Shqipëria jonë është ndryshimi real, Shqipëria e Blushit është krijimtari e tij

redaktor

Nga Arben Ahmetaj*

I dëgjova të dy parafolësit më vëmendje. Është trajektore shumë interesante zhvillimi dhe përputhje ku dy drejtëza, dikur paralele dhe në kundërshtim, më në fund përputhen.

Zhvillim politik është, dhe më takon të mos habitem as me nihilizmin qoftë të opozitës, qoftë të gjithë atyre brenda nesh për zhvillimet ekonomike dhe është e shëndetshme të flasësh për projekte patjetër, është e shëndetshme të flasësh për projekte një nga një dhe t’i numërosh një e nga një projektet, sa efektive kanë qenë, sa efektive s’kanë qenë apo sa janë dhe sa nuk janë. Ky besoj është thelbi I këtij parlamenti, i këtij Kuvëndi. Pastaj përtej ngacmimeve dhe fyerjeve patjetër që ky Kuvend e ka parë veten shumë shpesh ne llum, e ka parë veten shumë shpesh në sharje por kur flitet për buxhetin dhe kur flitet për ekonominë na duhet të jemi realist për pjesën e vështirë dhe për pjesën e mirë.

Do të duhet të jemi realist gjithashtu edhe për atë që na pret edhe për atë që kemi lënë mbrapa dhe sigurisht që ekonomia ka pafundësisht politikë. Po patjetër që ka dhe do të ketë. Po unë e theksova dhe herën e parë, statistika është statistikë dhe tek statistika ne mund të debatojmë sa të duam por kur janë statistika përtej nesh pa i zbukuruar patjetër, ato statistika janë kokëforta dhe unë dua t’ju kujtoj të gjithë deputetëve këtu po edhe qytetarëve që 2005-2013 ritmi I rritjes erdhi duke rënë çdo vit, vit pas viti. Përfundoi në vitin 2013 me më pak se 1%. Tani viti 2016 po shkon drejt  3,4, është debat fantastik nëse është I mjaftueshëm 3.4% apo nuk është I mjaftushëm.

Cfarë  është e mjaftueshme asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Ka debate në Kinë sot që 6.82% nuk është i mjaftueshëm, po ka debate në Itali sot që 0.8% rritje është i mjaftueshëm pas krizës të paktën. Tani kur unë krahasoj 3.5% me 1% është trefish e gjysëm patjetër. A është e mjaftueshme? Nuk është e mjaftueshme. A është më mirë se 1%? Është shumë më mirë. Është tre herë e gjysëm më mirë se 1%. Tani nëqoftëse kjo është statistikë e cila është e përkthyer dhe në një të dhënë tjetër,  në atë që quhet e ardhmja e disponueshme e shqipëtarëve. Do flasim për varfërinë? Hajde ta shikojmë në sy varfërinë. E mbani mend, se iku ish-kryeministri, po fliste për skenarin grek dhe të nderuar deputetë majtas dhe djathtas, shumë nga ju u drithërua nga gëzimi, shumëkush u drithërua dhe nga tmerri për skenarin grek por ju ftoj që të paktën sot të konfirmoni që skenari grek nuk ekziston në ekonominë shqiptare, është lënë mbrapa dhe ka lindur trajektorja rritëse. Po po,  në sy I shoh të gjithë kolegët majtas dhe djathas. Folëm për skenarin grek, Sali Berisha ka folur për skenarin grek. Ku është skenari grek? Ku është Shqipëria si Greqia?

Për herë të parë fillon trajektorja e uljes së borxhit. E dini çfarë ka thënë FMN-ja? Është e zeza në të bardhë, këtë nuk e kam thënë unë, as Kryeninistri, as kush të dojë majtas apo djathtas. Borxhi ishte 83% me riskun e vet. Ata që e dinë, e kanë lexuar pavarsisht se nuk e pranojnë. E dini sa shkuam sivjet?  71.7%. Të bësh këtë korrektim fiskal, të kthesh ekonominë nga e para, të krijosh një model të ri ekonomik, është përgjegjshmëri e një qeveri dhe këtëmund ta bëjnë vetëm ata që bejnë reforma të guximshme.

Ata që I mbështetin reformat, ata I përfaqësojnë të varfrit dhe I varfri është ai që përpiqet të dalë nga varfëria dhe qeveri që I mbështet ata, është një qeveri që bën reforma për të bërë të mundur daljen e tyre nga varfëria.
Raporti i fundit i Bankës Botërore ka thënë që kanë dalë 140 mijë jetë njerzish nga varfëria në rajon. Disa jetë njerëzish janë dhe shqiptarë. Raporti i fundit thotë që janë 173 mijë vënde pune. Cfarë keni me të punësuarit, sa janë të punësuar gjatë 3 viteve? Cfarë urrejtje keni me të punësuarit? Këta kanë qënë të varfër, nuk janë më, janë më pak se c’kanë qënë para 3 vitesh për shkak të atij vendi pune që kanë marrë me këtë mazhorancë, në këto 3 vite. 173 mijë! Nuk janë fantazma, këta janë shpirtra të gjallë njerzish që dalin të gjallë nga shtëpia në mëngjes. E dëgjuat raportin e fundit të INSTATI-t? Është ulur papunësia në 7200 vende dhe po jua them që lajmet janë sërish të mira, kalojmë nën 17% dhe po shkojmë drejt 16%. Po ca janë këta? Po pse I mohoni këta ju?

Unë e kuptoj shumë mirë që këni ambicie politike secili nga ju, të krijoni parti, të krijoni lëvizje, të krijoni përcarje, imagjinarisht të coni në burg, të nxirrni nga burgu, unë e kuptoj shumë mirë këtë, por statistika është statistikë. Statistika shkon përtej letërsië, përtej romanticizmit, përtej dëshirës së mirë e të keqe, është statistikë e certifikuar, transparente dhe nuk certifikojet këtu në këtë parlament, e kemi ndarë 20 vite më parë, statistika certifikohet nga inistucione të pavarura, në mënyrë që kur të përplasemi këtu, të mos jetë as me emocion, as me vulgaritet, por të përplasemi me alternativa.

Nëse vjen këtu dhe flet për të varferit, po ju them një gjë. Pse harroni që dikur ilacet kushtonin 70 milione dolarë më shumë se sot, pse e mohoni? Cfarë janë këto para? Po të sëmurët, fantazama janë edhe ata? Për ju mund të jenë, për ne janë qytetarë që mundohen të përmirësojnë jetën e tyre cdo ditë.

Nëse më sillni korsinë a mjafton kjo që kemi bërë ne? Nuk mjafton! Prandaj do vazhdojmë edhe një mandat të dytë e të tretë.

Flasim për rritjen e pagave. Po ju jap një statistikë shumë interesante që shumë shpëjt do dalë qartë përpara syve tuaj. Sali Berisha mburrej me rritjen e pagave. Në 8 vite, me statistikë, pagat reale u rritën me 10%. Në 8 vite, u rritën pagat reale 10%, nga 1.3-1.4% në vit.

Dua ta theyj këtë ide që me “demek” e ka krijuar ai.

Vetëm me taksën progressive, e cila favorizon shtresën e mesme dhe të ulët, u rrit paga reale me një të rënë të lapsit me 7.3%. E dini sa kanë marrë ata që ju i referoheni “me demek” të varfër mbrapsht? 120 milionë dollarë. Ta dinë qytetarët shqiptarë. Politika që bëri mazhoranca, sistemi i taksës progresive që bëri mazhoranca, i ktheu mbrapsht, në tryeza, në xhepa, për shkolla, për bukë po deshët, për pushime po deshët, i ktheu 120 milionë dollarë. Nuk mjafton, prandaj do të vazhdojmë ta bëjmë. Por ama krahasimsiht në tre vite, është kthyer ekonomia në një rrugë komplet tjetër.

Po pse e harroni ju që të mos e kapni kredinë konsumatore? E dini ju cfarë është kredia konsumatore, nga ana financiare, nga ana ekonomike, është besimi tek ekonomia e individëve. Individët shkojnë dhe marrin kredi konsumatore. Blejnë dhe konsumojnë sepse kanë besim tek e ardhmja. 12.6% është rritur! Çfarë diskutoni ju – ka varfëri, s’ka varfëri?! Në çdo vend ka. Po të doni në Amerikë, në Francë, në Shqipëri, në Itali. Kudo ka të varfër dhe fatkeqësisht do të ketë. Kjo është betejë e përhershme. Por të gjitha vendosen në një kuadër krahsasues dhe kuadri krahasues duhet të jetë real që ne të mos bëhemi qesharakë.

Unë e kuptoj shumë mirë ambicien politike të secilit nga ne. Secili nga ne ka ambicien e tij politike, unë kam timen, ju keni tuajën. Por unë e kam të kufizuar ambicien time politike. Besoj se brenda mazhorancës, jo vetëm si Ministër, por edhe si anëtar I këtij Parlamenti kur kam qenë, nuk bëj debate qesharake, as personale me askënd, duke filuar nga ish-kryeministri që nuk le njëri pa fyer, s’I kam kthyer asnjëhrerë përgjigjr dhe s’kam ndërmend t’I kthej, por ama kur vjen debate për të qenë realë për ekonominë, unë e konsideroj pëprjekje për të hedhur zi me reformat, të qëllimshme, për ti hedhur baltë vendit. Thotë jam I zhveshur nga interedsat personale, nuk është. Do të rikthehet në pushtet me pinjollët e vet.

Në aspektin demokratik, kjo është fare legjitime. Në aspektin moral, demokratik dhe politik, të hedhësh zi me qëllim në emër të vendit është antikombëtare.

Pastaj dhe varianti tjetër që ka përdorur 25 vite, madje madje gati e çoi vendin në luftë civile, mos harrojmë, ai burri atje është bërë aktor Holliwood-i, ka këto fantashkencat si Dan Broën, që merret vazhdimisht me emrat, është bërë aktor Holliwood-i, War dogs, shiheni, shheni. Ai është emri i keq i Shqipërisë, kërkon ta ndaj veriun me jugun, lindjen me perëndimin, është me qellim.

Po pse çfarë është stadiumi i Shkodrës, 20 milion euro e kusur, a nuk është investim në Shkodrën? Po pse ne e morëm stadiumin e Shkodrës dhe e zhvendosim në Tiranë sa herë na do qejfi?! Absolutisht jo, aty është.
Po rrugët që numërova, në Bulqizë dhe në Skuraj, po gjithë ajo rilindje urbane çfarë është? A, nuk janë vepra këto?! Apo doni vepra si rruga e kombit që të marrë 3 fishin e kostos, të varrosë buxhetin e shtetit dhe t’i mbulojnë me taksa qytetarët Shqipëtare? Si ajo rrugë ne do të bëjmë me kosto shumë më pak, dhe ajo rrugë nuk ka mbaruar akoma. Qytetarëve shqiptarë ju them që nuk la asnjë rrugë te mbaruar, i la te gjitha si lëkurë gjarpri, të gjitha rrugët.
Po pse çfarë kujtoni ju se bëri me rrugën e Rrogozhinës, akoma dhe sot hedhim para për ta bërë rrugë, se nuk ishte rrugë, ishte vijë.

E pra, këto janë diskutime qe kur fillojmë ne tërheqim nga vetja, pa iu referuar statistikës dhe logjikës përfundojmë pastaj në debate fare fare pa vlerë për qytetarët Shqiptarë.

Edhe po ju them, po, kemi bërë një rritje reale dhe do të vazhdojmë të bëjmë rritje reale. Pse? Ia kemi dalë me reformat.

Doni produkt ju? Sistemi energjitik. E dini çfarë I është bërë me sistemin energjitik Shqipërisë dhe buxhetit? Shkatërrim total. Buxheti është ngarkuar cdo vit me 150 milion euro. Borxh. 1.1 miliardë i gjithë sistemi, borxh-kaskadë ndaj vetes, 52% humbje. Po sot ku është? Ka zbritur në 27% ulje. Po kjo çfarë është, nuk është reformë kjo?

Vetëm të qëllimtët nuk duan të prekin ato që janë bërë dhe nuk duan të përmendin ato që janë bërë dhe nuk duan te vlersojnë ato që janë bërë.

E shëndetshme do ishte alternativa dhe debati se çfarë mund te ishte bërë më mirë. Patjetër ka shumë gjëra që duhet të ishin bërë më mirë prandaj ne do të vazhdojmë të qeverisim sërish në mandatin tjetër për të vazhduar për ta cuar Shqiperine nje vend me te mire.

*Fjala e mbajtur në Kuvend

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *