Shqipëria humbet 4 vende në Indeksin Global të Sundimit të Ligjit

Ornela

Shqipëria ka humbur 4 vende për sa i përket sundimit të ligjit. Kjo e dhënë është publikuar në Indeksin e Sundimit të Ligjit të Projektit Botëror të Drejtësisë ku u theksua që Shqipëria ra katër vende duke u renditur në vendin e 78-të nga 128 vende.

Shqipëria shënoi vetëm 0.50 pikë nga 100 e mundshme dhe renditet nën Kolumbinë, Surinamin, Serbinë, Ukrainën, Indinë dhe Bjellorusinë.

Vendet që renditen më keq se Shqipëria përfshijnë Kinën, Rusinë, Sierra Leone, Meksikën dhe Turqinë. Shqipëria u tejkalua nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Në krye të kësaj liste është Danimarka me 90 pikë, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Holanda.

Shqipëri në rajon është në vendin e 7 nga 14 shtete. Ndërkohë që pas Shqipërisë renditet Maroku, Peruja dhe vendet e Afrika.

‘World Justice Project’ nënvizon fakti se korrupsioni mbetet një problem shqetësues për vendin tonë, ku renditemi të 100-t nga 128 shtete dhe të 11-t në rajon. Duke u ndalur tek një pikë tjetër, që lidhet me transparencën e qeverisë ndaj qytetarëve, vendi ynë rankohet i 77-i nga 128 shtete në glob dhe i 10-i në rajon.

Ndërkohë, sa i takon të drejtave të qytetarëve, Shqipëria renditet në vendin e 54 nga 128 shtete dhe në rajon e 5-a. Në raport flitet edhe për rendin dhe sigurinë, ku Shqipëria renditet e 36-ta nga 128 shtetet në rang global dhe e 7 në rajon. Mes të tjerash raporti thekson se vendi ynë është i 98-i sa i takon zbatimit të rregullave në rang global dhe i 11-i në rajon.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Po, nje hap perpara drejt pranimit ne BE, nje hap perpara i mender Qeverise se kryepsikopatit gjatosh me poture dhe geta te kuqe.

  • Vendin e 11 ne rajon. Rajoni ka 11 vende. Te pakten leme pas vendet afrikane. Ne i kemi bere detyrat tona. Po EU i ka bere detyrat e saj ? Ah more kryeplehre…edhe Sali rrumpalla ta kaloi me renditjen.

  • Po dihet ai muhabet hajduti i Surrelit ka 8 vjet qe vjedh neper tendera ,
    ku behet baterdia, se shtrohet 1 km rruge fshati per 20 milion dollare

    Pse nuk e shikojne nderkomebtaret vjedhjen ketij hajduti skandaloz qe drejton qeverine Shqiptare

  • KAZAN, na kane inat per arritjet qe kemi bere.Ne i kemi plotesuar kushtet per ne BE. Ne po arrestojme dhe kryebashkiakun e Lushnjes per te treguar se po luftojme korrupsionin ,keta s’na besojne.Kazan,kazan jane te gjithe.Te na rroje ERTV, Tema dhe gazeta Shqiptarja Sot qe na tregojne gjithmone “realitetin”.Te na rroje “Skenderbeu” yne dhe marrte nga ditet e simpatizanteve te tij si Ali Selenica, Et’hem Lala e Tironci.

  • Jemi vendi 36 per te drejtat e njeriut.

    Se ne Shqiperi krimineli ka te drejta te plota. Ne ‘qeverisemi’ nga kriminele, shteti mbushur me kriminele e kundravajtes te ligjit. Dhe parlamenti e partite tumbllas me kriminele.
    Te gjithe gezojne te drejta. Vetem ligji nuk ka te drejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *