Kandidati për deputet i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar së fundmi lidhur me disbursimin e 90 milionë eurove nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, për të përballuar efektet e pandemisë.
Xhaferaj shkruan se vetëm nga BE, Shqipëria ka marrë afro 600 milion euro ndihmë ekonomike deri më tani, por sipas tij, efektet e këtyre paketave kanë ardhur të neglizhuara tek qytetarët, pasi janë shpërdoruar nga Qeveria.
“Europa ka treguar vazhdimisht se do t’i gjendet pranë popullit shqiptar në ditë të vështira, por mënyra se si Rama menaxhon fondet është një mesazh i qartë për ta se me këtë qeveri nuk mund të ketë kurrë integrim” shkruan Xhaferaj.
Postimi i plotë i Xhaferajt:
Bashkimi Europian njoftoi dje disbursimin e 90 milion eurove të tjera ndihmë për të përballuar efektet e pandemisë. Kjo shumë i bashkohet 505 milion eurove të dhëna gjatë vitit të shkuar.
Në total, vetëm nga BE, Shqipëria ka marrë afro 600 milion euro ndihmë ekonomike deri më tani, por sic kam parë cdo ditë gjatë takimeve me qytetarë e biznese që prej fillimit të pandemisë, efektet e këtyre paketave financiare tek qytetarët kanë qenë të neglizhueshme, në mos jo ekzistente. Askush nuk ka dyshime se janë shpërdoruar nga Rama dhe të tijtë në mënyrën më të paskrupullt që ka pare historia e pluralizmit shqiptar.
Europa ka treguar vazhdimisht se do t’i gjendet pranë popullit shqiptar në ditë të vështira, por mënyra se si Rama menaxhon fondet është një mesazh i qartë për ta se me këtë qeveri nuk mund të ketë kurrë integrim. Prandaj, sot për menaxhimin e pandemisë, integrimin Europian dhe për një të ardhme me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm kemi vetëm një alternativë: Të Votuarit për Partinë Demokratike më 25 Prill.

O Ferdo vari lesht Rames,po si do jua bejme me gradet e diellit dhe cilesine e ujit te detit.Ate vre ti or cun,leri kto gjonate tjera se me trap se shefi yt ne llogari
Sa keq qe nuk ti dhane ty ti ndaje ato para, se me sa duket po te shterojne. Hajdutet nuk dine cfare thone. A thua i deshe ca para per te rregulluar diellin dhe reren ne Durres?!!