Shqipëria i dhuron tank Jordanisë

redaktor

Qeveria shqiptare do t’i dhurojë Mbretërisë Hashemite të Jordanisë një tank dhe një tërheqës tanku.

Në mbledhjen e datës 3 shkurt, qeveria miratuar vendimin për “Dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”.

Dita mëson se tanku është i llojit T-59.

Lloji 59 është një kopje e famshme e tankut T-54/55 të prodhuara nga Kina pas marrjes së licencës nga Bashkimi Sovjetik. / DITA

Share This Article
3 Comments
  • Na takon ti japim nje tank se kemi me shumice,akoma mbahet shteti me gerdalla nga Enveri.Ishalla nuk i jepni eksperience se si mund te shkaterrohet nje shtet.

    • Jepni falas jepni ndersa ushtaraket i kini lene me pensionet e saliut ?Jepini faleni ku te mundni pasurine e popullit shqiptar? Jepini kokederrat e Shqiperise ne krye te Shqiperise e te fatkeqesise se saj. Jepini se e kini nga malli i babait. Tja kishit dhene Mimit me mire se nuk ka para per te blere manikyr ? Edhe me Shtepi te rjepur edhe kerkoni te hiqeni si zengjine??? Kjo eshte c’eshte ? Ju kripsha trute si pasterma derri ?

    • @@@@@ VR !!! Jepni falas jepni ndersa ushtaraket i kini lene me pensionet e saliut ?Jepini faleni ku te mundni pasurine e popullit shqiptar? Jepini kokederrat e Shqiperise ne krye te Shqiperise e te fatkeqesise se saj. Jepini se e kini nga malli i babait. Tja kishit dhene Mimit me mire se nuk ka para per te blere manikyr ? Edhe me Shtepi te rjepur edhe kerkoni te hiqeni si zengjine??? Kjo eshte c’eshte ? Ju kripsha trute si pasterma derri ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *