“Shqipëria ime fantastike”, ndalet në Orikum

anazapta

Pas javëve pambarim të reshjeve të shiut, normalitetit të stinëve duket se i erdhi koha. Dielli dhe temperaturat mbi mesataren kanë nisur të “bezdisin” këdo, dhe e vetmja gjë që të kalon në mendje është deti. Shqipëria turistike e sezonit veror ka filluar vrullshëm aktivitetin e saj, si për të harruar sa më shpejt ditët gri dhe të zymta të muajit Maj dhe jo vetëm. Për këtë arsye Agjencia Kombëtare e Turizmit ka vijuar mbështetjen e pakursyer në promovimin e destinacioneve turistike brenda vendit. E Shtuna e datës 31 maj shënoi çeljen e sezonit turistik në Bashkinë e Orikumit ku AKT-ja e mbështeti këtë çelje me praninë e stafit të saj, si dhe me suportin e nevojshëm logjistik, ku mund të përmendet vendosja e një galerie fotografike me pamjet më të bukura të zonës, si dhe ekspozimi i fletëpalosjeve dhe botimeve të ndryshme informuese dhe ilustruese lidhur me turizmin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Gjithashtu për ta kompletuar festën dhe për t’i dhënë atmosferën e duhur, nuk mund të mungonin grupet polifonike të zonës që përshëndeten edhe këtë vit nëpërmjet veçantisë që mbart kënga labe, me urimin për një sezon të mbarë. Sikurse çdo gjë kalon nga stomaku, organizatorët kishin menduar të krijonin një hapësirë të rëndësishme dhe për kulinarinë, ku në formën e një panairi u prezantuan me shumë shije gatimet e kësaj zonë. Binin në sy edhe prodhimet bujqësore bio, një arsye më tepër për të kaluar pushimet në këtë pjesë të Shqipërisë.

 

Orikumi dhe historia e kësaj zone


Orikumi sigurisht që do të ketë një “konkurrencë” të fortë edhe kësaj vere nga bashkitë fqinje, të Vlorës dhe Himarës, por duhet thënë që Orikumi ka shumë për t’i ofruar atyre turistëve që do të vendosin të eksplorojnë këtë zonë. E pasur më shumë histori, pranë tij shtrihet qyteti antik Oriku i themeluar nga Eubeassit në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilire të amanteve. Qyteti antik i Orikut shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Gjithashtu është përmendur nga autorët antik të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut. Në histori njihet shfrytëzimi i bërë nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, ndërkohë luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile të zhvilluar midis Cezarit dhe Pompeut.

E bëmë këtë përshkrim historik si për t’ju kujtuar që Orikumi do të ketë shumë për të ofruar dhe jo vetëm detin e kristaltë apo mikëpritjen karakteristike të kësaj zone.

Duke nisur nga Kisha e Marmiroit (një kishë bizantine me kupole, ndërtimi i së cilës datohet diku në shek. XII), për të vazhduar me  Ujësjellësin e Ferrunit Pranë Kishës së Marmiroit në rreze të Malit të Karaburunit, një ujësjellës karakteristik me bazament guri i ndërtuar nga mjeshtrat e fshatit Dukat në shekullin XIX rreth vitit 1888. Ky ujësjelles ka një gjatësi prej 2 km dhe gjerësi 0.5 m, për të kaluar në Gjirin i Gramates (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Grames) që ndodhet rrëzë shpatit perëndimor të Gadishullit të Karaburunit. Apo për të vizituar Kalanë e Gjon Boçarit, e lokalizuar pranë fshatit Tragjas. Një vizitë duhet bërë edhe tek Kullat e Dervish Aliut,në afërsi të fshatit Dukat, ndërtuar në fillim të shek. XIX. Ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Por jo vetëm kaq, site arkeologjike apo vende të tjera që duhen zbuluar nga ju për t’i dhënë kuptim vërtet fjalës turizëm kulturor. Dhe në fund por jo nga rëndësia, ju mund të zgjidhni vetë mënyrën e udhëtimit drejt këtij destinacioni turistik, por ne ju kujtojmë që Orikumi është porti i vetëm i jahteve në vendin tonë, njohur ndryshe  “Marina di Orikum” dhe në këtë aspekt eksplorimi i gjireve dhe vendeve të mrekullueshme të kësaj zone do të jetë edhe më i lehtë.

 

 

Si të njihni vendin tonë

Shqipëria ime fantastike është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike të cilat vlejnë të vizitohen 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati që afrojnë zona të veçanta.


 

2

3

4

5

6

Share This Article
1 Comment
  • Orikumi eshte shitur qe nga koha e Sales ! Gezojeni dhe ca dite , pastaj do filloje ndertimi i Projektit te Gjirit te Jahteve , qe do e bejne Mut me Nafte edhe kete Perle te Vlores ! HASTA LA VISTA PLAZH DHE DET I BUKUR I ORIKUMIT!

    TUNG ORE TIJ I MALCIS QE NA DO SHUME E NA LE TUM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *