Duhani vendas ndërkohë, që kryesisht është artizanal, ka një vlerë nominale relativisht të ulët, duke mos ndikuar shumë në shifrën e përgjithshme.

Sa i përket vendeve nga të cilat ne importojmë duhanin dhe cigaret, në vend të parë renditet Greqia me 2.26 miliardë lekë, ose rreth 17.4 milionë euro. Në vend të dytë ndërkohë e ndjek Polonia me 2.21 miliardë lekë. Turqia me 960 milionë lekë, Gjermania me 820 milionë lekë dhe Zvicra me 280 milionë lekë mbyllin 5-shen e parë.

Bosnje Hercegovina, Rumania, Ukraina, Portugalia dhe India mbyllin listën e 10 vendeve më të mëdha importuese të cigareve në vendin tonë./monitor

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *