SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje DITA! Faleminderit për mundësinë që na jepni për të shprehur mendimet tona dhe neve që s’kemi ku të dëgjohemi. Një përshëndetjë të madhe për kryeministrin e madh të Shqipërisë sonë të shumëvuajtur, e vuajtur në të gjitha kohërat. Zoti kryeministër Edi Rama, a e di ti se je Skënderbeu i dytë i Shqipërisë? Dhe si i tillë u solle më 15 nëntor para popullit tënd. E kur është pyetur ndonjëherë populli ynë? Ke fituar dhe njëherë besimin tonë, Shqipëria jonë meriton më shumë, por Zoti i madh do të ta shpërblejë ty dhe shqiptarëve diku tjetër. Zoti qoftë me ty dhe me ne. A.M.
