Shqipëria i dërgoi notë verbale Serbisë/ Vijon debati i ashpër, Vulin i përgjigjet Ramës: Kërko ti falje, për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja!

time

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do t’i dërgojë një notë verbale Serbisë për deklaratat e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili akuzoi se Shqipëria po tenton krijimin e Shqipërisë së madhe, ditën që u zhvillua takimi midis dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka vazhduar procesin, ambasadori serb është thirrur ose do të thirret për të informuar shtetin serb se asnjë gojë e shfrenuar në qeverinë serbe nuk mund të dëmtojë qeverinë shqiptare ose figurën e ministrit apo kryeministrit shqiptar”, deklaroi Rama paraditen e sotme.

Mirëpo kjo deklaratë e kreut të qeverisë nuk është pritur mirë nga Vulin dhe ky i fundit nuk e ka kursyer një përgjigje. Vulin është shprehur se është Rama që duhet të kërkojë falje pasi sipas ministrit serb, ai duhet të kërkojë falje për Shtëpinë e Verdhë dhe për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja.

“Kur ai mbeti pa argumente, Rama i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve. Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja dhe pastaj le të kërkojë që dikush të trajtojë kotësinë e tij të plagosur,” shtoi ai.

Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama, por kjo është çështje e Shqipërisë, dhe katastrofa që një ‘Shqipëri e Madhe’ do të bënte në Ballkan është fatkeqësia e të gjithë neve që jetojmë në Ballkan, dhe kjo është arsyeja pse unë do të luftoj kundër tij” tha Vulin.

Kujtojmë se ky debat i ashpër midis tyre ka filluar pas deklaratës së kryeministrit Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, ku u tha se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës.

Këtë deklaratë, ministri serb Vulin e ka komentuar si një tregues se Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe pas kësaj, Rama përmes një postimi në Twitter i ka kërkuar llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga ministri në fjalë.

h.b/dita

Share This Article
10 Comments
  • Mire Evropa eshte kurve dhe nuk i jep drejtim kriminelit Vulin, po Amerikanet qe cliruan Kosoven nga pushtuesit Serbe qe kryen genocid ne Kosove, Bposnje, Kroaci etj per nuk flasin.
    Heshtja, eshte mbrojtje per kriminelet serb.

    • sa te jete ne pushtet ai qe eshte cfaredo qe te jete jashte kufijve te USA nuk ka rendesi (dhe do te dshtoja me te drejte). Do te ishte mire qe kete gje ta ngulisim ne mendje dhe per me teper te na behet si mesim qe nuk duhet te presim gjithmone ndohme nga te tjeter. Shqiperi dhe Kosova duhet te punojne bashke pertej “idealeve” politike te majte e te djathte .

  • Zgjimi i ndjenjave nacionaliste eshte karte e forte gjithmone ne doren e autograteve. Rama eshte si femije ne perdorimin e kesaj karte edhe per faktin se nuk i ka takuar te kete elektorat nacionalist. Por nese shikojme shokun e tij Erdogan me kete karte eshte gati te djege boten pavaresisht se votuesit i ka shumicen barkthate

  • Po Rama nuk gjeti “ofendim” tjeter, per te treguar gjoja se jam patriot dhe kercej si kacagjel ?! Shqiperia e madhe apo natyrale eshte amanet i te pareve. Ndjehen te kercenuar serbet ? Kujt i plasi trapi. Kjo eshte e gjitha loje e Rames dhe mikut te tij Vucic, i cili po e ndihmon Ramen te luaje tezen e patriotit per zgjedhjet ne vend.

  • Serbeve u ka ngelur ora tek idet ogurzeza te Milloshevicit.
    Te harroje serbia me se ajo do te jete pushtues ne Ballkanin Perndimore e kryesishte e tokave shqiptare.
    SERBET LE TA DIJEN MIRE SE SHQIPERI TE MADHE NUK KA PASUR NDONJEHER DHE NUK KA ASE SOTE.
    SHQIPERIA NGA NISHI NE ABRAKI ESHTE NJE SHQIPERI.
    Shqiperia kurre nuk ka pushtuar vende te fqinjeve te saje qe te zmadhohet, pore fqinjet tane kane pushtuar tokat ton duke e zvogluar shqiperi.
    Sote ka ardhur koha pas 100 vjetve qe shqiperia te jet nje dhe jo coptuar. Pra shqiperia me pjeset e veta behet shqiperia Natyrale sic ka gjen gjithmon.
    Tani Serbet duhet ti binden realitetit se ky realitet nuk eshte ne qiell pore ne toke.
    Vulan te ket kujdes kure deklaron perrallat e Dik Marty dhe ato te Karlo Delpones se ato perrala asnjeher nuk jane bere realitet edhe perse kan e shkuar ne verifikim me qindra hetues te Hages.!
    Sa per UICK-ne duhet te matet mire kure shkruan Vulan. UCK nuk eshte vrasese pore eshte mbrojtse e shqiptarve te Kosoves nga bisha Gjakatare Serbe e cila masakroi nje popull te pa mbrojtur.
    Vulan duhet te pergjigjet se akaom jen mijra shqiptare te varrosure ne varre Masive ku serbet nuk kan tregiuar vendndodhjen e tyre qe ata te pakten te ken nje varra ku te afrmit e tyre ti ken pran vendeve te tyre ne Kosove.
    Vulan si gjakatar i Sllobes keto masakra i anashkalon sikur te mos kete ndodhur asgje pore pore Populli i Kosoves vazhdon te ket mall per viktimat qe shkaktoi ky gjenocid serb i pashembullt.
    Pra duhet uhet te Pergjigjet Serbia dhe jo UCK-ja e Lavdishme.!

  • Po denigrimi etnik i perhershem qe e shprehni dhe e ushtroni, e jo vetem ate…,
    po denigrimi i vazhdueshem personal e i personalizuar, ndaj nje kombi te tere, institucioneve shteterore dhe njerezve qe i perfaqesojne ato,
    ne cilat forma presioni e gjenocidi jane te klasifikuara, tek ato “te brendshme” e/o tek ato “te jashtme”?
    A nuk jane nje gjenocid mendor, vazhdim dhe pjelle e gjenocidit fizik disa shekullor?
    Problemi elementar SOT eshte se “rioshet” Vučić, Vulin, Brnabić, Dačić, Stefanović, Đurić, etj., etj., etj., jane te mbrujtur e aspak te shkeputur menderisht e materialisht nga filozofia dhe praktika serbomadhe, pansllaviste, e ngritur dhe e frymezuar nga mentori i tyre i shekullit te fundit, fashistoidi Vaso Čubrilović.

  • Mos u mashtroni nga taktikat e serbise. Vucic tashme ka autorizuar Vulinin per debate e deklarata kunder shqiptareve .Ai tenton te tregohet gjoja me i matur ne deklarata dhe president i ekuilbruar, duke perdorur trurin e tij dhe gojen e Vulin.

  • Ministri shovinist i Mbrojtjes se Serbise, Aleksandar Vulin i cili po akuzon se “Shqipëria po tenton krijimin e Shqipërisë së Madhe” i ka per zemer dy kontratat e bashkepunimit me shtetin shovinist serb te tradhtarit shqipar Esat Pashe Toptanit firmosur ne Beograd me 17 shattor 1914 dhe ne Tirane, me 28 qershor 1915.

    Sipas kontrates se pare, me 15 pika, te firmosur ne prani te Kryeministrit serb Nikolla Pashic, Esat Pasha angazhohej t’i shërbente mbretërisë së Serbisë në “miqësi të përjetshme”, duke rënë dakord për “doganë të përbashkët”, “mbrojtje të përbashkët”, “përfaqësi të përbashkëta në vendet e tjera”, “mjete të përbashkëta të komunikacionit”, si dhe mbështetjen e Serbisë në “ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut gjer në Durrës”.

    Më 28 qershor 1915, Esat Pasha firmosi në prani të ministrit të Punëve të Brendshme, Luba Jovanoviç në Tiranë, kontratën e dytë dhe përmbyllëse me 17 pika në shërbim të qeverisë shoviniste te Serbisë.

    Konkretisht ne piken 7 thuhej: Si të zgjidhet Princ, Esad Pasha do t’i paraqesë Asamblesë Projekt-Kushtetutën e Shqipërisë, e cila më herët do të përgatitet në marrëveshje me qeverinë mbretërore të Serbisë. Pasi që Asambleja ta aprovojë Kushtetutën, Esad Pasha do ta formojë qeverinë me njerëz që përkrahin idenë e bashkimit serbo-shqiptar.

    Pika 8. E. T. Esad Pasha obligohet që pas kësaj, në momentin e përshtatshëm, ta aplikojë në jetë, me anë të Asamblesë, unionin real me Serbinë, sipas të cilit, Serbia dhe Shqipëria do të kenë ushtri të përbashkët, union doganor, përfaqësues të përbashkët jashtë vendit, entet e përbashkëta të tregtisë dhe komunikacionit, një sistem financiar dhe bankën popullore.

    Trashegimia shoviniste e pushtetareve serbe eshte e trasheguar nga Nikolla Pashici tek Sllobodan Milloshevici; nga Sllobodan Milloshevici tek Aleksander Vicici dhe nga Vucici tek Aleksander Vulin dhe giithe ministrat e tjere qe fshihen pas idese se “Minishengenit te Ballkanit Perendimor”.

  • Ramuti po ben patriotin hahaha, genje popullin shqipfoles aranut genje o ramut bajge e erdoqenit.
    gezuar ramazonin

  • Me serbët është më mirë të përplasur se sa duke buzëqeshur dhe thikën pas shpine. Minishengen me serbët as mos e çoni ndërmënd, se do të gjeni belanë. Historia e ka treguar qartë, që serbët janë mesjetarë që nuk ndryshojnë, dhe nuk ka arsye që ne të përzihemi me ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *