Shqipëria dorëzon sot zyrtarisht presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës Andorrës.
Me këtë rast do të zhvillohet në Tiranë konferenca e nivelit të lartë, me temë: “Diversiteti në Evropë – një forcë për të ardhmen” që është edhe aktiviteti përmbyllës i presidencës Shqiptare në KiE-së.
Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe autoritete të tjera te larta.
Gjithashtu, në Konferencë do të marrë pjesë si i ftuar special përfaqësuesi i lartë i OKB për Aleancën e Qytetërimeve dhe ish-President i Portugalisë, Jorge Sampaio, znj. Emma Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, znj. Sonja Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit ?Të jetojmë së bashku?, etj.
Në seancën e hapjes, pjesëmarrësit në Konferencë do të përshëndeten edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërsa Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë gjatë Sesionit të parë të aktivitetit.