Shqipëria i largohet deflacionit, rriten ndjeshëm çmimet e ushqimeve

Elton Tafaruci

Rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve në muajin gusht duket se ka “shpëtuar” vendin nga deflacioni që rrezikoi në muajt e parë të këtij viti. Ndërsa një vit më parë, një kg domate ishte rreth 50 lekë, në gusht të këtij viti, ajo arriti deri në 120 lekë, ndërsa dhe produktet e tjera ushqimore ishin në treg këtë vit pothuajse me çmime të dyfishuara.

INSTAT publikoi sot treguesin e inflacionit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte të gjerë mallrash.  Në muajin gusht 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9%.

Sipas INSTAT, rritja vjetore në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,70 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike e duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar secili me nga +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit ”Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Nga janari deri në prill, niveli i inflacionit iu afrua zeros, duke ngjallur shqetësimet për deflacion, që është një tregues i rëndësishëm i stanjacionit në ekonomi. Pas muajit prill, inflacioni filloi të rritej gradualisht, por sërish ai është ende nën nivelin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Gjithsesi, rritja e inflacionit nuk duket se po ndikohet nga kahu i shtimit të kërkesës së individëve për mallra (çmimet e veshjeve psh vijojnë në rënie), por nga faktorë të tjerë të veçantë, që kanë ndikuar në shtrenjtimin e produkteve ushqimore.

Tregtuesit pohojnë se çmimi i domates apo dhe i produkteve të tjera po rritet për shkak të nivelit të ulët të prodhimit për tre arsye. Së pari, vitin e kaluar u mboll me shumicë dhe prodhuesit dolën me humbje, duke bërë që të mbjellin më pak këtë vit, së dyti, ka pasur problem me cilësinë e farave, duke ndikuar negativisht në prodhim dhe së treti, një pjesë e sipërfaqes së mbjellë ka ndryshuar destinacion, duke u kultivuar me hashash.

Luhatjet e çmimeve të ushqimeve kanë një rol përcaktues në ecurinë e inflacionit, pasi sipas shportës së mallrave, mbi bazë të së cilës matet indeksi, shqiptarët shpenzojnë për produkte ushqimore, pije e duhan rreth 40% të buxhetit të tyre, ndryshe nga vendet e zhvilluara, ku kjo peshë luhatet në rreth 10%.

Rritja e produkteve ushqimore

Krahasuar me muajin gusht 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike me 4,7%, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,4%, grupi “Argëtim e kulturë” me 2,4%, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4%.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 19,2%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 15,1 %, “qumësht, djathë e vezë” me 4,5%, “peshk” me 3,6 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,7 %. Çmimet e nëngrupeve “mish” u ulën me 1,4%, “bukë e drithëra” me 0,5%, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 2,2%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Komunikimi” dhe “Shëndeti me nga 0,1% secili, etj./MONITOR

Share This Article
4 Comments
  • Inflacioni dhe deflacioni nuk ka si tregues baze rritjen e cmimit domates.
    Ekonomistet tane me kryepallen kryeminister nuk kuptojne as kaq. Inflacioni dhe deflacioni jane nje grup treguesish ku baza eshte rritja e cmimit por eshte dhe pagat dhe punesimi ne rritje. Qe per nje ekonomi te shendoshe ne rritje kerkohen te ecin paralel. Ndersa ne ekonomite qe drejtohen nga palla ku qellimi eshte vetem vjedhja dhe tjetersimi i prones shteterore, keto nuk mund te kontrollohen. Nese ekonomine e nje vendi e drejtojne spekulatore si fmn dhe bb, vetem kriza dhe strese do kete. Ta votoni me shendet pallegjatin.

  • PO PAGAT, A U RRITEN ME KETE RITEM????????!!!!!!!!!!!!!!!

    PO NORMAT E INTERESIT TE PARAVE NEPER BANKA, A U RRITEN ME KETE RRITEM????????????!!!!!!!!!!!!!

    POR, POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, EDHE BAR HA DHE PARTINE NUK E TRADHETON.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  • Eshte ulur cmimi Preshit,se Tritani i Pd dhe vet PD nuk po e don me,ja ka lene Psi/Lsi ta blejne se u duhet me ja fut nj-tj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *