Shqipëria, i vetmi vend në botë që ka zbatuar moratoriumin e gjuetisë?!

entela

Raporti mbi Vlerësimin e Efektivitetit të Moratoriumit të Gjuetisë në Shqipëri, i përgatitur nga studiuesi gjerman  Daniel Ruppert, sjell të dhëna të rëndësishme sa i përket implementimit të moratoriumit të gjuetisë në vendin tonë.

Ky studim kërkimor është realizuar gjatë periudhës Shtator-Dhjetor 2017, si pjesë e programit të masterit shkencor “Global Change Management” të Universitetit për Zhvillimin e Qëndrueshëm-Eberswalde, Gjermani, me ndihmën e Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Eksperti gjerman thekson se Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në botë që ka zbatuar një ndalim të plotë të gjuetisë për një periudhë të gjatë kohore. Për këtë arsye, ajo ofron bazën për një rast studimi unik.

Gjithashtu, ky studim u realizua në përmbushje të objektivave të strategjisë së politikave, pjesë e Programit për Mbrojtjen e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri (BLRP).

Qëllimi kryesor i këtij studimi konsiston në hulumtimin e rezultateve që moratoriumi i gjuetisë ka sjellë, veçanërisht efektivitetin, zbatueshmërinë dhe ndikimin e tij në përmirësimin e gjendjes së faunës në Shqipëri.

Paralelisht, ky raport ka synuar të monitorojë reformën aktuale ligjore për të përcaktuar nëse plotëson ose jo aspektet relevante për të siguruar një sistem funksional afatgjatë të gjuetisë. Për përmbushjen e qëllimit të studimit,  Ruppert punoi intensivisht për grumbullimin e të dhënave sistematike mbi rastet e gjuetisë së paligjshme të identifikuara në terren gjatë ekspeditave me grupin kërkimor të PPNEA-s.

Gjithashtu, të dhëna u grumbulluan edhe përmes raporteve të tjera dhe intervistave të realizuara me banorët lokalë dhe aktorë të ndryshëm.

Rezultatet e nxjerra nga analiza e të dhënave tregojnë se moratoriumi i gjuetisë ka ndikim pozitiv kryesisht dhe vetëm në Zonat e Mbrojtura, më saktë, në ato zona të mbrojtura në të cilat ka patur zbatueshmëri të ligjit dhe kontrolle të rregullta.

Në këto zona (si Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta dhe Parku Kombëtar i Prespës) u raportuan ndikime pozitive në popullatën e kafshëve të egra dhe u forcua statusi i ruajtjes së natyrës. e.r./dita

Share This Article
1 Comment
  • Gjeja me qesharake ne kete vend eshte serioziteti i raportimeve dhe Genjeshtra ne Terren.E verteta eshte se MORATORIUMI I GJUETISE ESHTE VETEM PER LESHKOT QYTETARE..KATUNDARET DHE ISH POLICAT KATUNDARE,JO VETEM GJUAJNE,POR NUK KANE AS KUFIZIME SEZONI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *